Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026

Sela takohet me deputetin austriak Minnich, në fokus integrimi evropian (FOTO)

29 Nëntor, 2026

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

29 Nëntor, 2026

Tre ditë nga grabitja e arit në Kumanovë: Si lëvizën autorët e maskuar dhe ku dyshohet se janë arratisur

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

TV NewsBy TV News15 Korrik, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Policia spanjolle ka arrestuar tetë persona pas tre netësh përleshjesh midis grupeve të ekstremit të djathtë dhe emigrantëve nga Afrika e Veriut në një qytet në Spanjën juglindore, tha qeveria të hënën.

Në një nga përplasjet më të ashpra të viteve të fundit në Spanjë, dhjetëra të rinj, disa me kapuçë në kokë, u përleshën me forcat e policisë të dielën në mbrëmje në qytetin Torre Pacheco, në rajonin juglindor të Murcias. Protestuesit hodhën shishe qelqi dhe sende të tjera në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit reagoi duke përdorur plumba gome për të shpërndarë turmat dhe për të qetësuar situatën.

Trazirat erdhën pas një sulmi ndaj një burri në fund të të 60-ave, i identifikuar nga mediat si Domingo Tomas. Ai deklaroi për transmetuesin LaSexta se ishte sulmuar javën e kaluar në një varrezë nga dy burra që flisnin në një gjuhë që ai nuk e kuptonte. “Njëri prej tyre më hodhi përtokë dhe më goditi. Gjithçka ndodhi shumë shpejt,” tha ai.

Autoritetet arrestuan dy shtetas të huaj të dyshuar për përfshirje në sulm, ndërsa janë ende në kërkim të autorit kryesor, tashmë të identifikuar. Gjashtë persona të tjerë – pesë spanjollë dhe një me origjinë nga Afrika e Veriut – u arrestuan për krime si sulm, çrregullim publik, krime urrejtjeje dhe dëmtim prone, njoftoi Ministria e Brendshme.

Popullsia e Torre Pachecos përbëhet rreth një e treta nga emigrantë, përfshirë edhe gjeneratën e dytë. Zona përreth qytetit strehon një numër të madh punëtorësh sezonalë të bujqësisë, që mbështesin një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së rajonit të Murcias.

Kryetari i Bashkisë, Pedro Ángel Roca, u bëri thirrje komuniteteve të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin përplasjet:
“I kërkoj komunitetit të emigrantëve të mos dalin nga shtëpitë dhe të mos përballen me protestuesit, sepse përballja nuk sjell asgjë veç frikës.”

Ministri i Brendshëm, Fernando Grande-Marlaska, fajësoi retorikën anti-emigracion të ekstremit të djathtë dhe partive si Vox për nxitjen e dhunës, duke theksuar se kjo propagandë e lidh në mënyrë të pajustifikuar imigracionin me kriminalitetin. Ai shtoi se trazirat u organizuan përmes rrjeteve sociale.

Nga ana tjetër, lideri i Vox, Santiago Abascal, hodhi poshtë çdo përgjegjësi të partisë së tij për incidentet, duke akuzuar qeverinë për një politikë të dështuar migracioni.

Ndërkohë, ministrja e Migracionit, Elma Saiz, theksoi:
“Spanja nuk është një vend që përndjek emigrantët. Nëse ka arsye për të dalë në rrugë, është për të mbrojtur të drejtat e mijëra njerëzve që po jetojnë me frikë.”

Një banor lokal, Abdelali, emigrant nga Afrika e Veriut, i tha agjencisë Reuters se kishte frikë të dilte në rrugë:
“Ne duam paqe. Nuk kërkojmë asgjë tjetër.”

Trazirat rikujtojnë protestat e dhunshme anti-imigracion që tronditën qytetin El Ejido në Almeria në vitin 2000, pas vrasjes së tre qytetarëve spanjollë nga emigrantë marokenë — një kujtesë se tensionet etnike dhe sociale mbeten një plagë e hapur në disa pjesë të vendit.

Lexuar: 15

Lajme te ngjashme

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Lajmet e fundit

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026

Policia qëllon me plumb gome deputetin e PD-së

29 Nëntor, 2026

Imërlije Saliu: Për dy vite e gjysmë qeverisje, VLEN ka rezultate konkrete

29 Nëntor, 2026

Arrestohen dy persona nga Kumanova, dyshohen për vjedhje në kazermë

29 Nëntor, 2026

Venera Azizi me mesazh të fortë për kumanovarët: Kërkoni atë që u takon, na kërko llogari!

29 Nëntor, 2026

Pasuria e liderëve politikë: Çfarë deklaruan para dhe pas marrjes së funksioneve?

29 Nëntor, 2026

Shkon në Kuvend propozimi për lirimin e makinave, dogana nga 7.000 € pritet të bjerë në rreth 2.700 €!

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.