Autor: TV News

Prej disa minutash ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me të zgjedhurit vendorë në qytetin e Fierit. Në qendër të diskutimeve ka qenë lirimi i hapësirave publike. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se gjatë takimit ashtu si edhe në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve, të cilët sipas tij nuk kanë performuar si duhet.Lexo edhe :Related Posts Të njëjtat burime konfirmojnë se ndryshe nga Vlora, në Fier nuk do të bëhet shkarkimi i menjëhershëm i të gjithë drejtorëve, por do të shihet performanca e gjithsecilit. Ndërkohë po ashtu bëhet me dije se kreu i…

Read More

Izraeli është gati të negociojë një marrëveshje të qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës me Hamasin në Gaza, kur të fillojë një ndalim i përkohshëm i armiqësive në territorin palestinez, tha të enjten kryeministri Benjamin Netanyahu . Por Netanyahu tha se grupi palestinez i rezistencës duhet së pari të heqë dorë nga armët dhe aftësia e tij për të qeverisur, duke paralajmëruar se dështimi për të arritur një marrëveshje sipas kushteve të Izraelit do ta zhyste territorin në konflikt të mëtejshëm. Negociata indirekte kanë vazhduar gjatë gjithë javës midis dy palëve në Katar, dhe lëvizjet e rezistencës të udhëhequra nga…

Read More

Ndryshe nga fermerët e tjerë, Erand Sojli, finalisti i “Ferma Vip 2” ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë me prindërit në plazhet e jugut. “Pushimet po i kaloj në Livadh, Himarë, Sarandë etj, me mamin dhe babin, të cilët erdhën për të më qëndruar pranë pas daljes nga Ferma Vip 2. Kemi zgjedhur plazhe të qeta pa zhurma dhe rrëmujë për t’ju kthyer më pas prezantimit të projekteve për sezonin e ri artistik”, shprehet ai. Po ashtu ai ka ndarë disa foto edhe me miqtë e tij më të ngushtë që kanë ardhur për të. “Po kaloj edhe pushime me…

Read More

Ish deputeti Ervin Salianji fitoi lirinë këtë të martë, tre muaj para përfundimit të dënimit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen ‘Babale’. Vendimi u dha në Gjykatën e Fierit, pasi Shërbimi i Provës paraqiti një raport pozitiv për 9 muajt e qëndrimit të tij në qeli, ndërsa edhe Prokuroria dha dakordësinë. Salianji, në një konferencë për mediat, deklaroi se burgosja e tij ishte politike, teksa shtoi se dënimi që iu bë solli regres në demokraci. Ish-deputeti nuk kurseu as akuzat ndaj Ramës dhe Partisë Socialiste. Salianji: Rikthehem pas 10 muajsh, thuajse siç ju premtova edhe herën…

Read More

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shprehu zhgënjimin e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë më shumë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë. Rezultati vjen pas takimit të së enjtes me homologun rus Sergei Lavrov. “Ishte një bisedë e sinqertë. Ishte e rëndësishme”, tha Rubio gjatë bisedimeve të tij 50-minutëshe me ministrin e Jashtëm rus në fillimet e takimit të ministrave të Jashtëm në Malajzi. Rubio bëri me dije se i shprehu Lavrovit atë që Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka thënë publikisht, “se nuk ka pasur më shumë fleksibilitet nga pala ruse për t’i dhënë fund…

Read More

Partizani nuk ka mundur dot të shkojë në më shumë se në barazim mbrëmjen e sotme në Estoni. “Demat e Kuq” kanë barazuar ndaj Kaljus me rezultatin 1-1 në sfidën e parë kualifikuese. Të parët që kaluan në avantazh sot në Estoni ishin vendasit në fillimin e pjesës së dytë. Falë një goli të realizuar nga Mannilaan në minutën e 47-të, Kalju kaloi në avantazh ndaj Partizanit. Por nuk vonoi shumë dhe të kuqtë e kryeqytetit gjetën barazimit falë rrjetës së prekur nga Xhuliano Skuka. Takimi i parë u mbyll në barazim. Partizani do të presë pas një jave sërish…

Read More

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bashkinë e Durrësit, ku është pritur nga kryebashkiakja Emirajan Sako, aty ku do të zhvillojë një tjetër takim me të njëjtën tematikë, atë të lirimit të hapësirave publike. Kujtojmë që kreu i qeverisë pak më herët zhvilloi një takim në bashkinë e Fierit ku kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve që kanë neglizhuar me detyrën, duke u bërë barrë për qytetarët. Të njëjtën gjë ai kërkoi pak ditë më parë edhe në qytetin e Vlorës, ku një ditë pas deklaratës së tij u dorëhoqën të gjithë drejtorët. Kryeministri Edi Rama ka dekalruar…

Read More

Të paktën 15  palestinezë, përfshirë 8 fëmijë dhe 2 gra, janë vrarë në një sulm izraelit në afërsi të një qendra mjekësore në qendër të Gazës. Spitali “Martirët e Al-Aqsa” deklaroi se sulmi kishte goditur njerëz që ishin vënë në radhë për furnizime ushqimore në qytetin Deri al Balah. Pamje të regjistruara nga vendi i ngjarjes dhe të postuara në rrjetet sociale tregonin trupat e shumë fëmijëve të vdekur të shtrirë në tokë dhe të tjerë të gjallë, teksa merrnin mjekim. Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte goditur një terrorist të Hamasit në zonë dhe se ndjente…

Read More

Skuadra e Decicit ka shënuar fitore ndaj Sileksit në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të Conference League. Decic triumfoi me rezultatin 2-0, për të marrë një fitore, shkruan GazetaBlic Sport. Bajovic dhe Ndiyae realizuan golat e fitores për ekipin shqiptar të Malit të Zi. Kjo padyshim se është një fitore e madhe për ekipin e Decic para ndeshjes së kthimit që luhet fiks pas një jave. /GazetaBlic Sport/

Read More