Autor: TV News
Endrit Shabani, kreu i Nisma Thurje, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale, ku i përgjigjet sërish Adriatik Lapajt, bashkëkryetarit të koalicionit “ Nisma Shqiëpria Bëhet”, pasi ky i fundit e akuzoi për pabesi, pasi Zeqir Kordhoni iu drejtua KQZ për të marrë mandatin e fituar në shtator nga koalicioni nëse do t’i vijë radha. Në reagimin e dytë Shabani thekson se i vjen keq për deklaratën e nxituar të Lapajt, duke shtuar se ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për dajën e tij, një burrë 60-vjeçar.Lexo edhe :Related Posts Sipas Shabanit reagimi i Zeqirit dhe i të tjerëve…
Fitorja në Rrogozhinë nuk mjaftoi. Egnatia është mposhtur mbrëmjen e djeshme në transfertë përballë Breidablik, në sfidën e kthimit të fazës së parë kualifikuese të UEFA Champions League. Ndeshja e zhvilluar në Islandë, përfundoi 5-0 në favor të vendasve. Pas këtij dueli ka folur edhe kapiteni i islandezëve, Hoskuldur Gunnlaugsson. Ky i fundit nuk ka kursyer fjalët “tallëse” për rrogozhinasit, duke treguar momente nga ndeshje e mbrëmshme,. “Po, pikërisht, dhe sonte të gjithë ishin shumë të kujdesshëm në shfrytëzimin e mundësive, përveç meje, mendoj. Ishim të përqendruar dhe punëtorë, dhe mendoj se fryma e ekipit shkëlqeu nëse e krahasoj veten…
Zyrtarë të Qeverisë siriane dhe udhëheqës të pakicës fetare druzi shpallën të mërkurën një armëpushim të ri pas luftimeve disaditore që kanë kërcënuar ta prishin rrjedhën e ndryshimit politik pas luftës civile në vend dhe kanë nxitur ndërhyrjen e Izraelit, fqinjit të fuqishëm të Sirisë. Nuk është ende e qartë nëse marrëveshja e re – e shpallur nga Ministria e Brendshme e Sirisë dhe nga një udhëheqës fetar druzi përmes një video-mesazhi – do të zbatohet. Një armëpushim i mëparshëm i shpallur një ditë më parë dështoi shumë shpejt. Një udhëheqës i shquar druz, sheiku Hikmat Al-Hijri, u distancua nga…
Forca të shumta policie, të armatosura rëndë, u panë në Arkivin shtetëror dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ata kryen kontrolle me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Mësohet se në ato aksione janë vënë në pranga katër zyrtarë. Operacionet e policisë erdhën në bazë të dyshimit të ngritur nga prokuroria për shpërdorim të postit dhe autoritetet zyrtar, sipas nenit 414 të kodit Penal të Republikës së Kosovës. Autoritetet theksojnë se informacione të mëtejshme do të bëhen të ditura për publikun në kohën e duhur. Policia e Kosovës njoftoi se operacioni është shtrirë në tri komuna, në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se disa raketa kundërajrore për sistemin mbrojtës, Patriot, janë tashmë rrugës për në Ukrainë, një ditë pasi njoftoi se vendet anëtare të NATO-s do të dërgonin armë në Ukrainë. Trumpi e ndryshoi qëndrimin e tij rishtazi, pasi më herët ishte kundër dërgimit të armëve amerikane në vendin e përfshirë nga lufta. “Ato po vijnë nga Gjermania”, u tha Trump gazetarëve mbrëmjen e së martës, pa dhënë më shumë hollësi. Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, tha se janë duke u bërë përgatitje për t’ia dorëzuar Ukrainës dy sisteme Patriot. Gjermania do…
Skuadra e Golden Eagle Yllit po bëhet gati për një sezon fantastik në edicionin e ardhshëm në Superligën e basketbollit kosovar. Ky edicion është i veçantë për Golden Eagle Yllin, pasi shënohet 50-vjetori i themelimit të klubit, një moment jubilar që drejtuesit duan ta kurorëzojnë me sukses dhe përfaqësim dinjitoz në të gjitha garat. Një nga prioritetet e stafit të ri drejtues ka qenë ruajtja e bërthamës vendore të ekipit. Klubi ka vazhduar kontratat me të gjithë lojtarët vendorë nga sezoni i kaluar, në krye me kapitenin, Gëzim Morina. Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘, kapiteni Morina tha se është…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa [email protected], kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional. Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhëti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në…
“Ukraina është gati për bisedime paqeje me Rusinë”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm ukrainas Andriy Sibikha. Ai gjithashtu përsëriti thirrjen e Kievit për një takim mes udhëheqësve të Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se ky mund të jetë hapi më efektiv për shkuar drejt një arritje armëpushimi. “Ne jemi të gatshëm për negociata të tilla në çdo format, në çdo vendndodhje gjeografike”, tha ai. Kremlini njoftoi më herët se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi ishte në krye të axhendës dhe se presidenca ruse po e monitoronte nga afër çështjen.
UEFA e përjashtoi klubin malazez të futbollit Arsenal Tivat për 10 vjet nga garat evropiane të mërkurën për një rast të manipulimit të ndeshjeve. Ndeshjet në fjalë ishin ndeshjet e raundit kualifikues të Ligës së Konferencës së Evropës në korrik 2023 kundër Alashkertit. Arsenal Tivat barazoi ndeshjen e parë jashtë fushe 1-1 dhe më pas humbi 6-1 në shtëpi në ndeshjen e kthimit. UEFA tha se Arsenal Tivat është përjashtuar deri në sezonin 2034-35, përfshirë edhe atë, dhe u gjobit me 500,000 euro. Drejtori sportiv Ranko Krgoviq dhe lojtari Nikola Celebiq u përjashtuan për jetë, ndërsa lojtarë të tjerë u…
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj dhe Besian Mustafa, kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal, duke iu bashkangjitur 17 të tjerave për kërkuar hetim për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij. Sipas tyre, vazhdimi i punës se tyre si qeveri është jo kushtetuese dhe e jashtëligjshme, duke përmendur edhe vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e arkave fiskale, e cila dëshmon se një deputet nuk mund të kryej dy pozita. Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se Kurti me ministrat e tij kanë zaptuar qeverinë duke qëndruar në…
