Autor: TV News
Ministrat e Bashkimit Europian po takohen këtë të hënë në Bruksel për bisedime urgjente pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi të vendoste tarifa prej 30% ndaj Bllokut. Komisioneri Europian i Tregtisë, Maros Sefcovic tha përpara takimit se ideja e tarifës 30 përqindëshe është në fakt shumë penguese për një tregti të ndërsjelltë siç pretendon Presidenti Trump. “Do të diskutojmë me ministrant hapat e ardhshëm. Unë i shoh këto të përqendruara në katër fusha: negociatat , masat e ribalancimit , angazhimi me partnerë me mendësi të ngjashme dhe diversifikimi i tregtisë sonë”, tha Maros Sefcovic. Gjatë fundjavës, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se BE është e…
KB Sigal Prishtina ka zyrtarizuar trajnerin e ri të skuadrës – ish-basketbollistin e njohur grek Michalis Kakiouzis. Prezantimi i 48-vjeçarit u bë të hënën nga klubi kryeqytetas. Kakiouzis vjen me përvojë të mirë si trajner, ndonëse kryesisht me skuadra më të vogla në Greqi. Ai ka punuar edhe në Rumani te Craiova, si dhe së fundmi në Keravnos të Qipros, ku ka pasur sukses të konsiderueshëm, duke dominuar në kampionatin vendor. Megjithatë, karriera e tij si lojtar është ajo që e bën emër të madh në basketbollin evropian. Ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Montepaschi Siena, Barcelona,…
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje duket se do të zhvillohet pa ndërprerje për gjatë muajit Korrik. Kryeminsitri Edi Rama mblodhi sërish herët, mëngjesin e kësaj të hëne, deputetët e PS të qarkut Tiranë dhe drejtorët e bashkisë me argumentin se Tirana është një ndër pikat më të nxehta “Ka nevojë të bëhet një punë e mirë nga kryeinspektori por ka nevojë për t’u vazhduar në të gjithë territorin dhe të gjithë ato të dhëna që po mblidhen nga deputetët duhet të kthehen në plane veprimi. Paralelisht kemi ngritur një grup prej 60 arkitektësh lokalë, të ndarë në 8…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur Ishujt Taninbar, të Indonezisë. Tërmeti ra në një thellësi prej 98 km, sipas agjencisë gjeofizike të Indonezisë dhe nuk kishte kërcënim për cunami. Studimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti ra në orën 12:49 të mesditës sipas kohës lokale në një thellësi prej 80 kilometrash, rreth 177 kilometra në perëndim të qytetit Tual, ndërsa Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave (GFZ) tha se ishte me magnitudë 6.8 ballë dhe kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Qendra e Paralajmërimit të Cunamit të Paqësorit tha se nuk kishte kërcënim…
Marc Cucurella shijoi një sezon të paharrueshëm, që kulmoi me titullin e Kupës së Botës me Chelsean, falë një fitoreje 3-0 ndaj PSG-së në finalen e Kupës së Botës për Klube në stadiumin MetLife në New York. “Jemi krenarë për atë që kemi arritur dhe ku kemi ardhur pas një sezoni të vështirë. Jam i kënaqur me atë që kemi arritur”, tha mbrojtësi pas ndeshjes. Performanca e Cucurellës është përmirësuar vazhdimisht gjatë gjithë vitit, duke kapërcyer sfidat dhe duke u bërë një lojtar kyç për Marescan. Portugezi Joao Neves, i frustruar nga humbja dhe presioni i Cucurellës, më në fund…
Së paku 30 njerëz u vranë në përleshjet në jug të Sirisë, ndërsa autoritetet dërguan forca për të qetësuar situatën. Dhjetëra persona u plagosën gjithashtu. Dhuna u zhvillua mes fiseve beduine sunite dhe luftëtarëve nga pakica fetare Druze në qytetin Sueida. Ministria e Brendshme e Sirisë tha se së paku 30 persona janë vrarë, ndërsa Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut – grup që monitoron luftën – raportoi se numri i të vdekurve është 37. Luftërat midis grupeve të ndryshme minoritare në Siri u përshkallëzuan që nga rënia e regjimit të presidentit Bashar al-Assad, në dhjetor. Për vendosjen e…
Për pesë ditë, Kosova ishte epiqendër e Evropës, duke qenë mikpritëse e suksesshme e Kampionatit Evropian të Esports. Nga data 9 deri më 13 korrik, salla “1 Tetori” në Prishtinë, u mbush me qindra tifozë, profesionistë dhe entuziastë të lojërave elektronike, ndërsa 24 shtete evropiane garuan titullin e kampionit të Evropës, shkruan Federata e Esports, përcjell GazetaBlic Sport. Kosova u ndal në çerekfinale. Djelmoshat e Kosovës u mposhtën nga Lituania, fituesja e Evropianit në “Counter Strike 2”. Në finalen e madhe, Lituania mposhti Ukrainën, e cila zuri vendin e dytë. Vendi i tretë i takoi Gjermanisë. Maqedonia e Veriut fitoi…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka prezantuar planet për një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se Europa po përballet me kërcënimin më të madh ndaj lirisë së saj që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim drejtuar forcave të armatosura në Paris, Macron theksoi se po jetojmë në një moment kritik për shkak të kompleksitetit të rritur gjeopolitik. Ai njoftoi se buxheti për mbrojtjen e Francës do të rritet me 3.5 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe më pas me edhe 3 miliardë të tjera në vitin 2027. Presidenti francez u zotua gjithashtu të…
Luka Modric, maestro 39-vjeçar i mesfushës kroate, zbarkon në Milano këtë mëngjes, më 14 korrik 2025, për të përfunduar testet mjekësore me AC Milan, sipas Nicolo Schira. Pasi u largua nga Real Madridi si lojtar i lirë, ku fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe 23 trofe të mëdhenj gjatë 12 viteve, Modric do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare deri në qershor 2026, duke fituar 4 milionë euro në vit. Lëvizja, e orkestruar nga Massimiliano Allegri, forcon mesfushën e Milanit së bashku me Samuele Riccin. Modric, me 178 paraqitje ndërkombëtare dhe Topin e Artë 2018, sjell përvojë të pakrahasueshme…
ICE, agjencia federale e zbatimit të ligjit për imigracionin, mund të deportojë emigrantë të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara në vende të treta, jo në vendet e tyre të origjinës, vetëm gjashtë orë pasi ai të jetë njoftuar. Kështu tha një zyrtar i lartë i administratës në një dokument të brendshëm që duket se tregon se si do të përshpejtohej largimi i “miliona të huajve” të kërkuar nga Presidenti republikan Donald Trump. Dokumenti u zbulua nga Washington Post. Agjencia në përgjithësi do të presë të paktën 24 orë para se të deportojë dikë në një të ashtuquajtur vend “të tretë”…
