Autor: TV News

Ndërkohë që protestuesit vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, tha se Tirana sot është në duart e qytetarëve. Ai theksoi se revolta e qytetarëve nuk ndalet. “Tirana është në duart e qytetarëve. Kryengritja vijon në rrugë paqësore, askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale. As narkoshteti e as banda e tij. Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë”, tha Noka.

Read More

Protestuesit e PD-së i kanë vënë zjarrin ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha. Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndalur para Vilës 31, ku kanë hedhur molotovë, ndërsa godina ka marrë flakë e gjitha. Kujtojmë që Vila 31 prej disa muajsh ishte kthyer në qendër të artistëve.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, e ka cilësuar paqësore marshimin e sotëm të protestiesve, e cila nisi prej orës 18:30 para kryeministrisë e vijoi më aps te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e më pas te ish-vila e diktatorit Enver Hoxha, ku u hodh molotov. Bardhi tha për mediat se asnjë nga protestuesit nuk provokoi, por u sumuan pa arsye nga ana e policsë me gaz lotsjellës. “Ka qenë marshim paqësor, jemi bllokuar në zhvillimin e protestës. Keni parë se si jemi sulmuar pa asnjë shkak me gaz lotsjellës. Jmei sulmuar pa asnjë motiv”, tha…

Read More

Ka përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve në zonën e ish-Bllokut. Dhjetëra portestues vijojnë të hedhin molotov dhe sende të forta në drejtim të uniformave blu, ndërkohë që policia ka reaguar duke hedhur ujë. Kujtojmë që protesta e PD ka nisur prej orës 18:30, e cila nisi e qetë pa incidente, por vijoi të agravohej pas marshimit të protestuesve.

Read More

Kryedemokrati Sali Berisha e ka justifikuar sulmin me molotov ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha si informacion të gabuar. Pas përfundimit të protestës, Berisha tha se ishin policë të maskuar si protestues ata që dhanë informacionin keqdashës dhe të gabuar se në atë vilë jeton Edi Rama, dhe protestuesit nuk u përmbajtën.Lexo edhe :Related Posts “Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish-diktatorit banon Edi Rama.  Dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri ata që ata t’i përvishen asaj banese. E gjithë beteja ishte shpërthim urrejtje…

Read More

shtë mbyllur pas 3 orësh protesta e thirrur nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme. Protesta nisi e qetë para Kryeministrisë, ku kryedemokrati Sali Berisha dhe mbështetësit e tij qëndruan për rreth 30 minuta, ndërsa nuk u shënua asnjë incident. Më pas, protestuesit vijuan marshimin e tyre drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës, ku patën disa përplasje me efektivët, të cilët nuk lejuan qytetarët të vijonin më tej, ndërsa ishin vendosur disa metra para godinës. Gjatë marshimit, protestuesit u vunë flakën kazanëve të mbeturinave, ndërsa vijuan rrugën e tyre drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës e më pas drejt…

Read More

Kanë dalë detaje të reja pas sulmit me molotov ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se brenda Vilës 31 (ish-vila e Enver Hoxhës) kanë qenë 7 shtetas të huaj francezë të një OJQ-je, të cilët po qëndronin aty.Lexo edhe :Related Posts Bëhet me dije se pas sulmit ata kanë dalë të tmerruar nga molotovët që protestuesit hodhën papritur, duke qëlluar godinën. Ndërkohë, kryedemokrati Sali Berisha tha se sulmi me molotov erdhi pasi protestuesit u keqinformuan se në atë vilë jetonte kryeministri Edi Rama. Gazetari Barkaj…

Read More

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka reaguar pas sulmit me molotv që u bë nga protestuesit e PD mbrëmjen e sotme ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Gonxhja sqaron se ish-vila e diktatorit është shndërruar në një godinë në funksion të artistëve të huaj. Ai e cilësoi ngjarjen si një akt të rëndë dhe të papranueshëm, duke theksuar se në momentin e sulmit brenda godinës ndodheshin 12 artistë, shumica prej tyre të huaj. Sipas tij, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa autoritetet janë duke informuar dhe qetësuar familjarët…

Read More

Takimi i fundit mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti, ka nxjerrë në pah tensionet e vazhdueshme rreth zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. Çfarë do të ndodhë në katër ditët e mbetura deri në përfundimin e afatit kushtetues? Hamza theksoi se përgjegjësia për procesin e zgjedhjes së Presidentit është e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë detyrë si të padiskutueshme për partinë më të madhe në parlament. Ai nënvizoi se ata që kanë mandatin për të qeverisur, duhet të sigurojnë zgjedhjen e një figure të re në krye të shtetit. Pas mbledhjes së Kryesisë së…

Read More