Autor: TV News

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka vendosur të flasë hapur për herë të parë rreth marrëdhënies së re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, e cila është gjithashtu nëna e vajzës së tyre, Poem Blu. I ftuar në podcast-in “Inspire” me Alketa Vejsiun, Ledri u tregua i sinqertë dhe i balancuar në deklaratat e tij, duke treguar një qasje të matur dhe mbështetëse ndaj situatës së re. Artisti nuk ngurroi të shprehë mbështetje për Sarën dhe për lidhjen e saj të re, duke theksuar se lumturia e saj ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e vajzës së tyre. “Sara po duket…

Read More

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për “manipulim të fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump, pas deklaratës së saj për “informacione të besueshme” se presidenti Trump, ka parandaluar një sulm të Serbisë në Kosovë. “Turp për Vjosa Omsnanin për manipulimin e fjalëve të Presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën…

Read More

Arsenali është sërish në qendër të polemikave. Përveç thashethemeve për interesin për Viktor Gyokeres , klubi londinez është tani afër zyrtarizimit të blerjes së Noni Madueke nga Chelsea. Një transferim me vlerë rreth 55 milionë funte, ka shkaktuar një valë pakënaqësie midis tifozëve të Gunners. Anësori 23-vjeçar, i cili aktualisht luan për Chelsean në Kupën e Botës për Klube, është larguar tashmë nga kampi stërvitor për t’u rikthyer në Londër dhe për të përfunduar transferimin. Megjithatë, reagimi i tifozëve nuk ka qenë i shkëlqyer: mbi 4,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion në Change.org kundër transferimit të tij, ndërsa pranë stadiumit…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përsëritur vullnetin e Bashkimit Evropian për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me tregtinë. Kjo deklaratë vjen vetëm një ditë pasi Donald Trump tha se nga 1 gushti do të vendoset një tarifë 30% mbi eksportet evropiane. Von der Leyen njoftoi se Brukseli do të zgjasë vlefshmërinë e masave kundërpërgjigjëse deri në fillim të gushtit, edhe pse më herët ishte planifikuar që ato të skadonin të hënën ose të martën. Megjithatë, ajo theksoi se qëllimi i Evropës mbetet gjetja e një zgjidhjeje përmes negociatave me…

Read More

Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, ka folur me besim përpara finales së sotme të Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain. “Çelësi, mendoj, është që në finale të luash shumë i përqendruar. E dimë që nuk mund t’u japim hapësirë dhe e dimë që nuk mund t’u japim shanse, sepse kanë lojtarë shumë të mirë”, tha fillimisht ai. “Fitimi i kësaj Kupe Bote për Klube do të ishte shumë i rëndësishëm për klubin. Natyrisht, Chelsea e ka fituar atë në të kaluarën, por e dyta nuk do të ishte gjë e keqe! “Pra, ne jemi përgatitur për ndeshjen në…

Read More

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”, një përpjekje e re e miliarderit për të ndryshuar politikën amerikane. Musk, i njohur për deklaratat bombastike, e prezantoi partinë si një alternativë ndaj demokratëve dhe republikanëve, të cilët ai i akuzoi për “falimentimin e vendit me korrupsion dhe shpërdorim”. Synimi i tij është të kandidojë kandidatë për 2-3 vende në Senat dhe deri në 10 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, duke shpresuar të bëhet vota vendimtare në çështje të diskutueshme. “Ne jetojmë në një sistem…

Read More

La Gazzetta dello Sport raporton se Granit Xhaka është objektivi më i ri i Interit për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu. Interi po kërkon një zëvendësues të mundshëm për Calhanoglu-n, dhe mesfushori i Bayer Leverkusen, Xhaka, ka dalë si alternativa më e fundit për anën zikaltër të San Siros. Ylli i Atalantës, Ederson, është gjithashtu në listën e Interit, por çmimi i tij prej 60 milionë eurosh e bën shumë më të kushtueshëm se Xhaka, i cili mund të largohet nga Leverkusen për një shumë që varion nga 12 deri në 15 milionë euro. Megjithatë, Interi do të hapë bisedimet për…

Read More

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq, kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbinë e Jugut dhe kërkon mbrojtje të pakicave, kushte të qarta për Serbinë në rrugën drejt BE-së. Deutsche Welle: Z. Ahmetoviq, të premten ju mbajtët në Bundestag një fjalim me rastin e ditës përkujtimore të Srebrenicës. Ju jeni i prekur personalisht nga Lufta e Bosnjës, eshtrat e gjyshit tuaj u gjetën në një varr masiv dhe u identifikuan vetëm në vitin 2016. Si e përjetuat këtë debat? Adis Ahmetoviq: Jam shumë mirënjohës që në Bundestagun gjerman u zhvillua një debat i dakorduar për këtë ngjarje. Nuk përkujtuam…

Read More

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, së bashku me Peter Beyer, drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun Gjerman nga CDU, kanë publikuar një editorial të përbashkët në gazetën gjermane Frankfurter Rundschau per procesin e integrimit. Në mënyrë të veçantë, editoriali nënvizon rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të besueshme, duke theksuar se pa standarde të qarta zgjedhore dhe procese zgjedhore transparente, rajoni nuk mund të ketë asnjë progres real drejt integrimit europian. Tabaku dhe Beyer kanë bërë apel Bashkimit Europian që të lëvizë përtej retorikës, duke treguar se integrimi europian kërkon veprime konkrete dhe…

Read More

Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia kanë reaguar pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi tarifa prej 30% për të gjitha mallrat e BE-së të importuara në SHBA, duke i bërë thirrje BE-së të përshpejtojë përgatitjet për kundërmasa, negociata “pragmatike” dhe një “marrëveshje të drejtë”. “Tarifat do t’i godasin rëndë kompanitë eksportuese evropiane. Në të njëjtën kohë, ato do të kenë një ndikim të fortë në ekonomi dhe konsumatorët në anën tjetër të Atlantikut”, tha ministrja gjermane përmes një deklarate. Meksika e quajti “marrëveshje të padrejtë” të Trump dhe këmbënguli se sovraniteti i saj është i panegociueshëm, ndërsa shefja e BE-së,…

Read More