Autor: TV News
Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim të fortë ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë. Vendimi i Gjykatës u mor me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjor. Por, Qeveria e Kosovës vlerëson këtë arsyetim si të pabazuar ligjërisht dhe si një interpretim të njëanshëm dhe arbitrar të dispozitave ligjore. Në deklaratë theksohet se neni 31 i…
“Unë nuk jam në anën e askujt”, Trump: S’do ta furnizojmë Kievin me raketa me rreze të gjatë veprimi
Presidenti Donald Trump në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë tha se administrata amerikane nuk ka ndërmend të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi. “Nuk jam në anën e askujt. Dua që vrasjet të ndalen. Kjo është ana në të cilën jam”, tha këtë të martë Presidenti amerikan Donald Trump kur u pyet nëse mbante anën e Ukrainës. Sipas gazetës britanike The Financial Times, Kievi i ka kërkuar Uashingtonit raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por administrata Trump ende nuk ka marrë ndonjë vendim për shkak të shqetësimeve në lidhje me përdorimin e tyre…
Një nga frutat më të dashura të sezonit është padyshim pjepri. I freskët, lëngshëm dhe aromatik, ky frut mund të ngrejë lart çdo tryezë verore nga sallatat e thjeshta të frutave deri te smoothiet dhe ëmbëlsirat freskuese. Megjithatë, zgjedhja e një pjepri të pjekur është një sfidë për shumë njerëz, veçanërisht kur nuk mund ta presim para se ta blejmë. Pra, si mund të sigurohemi që pjepri që zgjedhim është i ëmbël dhe i pjekur? Ja disa këshilla bazë për t’ju ndihmuar të identifikoni frutin ideal. Për të zgjedhur një pjepër të pjekur dhe të shijshëm, së pari duhet të…
Shkëndija e Tetovës ka kaluar në avantazh ndaj The New Saints. Tamba ka realizuar në ndeshjen që po zhvillohet në Shkup, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 1 me 0. /GazetaBlic Sport/ The post Shkëndija e Tetovës në avantazh ndaj The New Saints appeared first on GazetaBlic.
Kryetari i PD Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se përdori skemat mbështetëse në bujqësi për të siguruar mbështetje në zgjedhje për Partinë Socialiste. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se këtë vit vendosi 200 milionë euro garanci sovrane për kredi të buta “Njeriu që shkatërroi bujqësinë shqiptare, njeriu që shkatërroi blegtorinë në kuptimin pothuaj të përgjysmimit të krerëve, dhe si shkak rënia dramatike e prodhimit të qumështit dhe prodhimeve të tjera blegtorale bujqësore, u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët. Natyrisht jo për fermerin e…
Sulmet izraelite gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të së martës i kanë vrarë më shumë se 90 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë, thanë zyrtarët shëndetësorë. Një nga sulmet në kampin e refugjatëve Shati në veri vrau një anëtar 68-vjeçar të Hamasit që ishte pjesë e legjislaturës palestineze, si dhe një burrë e grua dhe gjashtë fëmijët e tyre që po strehoheshin në të njëjtën ndërtesë, sipas zyrtarëve nga Spitali Shifa, ku u dërguan viktimat. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera. Një nga sulmet më…
Mbrëmjen e sotme, Egnatia do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Breidablik në transfertë. Përballja e parë e luajtur në Rrogozhinë përfundoi 1-0 për kampionët e Shqipërisë. Egnatia iu fal golit të Ildi Grudës në frymën e fundit, i cili debutoi me gol me fanellën rrogozhinase. Ja formacionet zyrtare të këtij takimi që fillon në ora 21:00. /GazetaBlic Sport/
Një depo në qytetin e Lipjanit është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të shpejtë të njësive emergjente. Lajmin e ka konfirmuar për media Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, Sadri Shamolli, i cili tha se ekipet janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit. “Jemi në terren dhe po angazhohemi për shuarjen e zjarrit. Po ashtu jemi duke u përpjekur që të mos lejojmë përhapjen e tij në objektet përreth,” deklaroi Shamolli.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se nëse Brazili, Kina dhe India vazhdojnë të tregtojnë me Rusinë, do të përballen me sanksione të ashpra. Rutte e bëri deklaratën gjatë një takimi me senatorë në Kongresin e SHBA-së, një ditë pasi Presidenti Donald Trump njoftoi dërgesa të reja armësh në Ukrainë dhe kërcënoi të vendoste tarifa dytësore prej 100% për blerësit e eksporteve ruse nëse një marrëveshje paqeje nuk nënshkruhet brenda 50 ditëve. Lidhur me vendosjen e armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se detajet nuk janë diskutuar ende,…
Ish lojtari i mirënjohur i futbollit kosovar, Ismet Ramushi, ka dhënë komentin e tij para ndeshjes së sotme mes Differdange dhe Dritës. Ramushi është një figurë shumë e respektuar nga tifozët e Dritës, sepse ka luajtur me fanellën e kësaj skuadre për disa vite. Në prononcim e tij për ‘GazetaBlic Sport’, Ramushi tha se Drita nuk ka treguar potenicalin maksimal që ka në ndeshjen e parë, por që sonte pret paraqitje edhe më të mirë. “Tek ndeshja e parë, Drita nuk e ka treguar kualitetin e plotë që ka. Kemi pritur më shumë, sidomos me përvojën e duhur që ka…
