Autor: TV News
Pas vendimit të Bashkisë Kolonjë për të shkarkuar 3 administratorët e njësive dhe dorëheqjes së 7 administratorëve në Bashkinë e Korçës, lëvizjet në pushtetin vendor vijojnë në juglindje. Së fundmi, 4 administratorët e Bashkisë Devoll kanë paraqitur dorëheqjen e tyre pranë kryetarit të bashkisë, Eduard Duro. Dorëheqjet janë dorëzuar vetëm pak minuta më parë dhe janë në përputhje me thirrjen e fundit të Kryeministrit Rama për të ristrukturuar administratën vendore. Ndërkohë, në bashkitë e Pogradecit, Maliqit dhe Pustecit ende nuk raportohet për zhvillime të reja. Pusteci, ndryshe nga bashkitë e tjera, nuk ka njësi administrative, çka e përjashton nga ky…
Presidenti amerikan Donad Trump ka premtuar se do ti dërgojë Kievit sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, ndërkohë që Ukraina Rusia dhe e gjithë bota presin një deklaratë të rëndësishme nga ai, në lidhje me luftën mes dy vendeve. Duke folur për gazetarët në një bazë ushtarake amerikane, Trump nuk dha detaje të mëtejshme për dërgesat e planifikuara të sistemeve Patriot në Kiev. “Ne do t’ju dërgojmë sisteme Patriot, të cilat u nevojiten aq shumë, sepse Putin me të vërtetë i habiti shumë njerëz. Ai flet mirë dhe pastaj i bombardon të gjithë në mbrëmje. Nuk më pëlqen. Bashkimi Evropian do…
Që në fëmijëri, na është thënë se veshjet e errëta, veçanërisht ato të zeza, duhen shmangur në verë, pasi “na zë vapa më shumë”. Ideja e përhapur është se e zeza përthith më shumë rrezet e diellit, ndërsa e bardha i reflekton dhe na mban më të freskët. Por, sipas ekspertëve të fizikës dhe biologjisë, e vërteta është më komplekse dhe madje kundër kësaj bindjeje. Rëndësia nuk qëndron vetëm te ngjyra e rrobës, por te mënyra se si trupi reagon ndaj nxehtësisë: djersitja, temperatura e gjakut dhe struktura e organizmit luajnë rol të madh. Rrobat e bardha, për shembull, reflektojnë…
Ekipi zyrtar i DAZN për Kupën e Botës për Klube është shpallur. Pavarësisht se fitoi “Dorezën e Artë”, Robert Sanchez nuk arrin të jetë në portë për ekipin e turneut, me Yassine Bono që e kalon spanjollin, shkruan GazetaBlic Sport. Achraf Hakimi dhe Marquinhos shfaqen përkrah Thiago Silva dhe Marc Cucurella në mbrojtje. Enzo Fernandez dhe Vitinha përbëjnë mesfushën me dy lojtarë. Me Cole Palmer dhe Pedro Neto në krahë, sulmuesit Jhon Arias dhe Gonzalo Garcia i Real Madridit plotësojnë formacionin. /GazetaBlic Sport/
Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vendosi t’i ulë dënimin në 13 vjet burg Pjetër Shalës, i gjetur fajtor për krime lufte, të kryera në vitin 1999. Paneli rrëzoi shumicën e pikave të ankesës së Shalës, por gjeti shkelje në aktgjykimin e Themelores. Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u dënua me 18 vjet burg në korrik të vitit 2024, pasi u gjet fajtor për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme në Fabrikën e Metalit në Kukës – pjesa veriore e Shqipërisë. Sipas aktakuzës, ai dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg, në Kiev. Udhëheqësi ukrainas tha në një postim në Telegram: “Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë praktikisht së bashku për ta afruar atë. “Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën, prodhimin e përbashkët dhe blerjen e armëve mbrojtëse së bashku me Evropën. “Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë.” Zelenskyy e falënderoi Kellogg dhe tha se ishte mirënjohës ndaj presidentit Trump.
Të hënën, më 21 korrik, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet shorti për edicionin 2025/26 të garave kombëtare. Shorti për Albi Mall Superligën do të hidhet në orën 13:30, ndërsa për Raiffeisen Ligën e Parë në orën 14:00. Përfaqësuesit e klubeve dhe përfaqësues të mediave janë të ftuar të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, shkruan FFK. Sezoni i ri pritet të nisë në fundjavën e 16 dhe 17 gushtit, fillimisht me ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë. Prishtina e Re dhe Drenica do të jenë pjesë e Superligës, pasi fituan grupet e tyre…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani ka mikpritur sot në mjediset e MEPJ Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, znj. Olha Stefanishyna, njëherësh Ministre e Drejtësisë dhe Kryenegociatore. “Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik”, shprehet Ministri Hasani përmes një publikimi në rrjet social. Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona. “Përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën evropiane”,…
Tiranë, 14 Korrik 2025 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani ka mikpritur sot në mjediset e MEPJ Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik të Ukrainës, znj. Olha Stefanishyna – njëherësh Ministre e Drejtësisë dhe Kryenegociatore. “Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën — si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik.” – shprehet Ministri Hasani përmes një publikimi në rrjet social. Ndër të tjera, Ministri Hasani nënvizon se gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin evropian të secilit prej vendeve tona: “Përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë…
Fabrizio Romano ka konfirmuar se Cristhian Mosquera është gati të bashkohet me Arsenalin nga Valencia. “Christian Mosquera te Arsenali! Marrëveshje verbale në vend me hapa zyrtarë që duhen ndjekur.” “Tarifa prej 15 milionë eurosh plus bonuset, paketa totale nën 20 milionë euro. Marrëveshje afatgjatë në fuqi, Mosquera i cili donte vetëm Arsenalin”, njofton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano. Testet mjekësore janë planifikuar më vonë këtë javë nëse gjithçka shkon sipas planit. /GazetaBlic Sport
