Autor: TV News
Qeveria iraniane është e përgatitur të ndërmarrë një qasje diplomatike mes tensioneve ushtarake me Perëndimin, sipas Mohammad Jafar Qaempanah , kreut të zyrës presidenciale iraniane, në komentet e botuara në gazetën shtetërore Iran. Qaempanah deklaroi se “diplomacia nuk është në kundërshtim me luftimin, rezistencën dhe mbrojtjen”, dhe vuri në dukje se kjo është gjithashtu politika zyrtare e Presidentit Massoud Pezeshkian. Përfaqësuesit e qeverisë iraniane thanë se mungesa e besimit ishte arsyeja kryesore, pasi Izraeli sulmoi Iranin pak para se të mbahej një raund i ri negociatash bërthamore me SHBA-në. Në komentet e tij të fundit, Qaempanah paralajmëroi kundër përçarjeve…
Ndryshe nga sa ka kërkuar kryeministri Edi Rama për dorëheqje të krerëve të njësive administrative dhe drejtuesve lokalë në të gjithë vendin, në Bashkinë e Lezhës nuk është zbatuar asnjë masë e tillë. Në mbledhjen e mëngjesit të së hënës, kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, ka bërë të qartë se nuk do të ndërmerren hapa të menjëhershëm, por do të analizohet performanca e secilit drejtues lokal, përfshirë kryetarët e njësive administrative, drejtorët dhe nënkryetarët. Ky qëndrim i Bashkisë Lezhë shihet si një distancim i qartë nga linja e ndjekur nga bashkite e tjera në vend, të cilat kanë nisur menjëherë…
UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, Zrijnski – Virtus në kuadër të garës Champions League. I deleguar nga UEFA është edhe gjyqtari Dardan Çaka në VAR, shkruan FFK, përcjell GazetaBlic Sport. Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e HRS Zrinjski në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci. Gjyqtari i katërt do të jetë Valon Bajgora, derisa AVAR do të jetë Alban Shala. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 15 korrik, me fillim në orën 21:00. /GazetaBlic Sport
Irani nuk do të marrë pjesë në negociata për programin e tij bërthamor nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin në ndërprerjen e pasurimit të uraniumit. Këtë qëndrim e bëri të qartë këshilltari i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, Ali Akbar Velayati. “Nëse ndërprerja e pasurimit të uraniumit vendoset si kusht për negociatat, atëherë është e sigurt që ato nuk do të zhvillohen,” deklaroi ai gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm të Pakistanit, Mohsin Naqvi, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA. Prej muajit prill, Irani dhe SHBA kanë zhvilluar pesë raunde bisedimesh, me ndërmjetësimin e Omanit. Por dialogu u ndërpre pas…
Pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, ka filluar puna për pastrimin e mbetjeve dhe inerteve. Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama, thekson se forcat e xhenjos do të largohen nga Thethi kur të jetë hequr edhe mbeturina e fundit. Ndërsa shton se ka filluar “Rilindja Urbane 2.0” e cila ëhstë jetike për Shqipërinë 2023 në Bashkimin Europian. Postimi: Ka nisur sot në Theth me mbështetjen e forcave të xhenjos, pastrimi i mbetjeve inerte të ekzekutimit të vendimeve në ngarkim të 40 subjekteve që kishin mbjellë mbi 100 ngrehina pa leje – nga…
“Puna e pakontrolluar e Richard Grenell, emisarit për misione speciale të presidentit Trump, po dëmton negociatat diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe kërcënon sigurinë kombëtare”. Kështu shkruan media The Hill duke cituar disa kritikë të punës së Grenell, i cili ka shkaktuar tensione brenda Departamentit Amerikan të Shtetit. Përplasja më e fundit brenda qeverisë së SHBA-ve ka të bëjë me përpjekjet për të liruar disa të burgosur amerikanë që mbahen në Venezuelë, të cilat dështuan pasi Grenell dhe sekretari i shtetit, Marco Rubio, po negocionin marrëveshje të ndryshme, sipas asaj që shkruan New York Times. Njëri kishte premtuar lehtësi në…
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka theksuar rëndësinë në rritje të Kupës së Botës për Klube, pasi skuadra e tij mposhti bindshëm Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0 në finalen e turneut. “U thashë lojtarëve të mi se kjo garë do të bëhet po aq e rëndësishme, dhe ndoshta edhe më e rëndësishme se Liga e Kampionëve në të ardhmen”, tha Mauresca pas ndeshjes. Turneu, i cili u reformua dhe u mbajt në Shtetet e Bashkuara, tërhoqi vëmendjen me një fond të madh çmimesh dhe një platformë globale për performancë. /GazetaBlic Sport
Në prag të zbatimit të urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për ristrukturimin e administratës vendore, mësohet se kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka zhvilluar një drekë “lamtumire” me dy nënkryetarët dhe administratorët e njësive administrative. Takimi informal është mbajtur në një resort agroturizmi në zonën e Malësisë, ku është diskutuar për ndryshimet që pritet të ndodhin brenda ditës së sotme. Burime pranë bashkisë bëjnë me dije se gjatë kësaj dreke është folur edhe për emra konkretë dhe për mënyrën se si do të realizohen lëvizjet në mënyrë “të butë”, me riemërime në funksione të tjera brenda strukturës…
Rajoni i Hill Country në Teksas është vendosur në gjendje alarmi për përmbytje këtë të hënë, pas një fundjave me reshje intensive dhe paralajmërime të vazhdueshme. Të dielën, një tjetër përmbytje e madhe goditi zonën, duke rritur nivelin e lumit Lampasas me plot 9 metra. Në disa pjesë të rajonit, nga e shtuna në mbrëmje deri të dielën, ranë deri në 25 cm shi. Vetëm gjatë fundjavës së 4 Korrikut, përmbytjet e fuqishme në Teksasin Qendror shkaktuan të paktën 129 viktima, ndërsa mbi 170 persona rezultojnë ende të zhdukur. Në disa zona, niveli i ujit ka arritur deri në 38…
Një eksperte e leximit të buzëve ka zbuluar saktësisht çfarë i tha Donald Trump, Cole Palmerit dhe skuadrës së Chelseat gjatë festës për Kupën e Botës për Klube. Pas fitores 3-0 ndaj fituesve të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, në finalen e Kupës së Botës për Klube, Chelsea festoi ngritjen e trofeut në stadiumin ‘MetLife’ të New Jerseyt. Kapiteni i klubit, Reece James, u bashkua në podium me yllin e ndeshjes, Cole Palmer, i cili shënoi dy gola, si dhe pjesën tjetër të skuadrës së Chelseat. Por nuk ishte vetëm skuadra e Chelseat në skenë për ngritjen e trofeut, presidenti…
