Autor: TV News
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua të premten në Malajzi me Ministrin e Jashtëm kinez , Wang Yi, në bisedimet e para ballë për ballë të të dyve që kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u rikthye në Shtëpinë e Bardhë. As diplomatët dhe as delegacionet e tyre nuk folën me gazetarët ndërsa pozuan për foto në krye të takimit, por Rubio i quajti bisedimet “pozitive” pasi ato mbaruan. Rubio dhe Wang ndodhen në Kuala Lumpur për një takim të ministrave të jashtëm nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore, ose ASEAN. Takimi midis të dyve shënon…
Kryeministri Edi Rama njoftoi nga Durrësi se shumë shpejt do të dalin çmimet e referencës për banesat. Rama: Do kenë dhe një element tjetër të ri, që taksa për shtëpinë e dytë do jetë më e madhe sesa për shtëpinë e parë. Kështu që, bashkitë, sidomos ato të bregdetit, do kenë një të ardhur të shtuar nga ky proces pasi shumë njerëz në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Por, nga ana tjetër, duke marrë parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë se kush do…
Presidenti amerikan, Donald Trump “shfrytëzoi” premierën botërore të sotme të filmit të ri të James Gunn “Superman”. Presidenti amerikan, në një tjetër postim vetë-admirues në llogaritë e tij në mediat sociale, është veshur si… Superman dhe e përshkruan presidencën e tij si një “Simbol të Shpresës” të karakterizuar nga “e vërteta, drejtësia, mënyra amerikane”. Edhe pse administrata e tij ka kaluar disa trazira që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti nuk harron në asnjë moment që të lavdërojë veten dhe administratën e tij për arritjet e këtyre 5 muajve.
Ekipi i Kosovës tashmë ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohen në fazën çerekfinale të CS2. Djelmoshat kosovarë do të kenë punë ndaj Lituanisë, të cilët siguruan kualifikimin tutje pasi triumfuan me rezultat 2-0 me ‘Map-a’ ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje luhet nesër me fillim nga ora 14:30, atje ku pritet të ketë spektakël të jashtëzakonshëm. Nesër po ashtu luhen edhe gjysmëfinalet nga ora 21:30, ndërsa finalja e madhe zhvillohet të dielën në mbrëmje. Kujtojmë që Kosova siguroi një fitore të madhe ndaj Danimarkës, fitore kjo që jep shpresa të mëdha për një rezultat sa më pozitiv…
Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë, 11 Korrik 2025 – Gjatë një vizite njëditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës — një nga ngjarjet më të rënda të historisë së afërt evropiane, ku mbi 8,000 burra dhe djem boshnjakë u vranë nga forcat serbe në korrik 1995, në një zonë të shpallur të sigurt nga Kombet e Bashkuara. Në maj 2024, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që shpall 11 Korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të…
Persona të armatosur sulmuan dy autobusë pasagjerësh në provincën Balochistan të Pakistanit, përpara se të kryenin vrasje të synuara etnike, thanë autoritetet të premten. Sipas raportimeve 9 pasagjerë janë vrarë. Autobusët që udhëtonin nga kryeqyteti i Balochi-t, Quetta, për në provincën Punjab, u ndaluan në distriktet Zhob dhe Loralai. Persona të armatosur nxorën disa pasagjerë nga autobusët dhe i qëlluan për vdekje, sipas raporteve zyrtare. Trupat u gjetën në male me plagë nga plumbat, u tha gazetarëve zyrtari qeveritar Naveed Alam. Personat e armatosur kishin bllokuar rrugën në distriktet Zhob dhe Loralai të zonës Sur-Dakai pranë autostradës N-70 dhe ndaluan…
FC Liria e ka zyrtarizuar nënshkrimin me futbollistin Liridon Fetahaj. Kjo u bë e ditur nga vet klubi prizrenas përmes një videoje të postuar në faqen e tyre në Facebook. Fetahaj së fundmi ishte pjesë e Suharekës, e cila nuk arriti të mbijetojë në Superligë, por Fetahaj ishte asistuesi më i mirë i ligës.
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, ku në fokus ishte performanca e pushtetit vendor në kuadër të vizionit “Shqipëria 2030 në BE”. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te fenomeni i ndërtimeve pa leje, duke iu përgjigjur një shqetësimi të ngritur nga prokurorja Elsa Gjeli. Prokurorja i ishte drejtuar më herët me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke kërkuar reagim institucional për situatën e krijuar. Në këtë kontekst, Rama kritikoi vendimin e saj për të mos nisur hetimet në një rast konkret në Theth.Lexo edhe :Related Posts “Është bërë…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë duke dërguar armë në Ukrainë përmes NATO-s, duke konfirmuar kështu se ka arritur një marrëveshje me Aleancën Veritatlantike. “Po i dërgojmë armë NATO-s, dhe NATO-ja po paguan për këto armë 100%. Pra, çfarë po bëjmë është se armët që po nisen, po shkojnë në NATO, dhe më pas NATO-ja do t’i dorëzojë këto armë në Ukrainë dhe NATO-ja do të paguajë për këto armë”, tha Trump. Në ditët e fundit , kreu i Shtëpisë së Bardhe ka shprehur pakënaqësinë me homologun tij rus Vladimir Putin, për shkak të mungesës …
Kombëtarja e Kosovës U16 në volejboll e ka zhvilluar ndeshjen e fundit sonte në Kampionatin Europian që po mbahet në Prishtinë dhe Tiranë. Si në gjashtë ndeshjet paraprake, edhe këtë herë ndaj Turqisë, Kosova U16 pësoi humbje të thellë 3:0 në sete, shkruan Gazeta Express. Madje, në asnjërin prej tyre, Kosova nuk arriti ta rrezikonte Turqinë, duke u kufizuar dy herë në 14 pikë, e në setin e fundit në 13 sosh. Kësisoj, Kosova U16 e mbyll Kampionatin Europian me të gjitha humbje dhe pa as edhe një set të vetëm të fituar. Ndërkohë, organizimi nga ana e Federatës së…
