Autor: TV News
Një agresor me shpatë plagosi disa persona në një shkollë të mesme në Suedinë qendrore të premten, thanë autoritetet, ndërsa raportet e medias treguan se policia e kishte qëlluar të dyshuarin. “Një sulmues i armatosur me shpatë ka hyrë në Brinellskolan dhe ka plagosur disa persona”, tha komuna Fagersta në një deklaratë, duke shtuar se sulmuesi ishte ndaluar nga policia. “Policia po vazhdon të punojë në vendngjarje me një numër burimesh të ndryshme. Publikut i kërkohet të respektojë bllokadat dhe të dëgjojë udhëzimet e policisë.” Gazeta lokale Aftonbladet raportoi se një person që mbante një hanxhar ishte qëlluar në këmbë…
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, si të dyshuar për vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Leposaviq. Në njoftim shtohet se, sipas ankuesit, të dyshuarit kishin vjedhur 12,000 euro, 40,000 dinarë, si dhe dy zinxhirë ari, përcjell Gazeta Express. ‘’ – N.V. (2006), i arrestuar në fshatin Borovë, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti është gjetur një fishek për pistoletë. – N.L. (2007), i arrestuar në Leshak, Leposaviq. Gjatë kontrollit, tek i njëjti janë gjetur 5,300 euro, të cilat dyshohet se janë para të përfituara nga rasti. Të dy këta persona, me urdhër të Prokurorit…
Kombëtarja e Kosovës në volejboll ka nisur me fitore pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026 duke triumfuar 3-0 ndaj Algjerisë. Vashat kosovare zhvilluan një paraqitje të sigurt dhe bindëse duke treguar forcë, karakter dhe përgatitje të mirë në përballjen e parë të tyre në këtë garë. Fitorja 3-0 përbën një start të rëndësishëm për Kosovën në Lojërat Mesdhetare dhe është një rezultat që i jep ekipit motivim për sfidat e radhës. Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, e ka vlerësuar suksesin e volejbollisteve kosovare duke i përgëzuar për paraqitjen dhe duke theksuar se kjo fitore është një dëshmi e…
Numri i kartëmonedhave në qarkullim në Bashkimin Evropian po rritet, pavarësisht përdorimit të gjerë të pagesave përmes telefonave të mençur. Të dhënat e reja tregojnë se zjarret e mëdha që kanë përfshirë pjesë të Evropës po nxisin gjithashtu kërkesën për të mbajtur para të gatshme si rezervë për raste emergjente. Ndërsa paratë e gatshme kanë kaluar në plan të dytë përballë pagesave elektronike në shumë qytete evropiane, sasia e parave fizike në qarkullim në fakt po rritet, deklaroi Philip Lane, kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Ekspertët thonë se rritja e përdorimit dhe mbajtjes së parave të gatshme lidhet me…
Tifozët e Crvena Zvezdës kanë përsëritur skenat provokuese ndaj Kosovës. Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Viktoria Plzenit, në tribunat e stadiumit të klubit serb u shpalos harta e Kosovës nën flamurin e Serbisë. Kjo nuk është hera e parë që tifozëria e Zvezdës përdor simbole të tilla gjatë ndeshjeve evropiane, pavarësisht masave disiplinore të ndërmarra në raste të mëparshme. Pamjet nga tribunat janë publikuar në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta. Në fushë, Crvena Zvezda e mbylli ndeshjen me fitore 3-0 ndaj Viktoria Plzenit, por vëmendjen jashtë lojës e mori edhe koreografia e tifozëve vendas.
Futbollisti serb Uros Milosevic u arrestua në Portugali të mërkurën, pasi policia atje ndaloi një furgon që ai po drejtonte në autostradën A6. Në automjetin e drejtuar nga 31-vjeçari Miloseviç, u gjetën më shumë se një ton e gjysmë kokainë, me vlerë mbi 70 milionë euro, si dhe armë lufte.Policia gjyqësore portugeze kreu një operacion spektakolar përgjimi në autostradën A6, duke i dhënë një goditje të fuqishme “Kartelit të Ballkanit” famëkeq, i cili është lajmi kryesor në mediat portugeze këto ditë.Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte se pas timonit të furgonit të ngarkuar me drogë…
13 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është në prag të një prej ditëve më të veçanta për të. Artistja pritet të festojë ditëlindjen e saj më 21 gusht, ndërsa këtë moment duket se po e pret me shumë entuziazëm. Përmes një postimi në Instagram, Dua ka ndarë një fotografi nga pushimet e saj, teksa shfaqet e veshur me të zeza. “Jam e fiksuar pas ditëlindjeve dhe, sa për ironi, e imja është nesër… 31 ””, ka shkruar ajo me humor, duke treguar se mezi po pret të vijë dita e saj e veçantë. Dua Lipa, e cila këtë…
……“Pobjeda”/Podgoricë:Portali “Vidovdan” që është i lidhur me qarqe të afërta me klerin dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse Serbe, publikoi një artikull nē të cilin, pa cituar asnjë burim ose provë të vetme, pretendon se ekziston një “ofertë sekrete amerikane për Serbinë” që përfshinë një rivizatim radikal të kufijve në Ballkan. Në tekstin e botuar më 18 gusht nën titullin:”Oferta sekrete amerikane për Serbinë”, praktikisht njoftohet zhdukja e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (por edhe e Kosovës v.j) si shtete sovrane. Ky skenar paraqitet si plan i supozuar i Uashingtonit për “stabilizimin” e rajonit dhe integrimin e tij të…
Ministrja kantonale me rrënjë nga Kosova, Ylfete Fanaj, ka marrë mbështetjen unanime të anëtarëve të Partisë Socialdemokrate (SP) të qytetit të Lucernit për të kandiduar edhe për një mandat në Qeverinë e Kantonit të Lucernit. Anëtarët e SP-së së qytetit të Lucernit kanë nominuar njëzëri Ylfete Fanajn për rizgjedhje në zgjedhjet për Qeverinë kantonale të vitit 2027. Vendimi është marrë në kuadër të procesit të nominimit brenda partisë. Nominimi përfundimtar i Fanajt do të vendoset nga kongresi i jashtëzakonshëm i SP-së së Kantonit të Lucernit, i cili do të mbahet më 24 shtator 2026. Fanaj kishte bërë të ditur më…
Ministri i Drejtësisë, Akin Gurlek tha të premten se Turqia i ka kërkuar Interpolit të lëshojë një njoftim të kuq për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si pjesë e një ndjekjeje penale në lidhje me një sulm ndaj aktivistëve në bordin e Flotiljes Global Sumud që transportonte ndihma humanitare për në Gaza. Në një deklaratë të postuar në platformën turke të mediave sociale NSosyal, Gurlek tha se procedurat gjyqësore po vazhdonin para Gjykatës së 11-të të Lartë Penale të Stambollit kundër 35 të pandehurve, përfshirë Netanyahun dhe Afek Moskovitchin, për incidentin në ujërat ndërkombëtare. Ai tha se urdhër-arrestet e lëshuara për…
