Autor: TV News

Dy shenja që nuk do të kenë kurrë problem të marrin atë që duan në jetë pasi të kuptojnë potencialin e tyre janë Akrepi dhe Peshqit. Ata kanë një aftësi të mahnitshme për të bërë që gjërat të ndodhin. Janë shenja magnetike, simpatike dhe joshëse dhe sapo të kuptojnë sharmin dhe joshjen e tyre, mund të arrijnë lehtësisht çdo gjë që vendosin në mendje. AkrepiAkrepi është një shenjë uji. Në astrologjinë tradicionale, Marsi sundon Akrepin, duke i bërë ata të ndjekin suksesin. Vendosmëria e tyre e patrembur i bën të pandalshëm, ndërsa planeti modern sundues i Akrepit, Plutoni, i jep…

Read More

Sulme të fuqishme ajrore tronditën kryeqytetin sirian Damask në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke pasur si objektiv Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Izraeli paralajmëroi veprime të forta kundër forcave qeveritare siriane që po kryejnë sulme ndaj komuniteteve druze në jug të vendit. Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve, avionë luftarakë izraelitë fluturuan në lartësi të ulët mbi Damask dhe realizuan një seri goditjesh intensive në zonën qendrore të qytetit. Një sërë shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan në afërsi të ndërtesave qeveritare, ndërsa një re e dendur tymi u ngrit nga zona ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes. Autoritetet izraelite kanë…

Read More

Luka Modric ka thënë se dashuria për Milan kishte lindur që në fëmijëri, kohë kur e ndiqte me pasion Serie A dhe kishte si idhull Zvonimir Boban, legjendën kroate të kuqezinjve. Për këtë arsye, vendimi për të pranuar ofertën e klubit nga Milano ishte i lehtë për të, pavarësisht interesimit nga ekipe të tjera. Mesfushori kroat tashmë është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi deri në vitin 2027. “Si fëmijë, e shikoja shumë Serie A dhe Milani ishte ekipi im i preferuar, sepse idhulli im, Boban, ishte atje. Pata oferta…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti, një ndër kompanitë më të mëdha gjermane, “Schwarz Group”, ka shprehur interes për të investuar në disa fusha të ndryshme në Shqipëri, me arguementin se vendi ynë po kthehet  në një pikë kyçe në rajon. Në një psotim në profilin e tij në facebook, kreu i qeverisë publikoi edhe pamje nga takimi brenda kompanisë së njohur. Vizita në ambientet e biznesit gjerman u realizua në mbyllje të vizitës dy ditore të kryeministrit në Bavari.

Read More

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Qeverinë e Gjeorgjisë për atë që e cilëson si “shkelje serioze të të drejtave dhe lirive themelore”, duke e vënë në dijeni se mosrespektimi i vazhdueshëm i rekomandimeve të Bashkimit Evropian mund të çojë në pezullimin e udhëtimit pa viza për qytetarët gjeorgjianë. Në një letër drejtuar ministres së Jashtme, Maka Botchorishvili, drejtoresha e Përgjithshme për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Beate Gminder, iu referua gjetjeve të Raportit të Shtatë për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, i miratuar nga Komisioni në dhjetor të vitit 2024. Raporti evidentoi shkelje nga ana e Gjeorgjisë, sidomos në lidhje me…

Read More

Me fillim nga ora 18:00, djelmoshat e Kombëtares së Kosovës U20 në basketboll, do të përballen me kundërshatrët e tyre nga Turqia. Kjo sfidë do të jetë vendimtare për kombëtaren që do të dalë si fituese nga Grupi D, transmeton GazetaBlic Sport. Duhet cekur që ‘Dardanët’ kanë siguruar kalimin për herë të parë në një çerekfinale të Evropianit, Divizioni B, por do të ishte një tjetër sukses i madh, nëse do të përfundonin në vendin e parë. Kosova dhe Turqia kanë nga tri fitore, duke qenë të pamposhtura deri më tani.

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha është shprehur skeptik për premtimin e qeverisë shqiptare se brenda 5 viteve vendi ynë do të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor, Berisha theksoi se Bashkimi Evropian është e vetmja rrugë për Shqipërinë por sipas tij ka ende shumë punë për të arritur standardet e BE. “Viti 2030 nuk është realist për integrimin, por rruga jonë nuk mund të ndryshojë. Nuk kemi rrugë tjetër”, tha Berisha. Berisha i bëri apel Brukselit të mos i japë rëndësi stabilitetit në kurriz të standardeve demokratike. “Në rast se ju i jepni përparësi stabilokracisë…

Read More

Robin Kaye, një nga figurat kyçe të emisionit televiziv “American Idol”, dhe bashkëshorti i saj Thomas Deluca janë gjetur të vrarë në banesën e tyre në Los Angeles, në një rast që dyshohet të jetë vrasje e dyfishtë. Autoritetet kanë arrestuar të dyshuarin 22-vjeçar, Raymond Boodarian. Policia e Los Angeles-it njoftoi se trupat e pajetë të çiftit, të cilët ishin qëlluar me armë zjarri, u zbuluan gjatë një kontrolli mirëqenieje në shtëpinë e tyre në White Oak Avenue, të hënën në orën 14:30. Paramedikët e zjarrfikëses i shpallën të vdekur në vendngjarje. Gjatë hetimeve u zbulua se më 10 korrik,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë të papritur këtë të mërkurë në qytetin e Vlorës, vetëm pak orë pasi është kthyer nga një vizitë private në Gjermani. Rama mbërriti rreth mesditës me një helikopter ushtarak tip “Cougar”, i cili u ul në ish-fushën e aviacionit pranë qytetit bregdetar. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për arsyen e vizitës së Ramës në Vlorë, e cila vjen vetëm një javë pasi ai zhvilloi një takim në Bashkinë e qytetit. Në atë takim, Kryeministri kërkoi shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe administratorëve vendorë, duke theksuar nevojën për rifreskimin e stafit dhe përmirësimin…

Read More

Drejtuesit e Napolit janë jashtëzakonisht aktivë në tregun e transferimeve të verës dhe kanë përfunduar tre transferime brenda disa orësh. Kampionët italianë kanë nënshkruar me anësorin e PSV Eindhoven, Noah Lang. Lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë me klubin e Napolit deri në vitin 2030. Poashtu, Napoli ka transferuar Sam Beukema, i cili vjen nga Bologna për 30 milionë euro. Në të njëjtën kohë, Napoli arriti një marrëveshje me Udinesen për transferimin e sulmuesit Lorenzo Lucca. /GazetaBlic Sport

Read More