Autor: TV News
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti francez Emmanuel Macron janë në përgatitje të një telefonate me vendet e “koalicionit të gatshëm” për të diskutuar një mision të mundshëm paqeruajtës që do të ndihmojë në frenimin e agresionit rus ndaj Ukrainës. Në një deklaratë të përbashkët, Starmer theksoi se Vladimir Putin “i ka kthyer shpinën armëpushimit”, duke e cilësuar sjelljen e tij si “krejtësisht barbare”. Ai kujtoi se janë bërë katër muaj që kur Ukraina ka pranuar një armëpushim të plotë dhe pa kushte, duke vlerësuar lidershipin e Presidentit Zelenskyy. Sipas kryeministrit britanik, koalicioni ndërkombëtar duhet të zhvendosë fokusin nga thjesht…
Pas miratimit, më datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), tashmë dhe Parlamenti Evropian miratoi, në seancën plenare të datës 9 Korrik, në Strasburg, Raportin mbi ecurinë e progresin e Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024. Raporti përbën një vlerësim të rëndësishëm politik dhe institucional të progresit të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe konfirmon mbështetjen e gjerë që procesi i zgjerimit gëzon në Parlamentin Evropian. Qeveria mirëpret raportin e Parlamentit Evropian, vlerëson rolin e tij konstruktiv dhe mbështetës të rrugës evropiane të Shqipërisë, dhe falënderon eurodeputetët për ndjekjen me vëmendje të zhvillimeve…
Sipas Fabrizio Romano, anësori i Chelseat, Noni Madueke do të transferohet tek Arsenali. “Klubet kanë rënë dakord për një shumë mbi 50 milionë funte me bonuse të përfshira, dritë e gjelbër nga Chelsea. Madueke tashmë ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me Arsenalin disa ditë më parë dhe tani është gati të përfundojë transferimin”, shkruan Romano. Madueke iu bashkua Chelseat nga PSV Eindhoven në një marrëveshje prej 29 milionë funte në janar 2023. Në 92 ndeshje që luajti për Blues, anësori shënoi 20 gola dhe dha nëntë asiste. /GazetaBlic Sport
Anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, janë dënuar me 65 vite burg në total. Pas hetimeve, u zbulua se 32-vjeçari me origjinë shqiptare, Redon Bushi, ishte “koka” e grupit, ndërsa importues dhe korrierë të shumtë punonin për të. Më 10 korrik të vitit të kaluar ai u shpall fajtor për “shpërndarje të drogës së klasit A” dhe “posedim të pasurisë kriminale”. Ditën e djeshme, 9 korrik 2025, ai u dënua me 24 vite e 10 muaj burg. Zbërthimi i mesazheve të koduara në EncroChat dhe Signal zbuloi…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, që ka si qëllim mbështetjen për Ukrainën dhe rindërtimin e saj pas pasojave shkatërruese të luftës. Në momentin e mbërritjes, Kryeministri Rama është pritur nga Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni. Ky forum, i mbështetur nga liderët botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, ka si qëllim koordinimin e ndihmës konkrete dhe investimeve strategjike në sektorët kyç në Ukrainë. Kryeministri Rama iu drejtua këtij forumi me fjalën e rastit,…
Marrëveshja, e njoftuar më parë nga Londra, për dërgimin e 5,000 raketave të reja mbrojtëse kundërajrore Thales në Kiev u nënshkrua zyrtarisht sot nga qeveritë britanike dhe ukrainase. Marrëveshja, e përshkruar si “historike” nga mediat ukrainase, u nënshkrua në Romë, në margjinat e konferencës së rindërtimit, nga zëvendëskryeministrja Angela Rayner, e cila u takua me Presidentin Volodymyr Zelensky. Rayner përfaqësoi Starmer, i cili qëndroi në Londër për samitin me Presidentin francez Emmanuel Macron. Angazhimi i njoftuar më parë britanik për të ofruar ndihmë për Kievin në vlerën e 283 milionë paundëve shtesë në vitin 2025 u konfirmua gjithashtu.
Malisheva është mposhtur në ndeshjen e parë ndaj Vikingur Reykjavik në garat evropiane. Klubi i Bekim Isufit është mposhtur me rezultatin e ngushtë 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport. Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi sulmuesi anësor, Nikolaj Hanssen në sekondat e fundit të pjesës së parë. Malisheva tentoi në pjesën e dytë me disa gjysmë raste, por nuk ia doli të mposhte portierin kundështar Ingvar Jonsson. Ndeshja e kthimit luhet në Islandë pas një jave. /GazetaBlic Sport/
Ish-kreu i IKMT, Erion Softa, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën që p[o ndodh ën Theth. Softa deklaroi se fosracat shtetërore dhe inspektorati po zbatojnë ligjin në Theth duke prishur ndërtimet pa leje. Sipas tij nëse ka ankesa se ka veprime arbitrare, atëherë banorët apo kush do tjeter mund t’i drejtohet Prokurorisë. Inxhinieri Softa tha se për sa kohë aty ka një ndërtim pa leje, objekti duhet prishur, paligjshmëria nuk duhet të vijojë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si ju duket aksioni? Softa: Nëse banorët kanë shkelur ligjin, veprimi i shtetit është…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se është gati të negociojë një “armëpushim të përhershëm” në Rripin e Gazës gjatë armëpushimit 60-ditor, me kusht që enklava palestineze të çmilitarizohet. “Në fillim të armëpushimit 60-ditor, ne do të fillojmë negociatat për një fund të përhershëm të luftës”, tha Netanyahu në një mesazh të publikuar sot, mes bisedimeve indirekte me Hamasin. Megjithatë, ai vendosi disa kushte: “Hamasi duhet të lëshojë armët, Gaza duhet të çmilitarizohet, Hamasi nuk duhet të ketë më aftësi ushtarake ose qeveritare”. “Nëse këto mund të arrihen përmes negociatave, aq më mirë. Përndryshe, ne do t’i arrijmë ato me mjete të tjera, me fuqinë e ushtrisë sonë…
Skuadra e Vikingur ka shënuar golin e avantazhit ndaj Malishevës. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Nikolaj Hansen, shkruan GazetaBlic Sport. Hansen ka shënuar golin e epërsisë krejt në sekondat e fundit të pjesës së parë. Rezultati aktual i takimit është 0-1. /GazetaBlic Sport/
