Autor: TV News
Prokurorët i kanë kërkuar gjykatës të martën ta dënojë një të mitur me burgim për të miturit në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, muaj më parë në Ferizaj. Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna. Prokuroria Themelore në Ferizaj tha në një komunikatë se i dyshuari i mitur vrau Likën “në bashkëkryerje me të pandehur të tjerë, me dashje dhe përgatitje paraprake”. I mituri, i cili akuzohet për vrasje të rëndë, vazhdon…
Fauja Singh, që besohet të jetë vrapuesi më i vjetër i maratonës në botë, ka vdekur në një aksident me makinë në moshën 114 vjeç. Atleti rekordmen u godit dhe u vra në fshatin e tij të lindjes në Punjab të Indisë. Kryeministri indian Narendra Modi gjithashtu i bëri homazh atij: “Një atlet i jashtëzakonshëm me vendosmëri të pabesueshme”. Një burrë britanik me origjinë indiane, Fauja Singh filloi të vraponte në moshën 89 vjeç dhe mori pjesë në garën e tij të fundit 10 km në vitin 2013 në Hong Kong, në moshën 101 vjeç. Përpara se të tërhiqej nga atletika, Singh…
Valës së dorëheqjeve në pushtetin vendor i është shtuar edhe Bashkia Maliq, ku 6 administratorë të njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Burime pranë institucionit lokal bëjnë me dije se dorëheqjet janë depozituar nga administratorët e Libonikut, Pirgut, Vreshtasit, Lozhanit, Pojanit dhe Moglicës. Të gjashtë kanë paraqitur kërkesat pranë kryetarit të bashkisë, Gezim Topçiu. Ky i fundit, i kontaktuar nëpërmjet telefonit, ka konfirmuar largimet dhe është shprehur se: “E njëjta procedurë do të ndodhë edhe me nënkryetarët e bashkisë në vijim.” Ky zhvillim vjen në vazhdën e një serie dorëheqjesh në disa bashki të juglindjes, ndërsa në terren pritet…
Viktor Kuka është në mesin e futbollistëve të asaj gjeneratës së ‘artë’ tek skuadra e Dritës. Mbrojtësi i majtë, i cili tashmë luan tek skuadra e Vëllaznimit, deklarohet optimist se skuadra kampione e Kosovës do të kalojë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, ai tha se do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Differdange, por që është i bindur në suksesin e ish skuadrës së tij, me të cilën luajti në Evropë. “Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për Dritën, duke pasur parasysh se kanë hasur në…
Bashkimi Evropian po kërkon përditësime nga Izraeli për zbatimin e një marrëveshjeje të re për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës, tha të martën shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas. Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së takohen sot në Bruksel, pas një marrëveshjeje të re për ndihmat në Gazë, e cila është arritur kryesisht nga Kallas dhe ministri i jashtëm izraelit, Gideon Saar. Saar u takua me liderët e BE-së të hënën, pasi javën e kaluar u pajtua të lejojë hyrjen e ushqimit dhe karburantit të domosdoshëm në enklavën bregdetare me 2.3…
Astrit Fazliu: Rezultati nga ndeshja e parë nuk jep komoditet, por besoj që Drita do të kalojë tutje
Sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes FC Differdange dhe Dritës, në kuadër të turit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve. Drita ka fituar duelin e parë të luajtur në ‘Fadil Vokrri’, një javë më parë, me rezultat 1-0, megjithatë, gjithçka mbetet e hapur për sfidën që do të zhvillohet sonte në Luksemburg. Skuadra nga Kosova, e udhëhequr nga trajneri Zekirija Ramadani, do të kërkojë rezultat pozitiv për të kaluar më tej në raundin e dytë dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane. Ish futbollisti i këasj skuadre, Astrit Fazliu, është prononcuar për ‘GazetaBlic Sport’, para këtij takimi. Fazliu është paraqitur me…
Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka paraqitur dorëheqjen e tij, vetëm një ditë pasi presidenti Volodymyr Zelensky e propozoi atë për postin e ministrit të ri të Mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, Zelensky ka propozuar Yulia Svyrydenko, aktualisht zëvendëskryeministre e parë, për të marrë drejtimin e qeverisë si kryeministre e re. Shmyhal ka shërbyer si kryeministër që nga marsi i vitit 2020, duke u bërë udhëheqësi më jetëgjatë i qeverisë ukrainase që nga shpallja e pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Nëse parlamenti miraton dorëheqjen e Shmyhal, e gjithë qeveria do të japë dorëheqjen formalisht. Ligjvënësit kanë…
Gjermani – Kreu i qeverisë, Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”, në Bavari, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës. Në këtë event kulturor me rëndësi ndërkombëtare, Rama mbajti një fjalim reflektues mbi vlerat europiane, rolin e artit dhe kulturës si ura bashkimi, si dhe mbi vendin që zë Shqipëria në këtë trashëgimi shpirtërore dhe historike. Ai theksoi se Europa nuk është thjesht një strukturë politike apo ekonomike, por një civilizim që ndërtohet përmes ndjeshmërisë, bukurisë dhe krijimit. Edi Rama: Të gjendesh këtu, nën harqet e një pallati që lindi jo…
Alvaro Carreras ka shprehur krenarinë e tij që është në gjendje të luajë për Real Madridin. Gjatë prezantimit të tij zyrtar si lojtar i ri për Los Blancos, Carreras ishte padyshim i emocionuar gjatë eventit. Duke folur para audiencës gjatë ceremonisë, ai deklaroi: “Erdha këtu si djalë dhe u ktheva si burrë.” “Premtoj të jap gjithçka që kam. Do të luftoj çdo minutë në fushë dhe do të jap gjithçka nga vetja. HALA MADRID!” Carreras iu bashkua Real Madridit pasi kishte bërë 68 paraqitje për Benficën, në të cilat shënoi pesë gola dhe dha gjashtë asiste. /GazetaBlic Sport
Një i burgosur 20-vjeçar francez, i cili u arratis javën e kaluar nga burgu duke u fshehur në valixhen e një shoku të qelisë që po lirohej, është arrestuar të hënën në mëngjes pranë qytetit Lyon, kanë bërë të ditur prokurorët. Ai u kap ndërsa po dilte nga një bodrum në zonën Corbas, afër Lyonit. Shoku i tij, që e ndihmoi në arratisje, ende nuk është kapur. Arratisja ndodhi të premten. I burgosuri ishte duke vuajtur dënimin për vrasje si pjesë e një grupi kriminal dhe për shkelje të ligjit mbi armët. Përveç kësaj, ai ishte nën hetim edhe në…
