Autor: TV News
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese në javën e ardhshme, nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohet edhe në fundjavë. Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të mbajtur me gazetarë, pas kthimit nga vizitat në Shtetet e Bashkuara dhe Letoni, dhe në ditën kur është shënuar përpjekja e 48-të për konstituim të Kuvendit, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, pa ndonjë sukses. “Ne jemi duke e përgatitur lëndën për Kushtetuese dhe nëse edhe gjatë fundjavës nuk ka marrëveshje që mund të rezultojë me institucione të konstituuara, në fillim të…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst për t’u zgjeruar në këtë shtet të shkatërruar nga lufta. “Izraeli, duke i përmendur druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje të Sirisë në dy ditët e fundit”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv. “Dua ta theksoj edhe një herë, qartë dhe direkt, Izraeli është shtet i paligjshëm dhe pa parime”. “Në këtë drejtim, problem ynë më i madh në rajon është agresioni i Izraelit, dhe nëse nuk ndalet menjëherë, ai…
FC Malisheva do të luajë në udhëtim ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, teksa përballet me Vikingur Reykjavik në duelin kthyese të raundit të parë kualifikues në UEFA Europa Conference League. Pasi humbjes në takimin e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1, skuadra kosovare ka udhëtuar në Islandë me misionin e qartë për të përmbysur rezultatin dhe për të vazhduar aventurën evropiane. Pavarësisht humbjes minimale në shtëpi, Malisheva tregoi karakter dhe ka besim se me një paraqitje të disiplinuar dhe të vendosur mund të bëjë befasinë në Reykjavik. Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:45, kurse këto janë…
Një aktgjykim i Gjykatës Supreme i nxjerrë të martën ka bërë të qartë se ministrat në detyrë nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht edhe funksionin e deputetit, siç bëjnë që nga marsi kabineti qeveritar në Kosovë. Hekuran Murati i zgjedhur deputet nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, njëkohësisht ushtron edhe funksionin e ministrit në qeveri e pikërisht një udhëzim administrativ i nënshkruar prej tij në prill të këtij viti u rrezua nga supremja. Të enjten Murati vazhdoi me ankesat e këtij vendimi. “Problemi qëndron tek vet përmbajtja e vendimit, pra që nuk ka të bëjë me mbrojtjen e kushtetutës, por ka të…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi disa marrëveshje të paspecifikuara të ardhshme me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se këto marrëveshje do ta forconin vendin gjatë një paraqitjeje në parlament të hënën për të riorganizuar qeverinë e tij. Presidenti ukrainas tha se do t’i jepte qeverisë së re kontrollin mbi kontratat e mbrojtjes, si pjesë e një shtytjeje për të prodhuar 50% të armëve dhe pajisjeve fushore të vendit në Ukrainë. Parlamenti i Ukrainës me 450 vende miratoi sot emërimin e Yulia Svyrydenko si kryeministre, me 262 vota pro.
Mbi 150 shtetas shqiptarë kanë nisur zyrtarisht procedurat për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes dypalëshe më 1 korrik 2025. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, Valeria Vittimberga, dhe përfaqësues të ambasadës italiane në Shqipëri. Sipas Gonxhes, kjo marrëveshje historike i hap rrugë njohjes së ndërsjellë të periudhave të sigurimit dhe mundëson përfitimin e pensioneve sipas legjislacionit kombëtar të secilit shtet. Deri më tani, kërkesat e para lidhen kryesisht me bashkimin e periudhave të sigurimit për përfitimin e…
Pas Dritës, Prishtina dhe Malisheva rikthehen sonte në aksion në garat evropiane. FC Prishtina do të kërkojë mrekulli në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku pret FC Sheriff në ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues në Europa League. Pas humbjes së thellë 4-0 në përballjen e parë në Tiraspol, prishtinasit përballen me një mision tejet të vështirë për të përmbysur rezultatin dhe për të ruajtur shpresat evropiane. Ky takim fillon në ora 20:00, atje ku tashmë janë mësuar formacionet zyrtare: /GazetaBlic Sport/
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha sot gazetarëve se planifikon të vendosë tarifa mbi 10% për vendet më të vogla, duke përfshirë vendet në Afrikë dhe Karaibe. “Ne do të vendosim një tarifë për të gjitha vendet. Mund të jetë një tarifë mbi 10% për mallrat nga të paktën 100 shtete”, tha Trump. Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se vendet me mallra që tatohen me këto norma do të ishin në Afrikë dhe Karaibe, vende që përgjithësisht kanë nivele relativisht modeste tregtie me SHBA-në dhe do të ishin relativisht të parëndësishme për adresimin e qëllimeve të Trump …
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se këtë vlerësim që e ka bërë edhe në Uashington ditë më parë, e ka bazuar në informatat e vazhdueshme që i ka marrë nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja i ka konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”. “Më konkretisht në fund të muajit maj kemi marrë…
Vllaznia e ka barazuar rezultatin në ndeshjen e Conference League. Skuadra shqiptare ka shënuar në fund të pjesës së parë, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 2 me 2, me BFC Daugavpils që ka avantazhin me rezultat të përgjithshëm 3 me 2. /GazetaBlic Sport/
