Autor: TV News

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. “Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni.   Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në…

Read More

Një vajzë 16-vjeçare në qytetin pakistanez Rawalpindi u vra nga i ati pasi ajo refuzoi t’i mbyllte llogarinë në TikTok, bëri të ditur policia të hënën. Sipas autoriteteve, burri e qëlloi të bijën pas një debati për praninë e saj në rrjetin social, ndërsa më pas familja tentoi të paraqiste ngjarjen si vetëvrasje. I dyshuari është arrestuar. Rastet e dhunës ndaj grave në Pakistan, sidomos për shkak të sjelljes së tyre në publik apo në rrjetet sociale, janë të shumta. TikTok është kritikuar shpesh nga autoritetet pakistaneze për përmbajtje që ata e cilësojnë si “të pamoralshme”, dhe është bllokuar disa…

Read More

Satelitë dhe dronë për monitorimin e territorit për të evidentuar ndërtimet pa leje. Ky ishte paralajmërimi i kreut të qeverisë Edi Rama gjatë një takimi të mbajtur ditën e sotme me kryebashkiakët e vendit. Rama: Me projektin e ri që kemi nisur në një fazë të avancuar me Emiratet e Bashkuara, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me territorin. Inspektimi i territorit duhet të mbështet nga një fuqi e madhe teknologjike, me satelitët, dronët dhe me një strukturë të dedikuar. Duhet të ndërtojmë qendrën e monitorimit të ndërtimeve, agjenica e zhvillimit të territorit ka përgatituir edhe një rregullore të…

Read More

Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror 2026 do të hidhet në fillim të muajit dhjetor, por renditja më e fundit e publikuar nga FIFA ka dhënë një pasqyrë të qartë për atë që pritet, një turne me përballje të zjarrta që në grup. Sipas formatit të ri të FIFA-s, 12 vendet që do të jenë koka grupi për shortin janë nëntë përfaqësuese me renditjen më të lartë në botë, së bashku me tri vendet organizatore: Kanada, SHBA dhe Meksikë. Në renditjen e muajit korrik, Gjermania ka bërë një hap të madh përpara, duke parakaluar Kroacinë dhe Italinë dhe…

Read More

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë realizuar një sulm të koordinuar dhe të suksesshëm ndaj një objekti strategjik rus të njohur si “stalla e tankeve”, një strukturë e ndërtuar për të strehuar dhe mbrojtur automjetet e blinduara dhe tanket e ushtrisë ruse. Kjo bazë, përveç ruajtjes së pajisjeve të rënda ushtarake, ishte e pajisur edhe me sisteme të luftës elektronike (EW) – teknologji moderne që përdoren për të penguar veprimtarinë e dronëve kundërshtarë dhe për të forcuar mbrojtjen e pozicioneve luftarake. Për më tepër, në zonë ishin instaluar edhe pajisje për pastrimin e minave, të cilat përgatitin terrenin për operacione…

Read More

Ashtu siç e pati paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e vendorë. Lexo edhe :Related Posts Siç shihet edhe në pamjet e Vizion Plus kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i janë drejtuar godinës së Bashkisë, kud o të zhvillohet dhe takimi. Në fokus të diskutimit do të jenë hapësirat publike, ku prej disa ditësh kreu i qeverisë i ka shpallur luftë zaptuesve të territorit.  

Read More

Futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili, ka shkruar histori mbrëmë me Kombëtaren e grave të Zvicrës në futboll. Riola Xhemaili shënoi një gol historik në Kampionatin Evropian në shtëpi kundër Finlandës. Goli i saj në minutën e 92-të i siguroi barazimin 1-1 dhe një vend në çerekfinale Zvicrës, shkruan GazetaBlic Sport. “E dija që do ta shënoja atë gol. Është e pabesueshme. Është ndjenja më e mrekullueshme që kam përjetuar ndonjëherë. Është si një ëndërr e bukur që bëhet realitet”, deklaroi Xhemaili. Ja pamjet nga goli i saj – VIDEO. /GazetaBlic Sport/

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar vendosjen e një tarife të re prej 35% ndaj të gjitha mallrave kanadeze që hyjnë në SHBA duke filluar nga 1 gushti, nëse nuk arrihet një marrëveshje e re tregtare mes dy vendeve brenda afatit të 21 korrikut. Njoftimi u bë përmes një letre të publikuar në platformën Truth Social, si pjesë e një fushate më të gjerë ku Trump ka shpërndarë mbi 20 letra drejtuar partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-së perfshire Japoninë, Korenë e Jugut dhe Sri Lankën , duke paralajmëruar tarifa që variojnë nga 15% deri në 35%. Në letrën drejtuar Kanadasë,…

Read More

Për të 45-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Në seancën e 44-të, sikurse edhe në seancat paraprake, deputetët refuzuan që të votonin për një komision që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit. Fituesja e zgjedhjeve të shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka të drejtë ekskluzive që të propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Subjekti, që udhëhiqet nga Albin Kurti, insiston se Haxhiu është personi i duhur për të udhëhequr Kuvendin. Por, për PDK-në dhe…

Read More

Alen Sherri ka ndryshuar ekip ditën e djeshme. Portieri i Kombëtares është larguar nga Cagliari, por jo nga Italia pasi ka firmosur me një ekip shumë të njohur në Serie B. Sherri është lojtari më i ri i Frosinones. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale ku i urohet mirëseardhja ish-portierit të Egnatias. Portieri i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Frosinones deri në fundin e sezonit tjetër si i huazuar me të drejtë blerjeje. Sherri zhvilloi sezonin e kaluar vetëm 8 ndeshje me Cagliarin.

Read More