Autor: TV News
Ekipi i femrave të Arsenalit është bërë i pari që ka përfunduar një transferim rreth 1 milion funte, pasi ka rënë dakord për një tarifë rekord transferimi me Liverpoolin për Olivia Smith. Arsenali njoftoi zyrtarisht nënshkrimin e Smith dhe e prezantoi atë. Arsenali theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Chelsea, i cili pagoi 900,000 funte për Naomi Girma nga San Diego Wave në janar. /GazetaBlic Sport Our new number 15 😍 Buy your Olivia Smith home shirt today and get free name and number printing ✨ Offer ends midnight on Friday. — Arsenal Women (@ArsenalWFC) July 17, 2025
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme është dërguar në spitalin e Burgut. Mësohet se Veliaj ka kryer disa ekzaminime. Më 8 korrik, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Erion Veliaj, për ndryshim të masës së sigurissë. Në rekursin e tij kryebashkiaku Veliaj pretendonte se nuk kishte rrezikshmëri, se nuk kishte premisa të arratisej, ishte i zgjedhur lokal dhe duhet të përfaqësonte interesat e qytetarëve në detyrën e tij. Erion Veliaj u arrestua në ambientet e Bashkisë më 10 shkurt. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve…
Parlamenti i Turqisë miratoi të mërkurën vonë një mocion të paraqitur nga kryeparlamentari që dënon ashpër sulmet ajrore të Izraelit në Siri, duke i cilësuar ato si “të liga” dhe duke riafirmuar mbështetjen për popullin sirian. Në rezolutën e miratuar theksohet se Ankaraja “dënon fuqimisht sulmet e liga të Izraelit ndaj Sirisë, veçanërisht ato që kanë shënjestruar Damaskun” dhe se “Turqia qëndron në krah të popullit sirian në këto momente të vështira”. Sulmet izraelite të kryera të mërkurën në Damask kanë goditur Ministrinë e Mbrojtjes dhe zona të afërta me pallatin presidencial. Sipas mediave siriane, disa shpërthime të fuqishme janë…
Disa ushqime janë më të vështira për t’u tretur kur hahen së bashku, duke çuar në simptoma të pakëndshme si fryrje, gazra, lodhje dhe parehati të përgjithshme. Edhe pse shumë nga këto shpesh kombinohen, është mirë të shmangni pesë kombinimet e mëposhtme, në mënyrë që të mbështesni më mirë funksionimin e sistemit tretës: Dy burime të larta proteinashKombinimi klasik i vezëve dhe proshutës mund të jetë i shijshëm, por të dyja janë të pasura me proteina, gjë që i bën ato të vështira për t’u tretur kur hahen së bashku. Trupi e ka të vështirë t’i trajtojë ato në të…
Futbolli mund të shohë ndryshime të mëdha në rregulla përpara Kupës së Botës 2026, me IFAB [Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit] që thuhet se po shqyrton një zgjerim të konsiderueshëm të rolit të VAR-it, raporton The Times. Përditësimet e propozuara mund t’i lejojnë VAR-it të shqyrtojë më shumë incidente të bazuara në fakte, siç janë goditjet e kornerëve të dhëna gabimisht dhe kartonët e dytë të verdhë, të cilat aktualisht janë jashtë fushëveprimit të tij. Ndryshimet synojnë të përmirësojnë qëndrueshmërinë në vendimmarrje, por rrezikojnë të zgjasin vonesat e ndeshjeve. Diskutimet janë duke u zhvilluar tashmë, dhe nëse miratohen në…
Rusia ka vijuar sulmet e saj në Ukrainë. 400 dronë dhe një raketë balistike, kanë goditur tre qytete, duke shkaktuar viktima dhe dëmë materiale. Autoritetet bënë të ditur se dy persona mbetën të vdekur dhe 12 të tjerë u plagosën. Sulmet e fundit vijnë vetëm pak orë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërkoi një marrëveshje paqeje mes dy vendeve brenda një afati 50 ditor. Por një ditë më parë ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dukej i pashqetësuar për sanksionet, ndërsa shprehu besim në aftësinë e Rusisë për t’i bërë ballë edhe masave të reja nga perëndimi.
Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe për herë të 48-të radhazi. Në seancën e sotme, kryesuesi Avni Dehari ka hedhur sërish në votim propozimin për Komisionin e votimit të fshehtë, i cili nuk ka marrë mbështetje nga asnjë parti politike përveç Vetëvendosjes. Në sallën e Kuvendit ishin prezentë 100 deputetë, prej të cilëve 51 votuan “për”, ndërsa nuk pati as vota kundër e as abstenime. Deputetët e partive të tjera përdorën foltoren për të shprehur kundërshtimet e tyre ndaj kësaj mënyre votimi, por u ndërprenë nga kryesuesi i seancës. Para godinës së Kuvendit, u zhvilluan edhe…
Liverpooli i ka bërë me dije verbalisht Eintracht Frankfurtit se është gati të bëjë ofertë për Hugo Ekitike dhe ia ka bërë të qartë klubit gjerman se është i përgatitur të paguajë më shumë se Newcastle. Deri në mëngjesin e sotëm, ende nuk ka pasur asnjë ofertë me shkrim nga Liverpoolit. Megjithatë, sot do të zhvillohen bisedime të reja. Newcastle nuk mundi të përparonte në negociatat me Eintracht dje. Eintracht mendon se Ekitike do të dëshironte të bashkohej me Liverpoolin. Hugo Ekitike dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për një kontratë 6-vjeçare. /GazetaBlic Sport
Një bisedë e regjistruar midis dy pilotëve të Boeing 787 të Air India që u rrëzua në Ahmedabad të Indisë muajin e kaluar tregon se ishte piloti më me përvojë, kapiteni, ai që ndërpreu karburantin në motorë, raportoi të mërkurën Wall Street Journal. Më 12 qershor, 260 persona humbën jetën pasi avioni i Air India u rrëzua pak minuta pas ngritjes. Sipas raportit paraprak, bashkëpiloti i avionit e pyeti kapitenin me përvojë pse i kishte kthyer çelësat që rregullonin fuqinë e të dy motorëve në pozicionin “ndërprerës”, disa sekonda pasi avioni u ngrit nga pista. Bashkëpiloti ishte Clive Counder, 32 vjeç, me 3,403 orë përvojë fluturimi, ndërsa kapiteni ishte…
Një grua 35-vjeçare është arrestuar në Tajlandë pasi dyshohet se filmoi veten duke kryer marrëdhënie seksuale me murgj budistë dhe më pas i shantazhoi ata, thanë autoritetet. Wilawan Emsawat, e cila njihej me pseudonimin Sika Golf, akuzohet për marrëdhënie të papërshtatshme me 13 murgj dhe gjithashtu përballet me akuza për pastrim parash dhe pranim mallrash të vjedhura. Raportet lokale thonë se 35-vjeçarja arriti të zhvaste më shumë se 10 milionë euro nga murgjit budistë duke përdorur video dhe foto të takimeve të tyre seksuale. Policia sekuestroi pesë nga telefonat celularë të 35-vjeçares, në të cilët gjeti videot dhe fotot në…
