Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës

24 Maj, 2026

Ardian Gjini zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i AAK-së

24 Maj, 2026

Gjesti: Namazi është e vetmja qetësi që po më mban në jetë

24 Maj, 2026

Vuçiq: Jap dorëheqje…!

24 Maj, 2026

25 vjet nga Marrëveshja e Prizrenit, çka u morën vesh dhe çka u realizua?!

24 Maj, 2026

Detaje të reja nga të shtënat me armë në Haraçinë

24 Maj, 2026

Publicisti Salihu vrapoi 45 kilometra, nga banesa në Shkup deri te shtëpia në vendlindje

24 Maj, 2026

Borxhi “shpërthen” mbi 10 miliardë € – paralajmërohet krizë ekonomike

24 Maj, 2026

VLEN: Ne jemi aty ku BDI nuk ishte kurrë, kundër çdo përpjekje që e largon vendin nga rruga euroatlantike

24 Maj, 2026

ASH: Kumanova nuk duhet të shndërrohet në skenë të provokimeve nacionaliste

24 Maj, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 25 Maj
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Rita Ora në televizionin e famshëm amerikan ABC: Nuk harroj kurrë prej nga vij, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante

TV NewsBy TV News10 Korrik, 2025 Showbiz Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë të veçantë për televizionin prestigjioz ABC, ku foli me krenari për prejardhjen e saj dhe për rrugëtimin që e ka bërë një ikonë globale të muzikës pop.

E pyetur nga gazetari për ndikimin e rrënjëve të saj nga Kosova dhe Londra në artin që krijon sot, Rita nuk hezitoi të theksojë se origjina e saj është thelbësore në formimin e saj si artiste dhe si njeri.

“Mund të flas për këtë përgjithmonë. Kurrë nuk e harroj nga vij. Qysh në fillimet e mia, më shumë se një dekadë më parë, kam folur gjithmonë hapur për prejardhjen time si emigrante, për familjen time si refugjatë dhe sa shumë do të thotë kjo për mua. Më është dhënë mundësia të arrij ëndrrat e mia – dhe kjo është diçka që nuk e marr kurrë si të mirëqenë”, tha interpretuesja e hitit “Let You Love Me”.

Rita theksoi se ndihet e obliguar të jetë zë i brezit të ri: “Jam avokate e madhe për t’i ndihmuar gjeneratat e ardhshme të qëndrojnë optimiste për të ardhmen e tyre – me mjetet e duhura. Për ta bërë këtë, na duhen figura si unë dhe të tjerë që të flasim hapur. Arti im gjithmonë është mbështetur në integritetin personal, jo në atë që është ‘cool’ për momentin”.

Ajo foli edhe për rolin e rrjeteve sociale në jetën e saj, duke pranuar se i pëlqen TikTok-u dhe rrjetet sociale, por në procesin krijues mbetet besnike ndaj vetvetes: “Kur bëj muzikë, për mua është thelbësore të jem reale dhe e vërtetë me veten”.

Në intervistë, këngëtarja foli gjithashtu për momentin kur i propozoi martesë bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi – një hap që pati jehonë të madhe në mediat botërore.

“E di, mori shumë vëmendje mediatike! Madje edhe tani po flitet për të”, tha ajo duke qeshur. “Për mua ishte diçka shumë normale. Ishte një mënyrë për të marrë kontrollin dhe për t’i qëndruar fuqisë sime si grua. As që mendova ndryshe. Doja thjesht ta ‘bllokoja’!”, tha 34-vjeçarja.

Rita tregoi se ndonëse ndiente emocione kur e bëri hapin, ajo nuk e pa si gjë të jashtëzakonshme: “Ishte momenti im me mikun tim më të mirë. Ende është. Dhe nuk e mendova shumë derisa njerëzit filluan të më thoshin: ‘Wow!’ Por unë mendoj se kjo duhet të normalizohet. Jemi po aq të fuqishme sa burrat që propozojnë tradicionalisht”.

Artistja e hiteve botërore përndryshe po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj më të re “Heat”, e cila është mjaf tverore dhe është pritur mirë nga audienca e saj.

Lexuar: 296

Lajme te ngjashme

Gjesti: Namazi është e vetmja qetësi që po më mban në jetë

DARA bën histori: Bullgaria fiton Eurovisionin për herë të parë me “Bangaranga”

“Falë Dibrës, Strugës dhe Veleshtës u rimëkëmba ekonomikisht” – Afrim Muçiqi rrëfen periudhën më të vështirë pas luftës

Dua Lipa paditi Samsungun për përdorimin e imazhit të saj, kërkon dëmshpërblim prej 15 milionë dollarësh

“Jam beqar” – Klodi i BBVK konfirmon ndarjen

Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima: S’du as ma shumë as ma pak, veç paret e mia

Lajmet e fundit

Mickoski: Nuk ka pengesa për përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës

24 Maj, 2026

Ardian Gjini zgjidhet zyrtarisht kryetari i ri i AAK-së

24 Maj, 2026

Gjesti: Namazi është e vetmja qetësi që po më mban në jetë

24 Maj, 2026

Vuçiq: Jap dorëheqje…!

24 Maj, 2026

25 vjet nga Marrëveshja e Prizrenit, çka u morën vesh dhe çka u realizua?!

24 Maj, 2026

Detaje të reja nga të shtënat me armë në Haraçinë

24 Maj, 2026

Publicisti Salihu vrapoi 45 kilometra, nga banesa në Shkup deri te shtëpia në vendlindje

24 Maj, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.