Autor: TV News
Pas udhëzimit të bërë nga kryeministri Edi Rama javën e shkaur për rifresim të institucioneve lokale, bëhet me dije se të gjithë Administratorët e njësive vendore të Shkodrës kanë paraqitur dorëheqet nga pozicionet e tyre. Kujtojmë që gjatë ditës së sotme një pjesën më të madhe të vendit ka patur dorëheqje të administratorëve, nënkryetarëve të bashkive të të drejtorëve që kishin më shumë se dy vite në detyrë. Ndërsa vetëm në bashkitë e djathta, “urdhëri’ i kryeministrit nuk është zbatuar. Në përgjigje të interesit të mediave ju bej me dije se të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi mjaftë të rëndësishme arritjen e marrëveshjes me presidentin e SHBA-, Donald trump, për ndihën ushtaralke ndaj Ukrainës. Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Rute theksoi se Trump e kishte kontaktuar të enjten, duke i shprehur gatishmërinë për të furnizuar Ukrainën me pajisje ushtarake të domosdoshme për mbrojtjen ndaj Rusisë – por me kusht që koston ta mbulojnë vendet europiane, gjë që Rutte e quajti “krejtësisht të arsyeshme”. “Marrëveshja bazohet në suksesin e madh të samitit të fundit të NATO-s dhe tregon se vendet europiane po angazhohen gjithnjë e më shumë për…
Skuadra e Shkëndijës nesër luan ndaj TNS në kuadër të raundit të parë kualifikues të Champions League. Ndeshja e parë në Uells përfundoi pa gola, duke lënë ekipin shqiptar me shpresa për kualifikimin tutje, shkruan GazetaBlic Sport. E nesër, Shkëndija pritet të ketë përkrahje të madhe në Shkup. Ballistët, tifogrupi i Shkëndijës kanë paralajmëruar mbledhje sonte në Tetovë para udhëtimit të nesërm. Ja paralajmërimi:
Edhe në Bashkinë e Beratit është zbatuar “urdhëri” i kryeministrit , Edi Rama, për rifreskimin e institucionit. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është kërkuar dorëheqja e të gjithë nënkryetarëve të bashkisë, kryetarëve të rajoneve dhe administratorëve të njësive vendore. Lëvizja vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm, që synon, sipas burimeve, rritjen e efikasitetit në shërbimin ndaj qytetarëve dhe përgatitjen për projekte të reja zhvillimi. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga kryetari i komanduar i Bashkisë, ndërkohë që emrat e pasardhësve pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, ka zhvilluar një tkaim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve, Donald Truymp. Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Mësohet se gjatë takimit Trump ëhstë shprehur mjafti zhgënjyer nga sjella e Rusisë në ligje me Ukrainën. Burime për mediat ameriakne bëjnë me dije se Trump ka deklaruar vendosjen e tarifave të ashpra nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 50 ditëve. “Jam shumë i pakënaqur me Rusinë për luftën në Ukrainë. Do të vendosim tarifa sekondare, dhe ato do të jenë 100%”, u shprej…
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin e qëndrueshëm mes dy vendeve dhe përkushtimin e përbashkët për drejtësinë dhe integrimin europian. Gjatë takimit u diskutua forcimi i bashkëpunimit institucional dhe u ra dakord për: -Nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë -Shkëmbimin e përvojave në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsioni -Mbështetjen e ndërsjellë për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian -Zhvillimin e bashkëpunimit në sistemin penitenciar dhe në mjekësinë ligjore Ministri Manja rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në…
Liverpool ka hyrë fuqishëm në skenën e merkatos pasi ka zbuluar një mundësi të papritur te Real Madridi: situata kontraktuale e Vinícius Júnior. Edhe pse Real Madridi gjithmonë ka shfaqur qetësi lidhur me rinovimin e brazilianit, marrëveshja e re ende nuk është firmosur, duke ndezur alarmin te disa nga klubet më të mëdha të Europës – veçanërisht te “Anfield”. Sipas asaj që raporton “DefensaCentral”, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë një shumë astronomike rreth 130 milionë euro (100 milionë fikse dhe 30 në variabla) për anësorin brazilian, duke shfrytëzuar faktin që klubi ka në plan të ndahet nga Luis…
Dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u lënduan si pasojë e përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në prefekturën Tokushima në Japoninë perëndimore, tha policia lokale. Pas përplasjes, e cila ndodhi rreth orës 12:30 sipas orës lokale, autobusi u përfshi nga flakët, raporton agjencia Kyodo. Sipas policisë, pesë pasagjerë të autobusit u plagosën rëndë, ndërsa gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta.
Ka përfunduar dëshminë vëllai i Liridonës Ademajt, e cila u vra në nëntor të vitit 2023. Leonard Ademaj, gjatë dëshmisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka treguar se si e kanë përjetuar fëmijët e Liridonës, pasi i takoi në Suedi. “Kur kam shkuar në Suedi, kam kërkuar takim me fëmijët, takimi me ta ishte shumë prekës pasi që fëmijët në prezencë të psikologëve më treguan qe kanë qenë në veturë kur u vra Liridona. Fjalët e Diarit, janë këto: Hajni e ka futur dorën dhe ja ka bërë mamit bam. Po ashtu, tregojnë qartë se si Naim Murseli e mbajti…
Tirana ka emëruar ditën e sotme trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 39-vjeçari nuk ka qenë kurrë trajner më parë, kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në një stol ekipi. Njoftimi zyrtar i Tiranës: Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës…
