Autor: TV News

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është takuar me Presidentin kinez, Xi Jinping, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse. Lavrov po viziton Kinën për një takim të ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). “Të dy palët diskutuan një sërë çështjesh që kishin të bënin me kontaktet politike dypalëshe… duke përfshirë përgatitjet për vizitën e ardhshme të presidentit rus në Republikën Popullore të Kinës.”   Putin do të udhëtojë për në Kinë për të marrë pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, do të zhvillojë bisedime me Xi Jinping dhe do të marrë…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës kanë marrë disa autoblinda të prodhimit amerikan, të cilat janë prokuruar sipas planit bilateral të blerjeve shtet më shtet. Zëdhënësja e ministrisë, Liridona Gashi, bëri të ditur se pritet të mbërrijnë edhe një sasi tjetër e këtyre mjeteve ushtarake në kuadër të planit të miratuar më herët. “Konfirmojmë se kemi pranuar disa autoblinda, prodhim i ShBA-së, dhe presim të marrim edhe disa të tjera deri në përfundim të këtij aktiviteti të blerjeve,” tha ajo. Në një tjetër zhvillim, tre pilotë të FSK-së kanë përfunduar me sukses një trajnim rifreskues…

Read More

Napoli ka të ngjarë të përshpejtojë ndjekjen e sulmuesit të Bolognas, Dan Ndoye, pretendon Gianluca di Marzio. Kampionët e Serie A janë gati të bëjnë një ofertë fillestare për të nënshkruar me sulmuesin zviceran gjatë verës. Ata kanë rënë dakord për kushtet personale me sulmuesin për t’u bashkuar me ta në merkaton e verës. Ndoye shënoi tetë gola dhe dha katër asiste në sezonin 2024/25 të Serie A dhe gjithashtu ndihmoi Bolognën të fitonte titullin e Kupës së Italisë. Siç duket Napoli po dorëzohet për Zhegrovën dhe tani po sheh opsione tjera. /GazetaBlic Sport

Read More

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në orën 11:00, në një tjetër përpjekje, e 47-ta në radhë për ta konstituuar legjislaturën e re, pas një serie dështimesh të njëpasnjëshme që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Që nga data 15 prill, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij. Lëvizja Vetëvendosje, si partia me numrin më të madh të ulëseve, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit. Megjithatë, kjo kandidaturë nuk ka arritur të sigurojë përkrahjen e nevojshme nga partitë e tjera.   Në përpjekje për të…

Read More

Kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha javën e kaluar se do të bënte një “deklaratë të rëndësishme” për Rusinë, u përhapën spekulime se ai mund të përdorte rreth 4 miliardë dollarë ndihmë ushtarake të pashfrytëzuara për Ukrainën ose të vendoste sanksione ndaj Moskës dhe partnerëve të saj të mëdhenj tregtarë. Por, më 14 korrik, Trump bëri një njoftim tjetër: ai tha se vendet evropiane anëtare të NATO-s do t’i dërgonin Ukrainës armët që tashmë i kanë në dispozicion – si sistemet raketore Patriot – dhe më pas do t’i zëvendësonin ato duke blerë armë të reja nga Shtetet e Bashkuara.…

Read More

– Këtu janë emrat e 109 ushtarëve shqiptarë të vrarë e masakruar nëpër Kazermat ushtarake Serbo-jugosllave si dëshmia më makabre e asaj kohe, këta janë: Përgjatë gjithë këtyre viteve, as sot, për këto 109 jetë të të rinjve shqiptarë, që po bënin shërbimin ushtarak në Kazermat Ushtarake të ish Jugosllavisë, të cilët i mbytën dhe i masakruan aq barbarisht, nuk u mor në pyetje askush nga ish krerët e lartë të eprorëve të ish Ushtrisë Jugosllave e ashtuquajtura JNA?! Janë 109 jetë të djemve shqiptarë të këputura dhunshëm në mes! Janë 109 vrasje të rënda, të dhunshme,…

Read More

Skuadrat shqiptare rikthehen sonte në aksion për ndeshjet e dyta të kualifikueseve të Champions League. Drita, Shkëndija dhe Egnatia luajnë sonte ndeshjet e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport. Kampioni i Kosovës, Drita luan ndaj Differdange 03 në Luksemburg me fillim nga ora 20:00. Ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” përfundoi me avantazhin e “Intelektualëve” me rezultatin 1-0, falë golit të Arb Manajt. Në Shkup, Shkëndija e mirëpret The New Saints, ekipin kampion nga Uellsi, poashtu në ndeshjen e kthimit. Kuqezinjtë e Beqirit në ndeshjen e parë luajtën baras pa gola (0:0), teksa…

Read More

Policia spanjolle ka arrestuar tetë persona pas tre netësh përleshjesh midis grupeve të ekstremit të djathtë dhe emigrantëve nga Afrika e Veriut në një qytet në Spanjën juglindore, tha qeveria të hënën. Në një nga përplasjet më të ashpra të viteve të fundit në Spanjë, dhjetëra të rinj, disa me kapuçë në kokë, u përleshën me forcat e policisë të dielën në mbrëmje në qytetin Torre Pacheco, në rajonin juglindor të Murcias. Protestuesit hodhën shishe qelqi dhe sende të tjera në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit reagoi duke përdorur plumba gome për të shpërndarë turmat dhe për të…

Read More

Tre persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën nga një goditje rrufeje në një vendpushim buzë lumit në rajonin Tula të Rusisë, rreth 120 kilometra në jug të Moskës, thanë autoritetet të hënën. Një burrë dhe një grua nga Moska, si dhe një djalë adoleshent vendas, vdiqën nga plagët e marra përpara se ambulancat të arrinin në vendpushimin Shakhtyor, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, duke cituar zyrtarët rajonalë të shëndetësisë. Dy gra u shtruan në spital, njëra në gjendje kritike. Një burrë dhe një adoleshent morën trajtim mjekësor në vendngjarje.   Prokurorët rajonalë thanë se kanë nisur…

Read More

Shtatë të pandehur u dënuan me 80 vjet burg: ky ishte vendimi i lexuar sot, të hënën, më 14 korrik 2025, nga kryetarja e gjykatës së Brindisit në Itali, Stefania De Angelis, për grupin italo-shqiptar që trafonte kokainë dhe heroinë. Gjykimi i shkallës së parë kishte të bënte me sasi të mëdha droge të importuara nga Holanda dhe të destinuara për tregon italian dhe jo vetëm, si dhe një përpjekje zhvatjeje nga Pierluigi Chionna, një figurë kyçe në hetim, i cili që atëherë është bërë dëshmitar bashkëpunues. Pas hetimeve të koordinuara nga prokurorja Giovanna Cannarile (Lecce DDA), policia financiare e Guardia di Finanza…

Read More