Autor: TV News

Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar raportimet e gazetës britanike Financial Time se ka patur një bisedë telefonike me Zelenskyn, të cilin e kishte pyetur nëse do të sulmonte Moskën. Ai theksoi se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. “Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, tha Trump. I pyetur se çfarë opsionesh priste të kishte nëse Rusia nuk i përgjigjej ultimatumit, ai tha: Epo, në fund të 50 ditëve, nëse nuk kemi një marrëveshje, do të jetë, shumë keq… tarifat do të vazhdojnë dhe sanksione të tjera do të vazhdojnë. Presidenti Trump ka shprehur mbështetje edhe për publikimin…

Read More

Aplikimet për nismën e quajtur ‘Paketa e Maleve’ e prezantuar nga qeveria si një mundësi e mirë për të investuar ne bujtina në zonat rurale, duket se po ecin me ritme të shpejta. Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar në një postim në facebook, ku ka publikuar shifrat konkrete të aplikimeve si dhe ka përsëritur thirrjen për investitorët. “Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë. Të gjithë emigrantët posaçërisht, po edhe të gjithë ata që jetojnë në Shqipëri e duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në…

Read More

Vllaznia e nisi me disfatë rrugëtimin europian në sfidën e parë ndaj Daugavpils, ku u mund në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0. Klubi shkodran ka ende shpresa për kualifikimin në turin e dytë të Conference League. Vllaznia do të zbresë në fushën e lojës nesër në orën 17:00 përballë letonezëve në transfertë. Kuqeblutë i ndjek një “mallkim” në transfertë në garat europiane, ku kanë 14 vite pa fituar jashtë Shqipërisë. Fitorja e fundit e Vllaznisë në një transfertë në garat europiane daton më 30 qershor të vitit 2011. Asokohe, shkodranët triumfonin me shifrat 1-0 ndaj Birkirkara të Maltës falë golit…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit, një nga më të mëdhenjtë dhe më të ngarkuarit në Kanada , u mbyll për gati një orë të martën pasi një aeroplan i vogël u raportua se ishte “rrëmbyer”, sipas autoriteteve. Policia tha se mori një raport në orën 13:10 (ora lokale; 23:10 ET) se një Cessna 172, një aeroplan me një motor dhe katër vende, ishte ” rrëmbyer në zonën e Ishullit të Vankuverit dhe po i afrohej hapësirës ajrore pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Vankuverit” (perëndim). “I dyshuari ishte personi i vetëm në bordin e avionit”, tha Policia Mbretërore Kanadeze e Kalëruar në një…

Read More

Liridon Balaj padyshim ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit të Dritës në dy ndeshjet e para në Europë ndaj Differdange. Balaj i cili erdhi tek Drita në këtë afat kalimtar të verës, la përshtypje pozitive, si në fitoren 1:0 në Prishtinë, poashtu edhe dje me asistimin e tij në fitoren 2:3 në Luksemburg. 25 vjeçari thotë se stafi i klubit e priti shumë mirë, andaj ambientimi ishte i lehtë tek “Intelektualët”, teksa shprehet i lumtur për kalimin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. “Fitore mjaft e rëndësishme, nuk ishte e lehtë, por me…

Read More

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë refuzuar plotësisht mocionin e mbrojtjes që kërkonte heqjen e disa fakteve materiale nga aktakuzave ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Mocioni kishte për qëllim të sfidonte përfshirjen e ngjarjeve që kanë ndodhur para majit të vitit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999. Smith tha se “ajo çfarë kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por është një pjesë e një akuze në formën e fakteve të materialeve të caktuara” qw sipas tij përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzës. Sipas Smith, rregulla 130 nuk…

Read More

Autoritetet turke po përballen me një situatë të vështirë për shkak të zjarreve që kanë përfishrë një zonë pyjore në rajonin Sarkoy të provincës Tekirdag (Turqia veriperëndimore). Autoritetet lokale kanë evakuuar tashmë shtatë vendbanime në zonën ku janë përhapur flakët, ndërsa katër persona janë dërguar në spital me probleme të frymëmarrjes. Përveç forcave zjarrfikëse, 21 mjete ajrore kanë ndërhyrë për të vënë zjarrin nën konrtoll. Edhe pse shkaku i zjarrit nuk dihet ende, po hetohet nëse është shkaktuar nga ndonjë zog që ka rënë mbi linjat e energjisë elektrike. Që nga fundi i qershorit, në Turqi kanë shpërthyer mesatarisht 77 zjarre në ditë./vizionplus.tv

Read More

Skuadra e Dritës ka fituar dje ndaj Differdange me rezultatin 2-3 dhe tashmë është bërë skuadra e parë kosovare që kalon raundin e parë kualifikues të Champions League. Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani u shpreh tejet i lumtur për triumfin e skuadrës së tij, si në Prishtinë (1:0) ashtu edhe në Luksemburg (2:3), shkruan GazetaBlic Sport. “Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë, dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional…

Read More

Sara Hoxha dhe Erik Fullani nuk po fshihen më. Çifti i ri është kapur pranë plazhit në jug të Shqipërisë, dhe duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit. Fotografia vjen vetëm pak ditë pas deklaratës së Ledri Vulës në emisionin e Alketa Vejsiut, ku foli për ish të dashurën e tij. “Po duket e lumtur me këtë djalin, kur Sara është e lumtur, edhe Poi është e lumtur”, tha reperi për lidhjen e re të nënës së vajzës së tij.  

Read More

Një i ri me origjinë shqiptare, që tentoi t’i shpëtonte kontrollit të policisë ka ndërruar jetë tragjikisht. Ngjarja ka ndodhur në Treviso, Itali ditën e djeshme. Sipas mediave italiane, në momentin që pa patrullën e karabinierëve, 23-vjeçari u largua me shpejtësi me makinën e tij dhe pas disa metrash u përplas me dy pemë. Përplasja ishte aq e fortë, sa Kevin ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, dyshohet se i riu kishte disa doza kanabisi me vete, të cilat u gjetën të shpërndara pranë makinës së shkatërruar. Aksidenti ndodhi në zonën e San Giovanni-t, ku i riu hasi…

Read More