Autor: TV News

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të përballen të shtunën, më 19 korrik, dhe fituesi do të bëhet kampioni i padiskutueshëm i botës në boks në peshat e rënda. Dy boksierët përballen në stadiumin Wembley, ku Usyk mban titujt WBA, WBC, WBO dhe Ring Magazine, ndërsa Dubois është kampioni i IBF, transmeton GazetaBlic Sport. Dubois po përpiqet t’i japë fund rekordit të pamposhtur të Usyk dhe do të bëhej kampioni i parë britanik i padiskutueshëm në peshën e rëndë që nga Lennox Lewis në vitin 1999. Për ukrainasin, një fitore do ta shihte atë të arrinte 24 fitore në karrierën…

Read More

Presidenca ruse po e monitoron nga afër çështjen e furnizimit me armë për Ukrainën. Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili theksoi se furnizimi i Ukrainës me armë është një “biznes” dhe disa vende evropiane do të paguajnë për armët. Një bisedë e re telefonike midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump nuk është planifikuar, por mund të organizohet shpejt, shtoi Peskov. Ndërkohë, një burim i afërt me bisedimet tha për agjencinë Reuters se javën e ardhshme, të mërkurën, mund të mbahet një takim i shteteve që zotërojnë sisteme Patriot dhe i donatorëve për Ukrainën. Qëllimi i takimit është sigurimi…

Read More

Maurizio Sarri, trajneri 66-vjeçar i Lazios, u shtrua me urgjencë në spital të mërkurën, sipas shtypit italian, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar rëndë pas seancës stërvitore që ai drejtoi këtë mëngjes. Sarri ndodhet në klinikën private Vila Mafalda në Romë dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me problemin e tij shëndetësor. Klubi ende nuk ka lëshuar një deklaratë, por ka konfirmuar se trajneri do t’i nënshtrohet ekzaminimeve shtesë mjekësore. Ky lajm shkaktoi shqetësim midis tifozëve, veçanërisht pasi Sarri u rikthye së fundmi në krye të ekipit, pasi kishte nënshkruar një kontratë të re dyvjeçare me…

Read More

Uria nuk e përcakton vetëm urinë, përkundrazi, është një krizë biologjike me pasoja serioze dhe shpesh të pakthyeshme. Aftësia e trupit të njeriut për të mbijetuar pa ushqim është mbresëlënëse, por edhe e kufizuar. Sipas vlerësimeve, një person mund të mbijetojë pa ushqim për rreth 3 javë deri në 2 muaj, për sa kohë që vazhdon të pijë lëngje. Kohëzgjatja e saktë varet nga faktorë të ndryshëm, siç janë mosha, gjinia, gjendja fizike, prania ose mungesa e sëmundjeve kronike dhe rezervat e yndyrës dhe masës muskulore. Por çfarë ndodh saktësisht me trupin kur nuk konsumojmë ushqim? Në ditët e para,…

Read More

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një shtesë buxhetore prej 9.8 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe sektorin e mbrojtjes, në përpjekje për të përballuar vazhdimin e luftës me Rusinë, e cila po zgjat më shumë se dy vjet pa shenja përfundimi. Sipas njoftimit të ligjvënësve dhe Ministrisë së Financave, ndryshimet e reja në buxhet rrisin shpenzimet totale të mbrojtjes për vitin 2025 në 2.2 trilionë hryvnia (rreth 53.2 miliardë dollarë) një nivel rekord për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus. Shtesa prej 412 miliardë hryvnash synon të mbulojë nevojat urgjente për armatim, pajisje ushtarake dhe mbështetje logjistike për forcat e…

Read More

Kosova U20 në basketboll është renditur përfundimisht në vendin e dytë në Grupin D të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, duke siguruar për herë të parë një vend në çerekfinale të këtij kompeticioni. Në ndeshjen e katërt dhe të fundit të grupit, Kosova është mposhtur nga Turqia me rezultatin 88:44 (26:10, 24:0, 16:16, 22:18). Skuadra turke e ka dominuar në pjesën e parë, duke fituar bindshëm dy periodat e para, përkatësisht 26:10 dhe 24:0. Megjithatë, pjesa e dytë ka qenë më e balancuar, ku Dardanët kanë arritur ta barazojnë çerekun e tretë 16:16, ndërsa çerekun e fundit e kanë humbur…

Read More

Një cisternë e huaj është sekuestruar nga Irani në Gjirin e Omanit për kontrabandë të 2 milionë litrave karburant, njoftoi të hënën kreu i gjyqësorit në provincën Hormozgan, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr të Iranit. “Gjatë procesit të vazhdueshëm të monitorimit të lëvizjeve të dyshimta të kontrabandës së karburantit në Gjirin e Omanit, oficerët inspektuan një cisternë të huaj sepse nuk kishte dokumente ligjore për ngarkesën e saj dhe e arrestuan atë me akuzën e transportimit të 2 milionë litrave karburant të kontrabanduar”, tha Mojtaba Ghahramani, kreu i gjyqësorit në Hormozgan, sipas telegramit Mehr. Zyrtari gjyqësor shtoi se 17 anëtarë…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi u ndal këtë të Mërkurë në Bashkinë e Dibrës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e kësaj bashkie dhe drejtorët e bashkisë, në kuadër të ristrukturimit Kombëtar të pushtetit vendor. Klosi zhvilloi një vizitë edhe në zyrën e shërbimeve e-albania që është ngritur për qytetarët brenda bashkisë. Klosi tha se kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe sidomos për pensionistët dhe ata që nuk din të përdorin teknologjinë. Sa i përket dorëheqjeve masive në pushtetin vendor, përfshirë bashkinë e Dibrës, Klosi tha se është në kuadër të rritjes së performancës…

Read More

Trajneri i skuadrës së Prishtinës, Arsim Thaqi, është paraqitur në konferencën për media para ndeshjes kthyese ndaj Sheriff Tiraspol. Thaqi tha se humbja prej 4 me 0 në ndeshjen e parë nuk ishte rezultat real dhe se forcat e dy skuadrave do të shihen nesër në ‘Fadil Vokrri’, transmeton GazetaBlic Sport. “Është humbje që mendoj se është e thellë, nuk është rezultat real. Por, forcat e të dyja ekipeve mendoj se do të tregohen nesër para tifozëve tonë. Kështu që shpresoj që gjërat të shkojnë ashtu siç i kemi planifikuar ne, dhe normal për ne do të ishte shumë e…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një tjetër postim në rrjetin social ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj tendave të hekurit që kanë zënë hapësirat publike. Gjithashtu ai thekson se do të anullohen ligjërisht të gjitha legalizimet e këtyre tenderave, ndërsa thekson se do të ndëshkohen të gjithë ata nëpunës të ALUIZNI-t dhe Kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale. Njoftimi: 🔴 Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anulluar ligjërisht, por…

Read More