Autor: TV News

Gjermania është gati të blejë sisteme anti-ajrore Patriot nga Shtetet e Bashkuara dhe t’i vërë ato në dispozicion të Ukrainës, tha kancelari Friedrich Merz në Romë të premten. “Ne jemi gjithashtu gati të blejmë sisteme shtesë Patriot nga Shtetet e Bashkuara për t’i vënë ato në dispozicion të Ukrainës”, tha Merz në një konferencë në mbështetje të Ukrainës, ku diskutoi mbrojtjen ajrore me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë. Merz tha se i kërkoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump javën e kaluar të dërgonte raketat Patriot, duke shtuar: “Amerikanët kanë nevojë për këto sisteme, por ata gjithashtu kanë shumë prej tyre. Megjithatë ende nuk është vendosur…

Read More

Skuadra e Sheriff Tiraspol sonte e mirëpret Prishtinën në shtëpi. Sheriff Tiraspol dhe Prishtina ballafaqohen me fillim nga ora 19:00 në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Europa League, shkruan GazetaBlic Sport. Pak para duelit janë publikuar formacionet zyrtare. Ja përbërjet:

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë, ku po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Ukraine Recovery Conference 2025”. Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase me një gjest të veçantë ndaj homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Në një video të publikuar nga mediat, Rama shfaqet duke iu ulur në gjunjë Melonit. Ky gjest simbolik nuk është i pari, pasi Rama bëri të njëjtën gjë edhe më 16 maj, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Tiranë. Mes 47 liderëve të pranishëm në sheshin “Skënderbej”, Rama zgjodhi që Meloni t’i ulej në gjunjë,…

Read More

Të paktën 15 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë dhe dy gra, janë vrarë pas një sulmi izraelit pranë një pike mjekësore në Gazën qendrore. Sipas BBC, sulmi goditi njerëzit që prisnin në radhë për suplemente ushqimore në qytetin Deir al-Balah. Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër një “terrorist të Hamasit” në zonë. Tha se “shpreh keqardhje për çdo dëmtim të individëve të papërfshirë” dhe se incidenti ishte “nën shqyrtim”. 26 persona të tjerë thuhet se u vranë pas sulmeve në vende të tjera në Gaza të enjten, ndërsa delegacionet izraelite dhe të Hamasit vazhduan negociatat për një armëpushim të ri…

Read More

FC Prishtina sonte luan ndeshjen ndaj Sheriff Tiraspol në Moldavi. Prishtina dhe Sheriff Tiraspol luajnë me fillim nga ora 19:00, në kuadër të ndeshjes së raundit të parë kualifikues të Europa League, shkruan GazetaBlic Sport. Ish futbollisti, Lorik Maxhuni ishte pjesë e ekipit të Prishtinës, kur klubi luajti për herë të parë në ndeshjet europiane pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Maxhuni kujton ndeshjet e para të Prishtinës në Europë, teksa thotë se ndihet i përmbushur që e bëri ëndrrën realitet, që të luajë me klubin e qytetit në garat evropiane. “Për fat të mirë në atë kohë kam qenë…

Read More

Drejtor i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka konfirmuar se ka miratuar kërkesën për dorëheqje të Komandantit të Policisë për rajonin e Lipjanit, Argjend Gashi, pas incidentit tragjik që ndodhi këtë javë, në të cilin humbi jetën 27-vjeçari Agon Zejnullahu. Hoxha ka deklaruar se: “Ka bërë kërkesë për lirim nga detyra dhe i është aprovuar”, duke nënvizuar se ky vendim është marrë pas ngjarjes që ka tronditur komunitetin lokal në Lipjan. Ndërkohë, pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë ndaluar të ndjerin më 7 korrik, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ata dyshohen për…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka mbijetuar me lehtësi  një mocioni mosbesimi të iniciuar nga partitë e ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian. Mocioni, i cili kishte për qëllim shkarkimin e saj nga posti më i lartë ekzekutiv i Bashkimit Evropian, u rrëzua me shumicë të konsiderueshme votash. Me 360 vota kundër, 175 pro dhe 18 abstenime, deputetët e Parlamentit Evropian e hodhën poshtë përpjekjen për të rrëzuar Ursula von der Leyen. Mocioni ishte paraqitur nga eurodeputeti rumun Gheorghe Piperea dhe u mbështet nga disa grupime të ekstremit të djathtë, të cilët e akuzojnë presidenten për…

Read More

Mbrojtësi me shumë përvojë nga Maqedonia e Veriut, Filip Misevski, do të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit kosovar. Ai u largua nga skuadra e Trepçës ’89, atje ku luajti në edicionin 2023/2024, por jo edhe nga Liga e Parë e vendit tonë. ‘GazetaBlic Sport’ mëson se maqedonasi karrierën do ta vazhdojë tek skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova. Marrëveshja mes palëve është çështje e kryer, me kuqezinjtë që i japin edhe më shumë siguri mbrojtjes së tyre. Kujtojmë që ky futbollist ka luajtur tek disa skuadra të ndryshme në Maqedoninë e Veriut. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Të vetmin mandate të fituar në Tiranë që mund t’i siguronte karrigen e Parlamentit, Adriatik Lapaj rrezikon ta humbas. Ndryshe nga ç’ka u zotuan në fillim drejtuesit, duket se kandidati Zeqir Kordhoni që ishte në listën e mbyllur të Tiranës si përfaqësues i “Nismës Thurje”, ka ndryshuar qëndrim pasi ka depozituar në KQZ kërkesën për t’u njohur me letrën e dorëheqjes që koalicioni ka dorëzuar në emër të tij para zgjedhjeve të 11 majit. Për mediat, Kordhoni deklaroi se është drejtuar KQZ për të verifikuar se çfarë ka firmosur pasi nuk e kujton me saktësi të ketë hedhur firmën mbi…

Read More

Pamje të publikuara nga autoritetet spanjolle tregojnë momentin kur kontrabandistët e drogës i vënë zjarrin jahtit të tyre në përpjekje për të shkatërruar provat. Ngjarja ndodhi rreth 50 milje larg bregdetit të Ishujve Kanarie, ku anija u kap nga Guardia Civile spanjolle. Sipas autoriteteve, sapo u pikasën nga patrullat detare, anëtarët e ekuipazhit vendosën të djegin jahtin, duke rrezikuar jetën e tyre. Njëri prej tyre u lëndua nga flakët dhe u desh të evakuohej nga ekipet e shpëtimit detar. Megjithë përpjekjet për të shkatërruar drogën, autoritetet arritën të sekuestronin 25 kilogramë kokainë. Pamjet e publikuara të operacionit ngjajnë me një…

Read More