Autor: TV News

Sllovenia është bërë shteti i parë anëtar i Bashkimit Evropian që ka shpallur zyrtarisht dy ministra izraelitë si persona non grata, duke përmendur si arsye rolin e tyre në përshkallëzimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës. Lajmi u konfirmua nga ministrja e Jashtme sllovene, Tanja Fajon, e cila njoftoi vendimin pas mbledhjes së qeverisë. Sipas një postimi zyrtar të Ministrisë së Jashtme në platformën X (ish-Twitter), Sllovenia ka ndaluar hyrjen në territorin e saj për ministrin izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe ministrin e Financave, Bezalel Smotrich. Ky vendim vjen vetëm pak javë pasi Sllovenia njohu zyrtarisht Shtetin e…

Read More

Kombëtarja e Suedisë po triumfon ndaj Anglisë në Kampionatin Europian të Femrave. Kosovare Asllani pati paraqitje të mirë deri tani, ku pas veç dy minutave lojë, gjeti golin e avantazhit ndaj Anglisë. Kujtojmë se kjo ndeshje po luhet në kuadër të çerekfinales së Europianit. Rezultati aktual i duelit është 2:0. Ja goli: VIDEOVIDEO The post Kosovare Asllani e jashtëzakonshme, shënon gol ndaj Anglisë në çerekfinale të Europianit appeared first on GazetaBlic.

Read More

Kievi së shpejti do të marrë sisteme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë edhe përmes iniciativave të prodhimit të përbashkët, tha kancelari gjerman Friedrich Merz në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin britanik Keir Starmer. “Sigurisht, diskutuam në detaje mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen ajrore, por edhe me aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur më mirë, madje edhe me sisteme me rreze të gjatë veprimi. Ne e quajmë zjarr me rreze të gjatë veprimi. Ukraina së shpejti do të marrë mbështetje të mëtejshme në shkallë të gjerë në këtë drejtim. Përfshirë…

Read More

Ka përfunduar pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Prishtina dhe Sheriff Tiraspol po luajnë pa gola, 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport. Paraqitje dinjitoze deri më tash nga skuadra nga kryeqyteti, e cila në dy raste e rrezikoi portën kundërshtare. Rezultati i përgjithshëm është 0 me 4 për skuadrën nga Moldavia. /GazetaBlic Sport/

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan e ka akuzuar të enjten Izraelin se është duke e përdorur pakicën e druzëve në Siri, si pretekst për t’u zgjeruar në këtë shtet të shkatërruar nga lufta. “Izraeli, duke i përmendur druzët si arsyetim, është duke zgjeruar banditizmin e vet nëpër lagje të Sirisë në dy ditët e fundit”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv. “Dua ta theksoj edhe një herë, qartë dhe direkt, Izraeli është shtet i paligjshëm dhe pa parime”. “Në këtë drejtim, problem ynë më i madh në rajon është agresioni i Izraelit, dhe nëse nuk ndalet menjëherë, ai…

Read More

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave të rënda ndaj Brazilit, duke deklaruar se homologu i tij amerikan është zgjedhur për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara dhe “jo për të qenë perandori i botës.” Javën e kaluar, Trump kërcënoi se do të vendosë tarifa prej 50% ndaj Brazilit duke filluar nga 1 gushti, sipas një letre të publikuar në platformën e tij të rrjeteve sociale, Truth Social. Në këtë letër, Trump lidhi kërcënimin për tarifat me atë që e cilësoi si një “gjueti shtrigash” ndaj ish-presidentit brazilian të djathtë,…

Read More

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Prishtina ka triumfuar në ndeshjen kthyese ndaj Sheriff Tiraspol, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 1, me Namanin dhe Rin Ahmetin, të cilët realizuan golat e fitores për skuadrën kosovare. Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve ishte 2:5, me Prishtinën që eliminohet, por që do të vazhdojë garën në Conference League, atje ku do të përballet me skuadrën e Larne. /GazetaBlic Sport/

Read More

Ministria zvicerane e Mbrojtjes tha se SHBA-të po devijojnë një porosi zvicerane për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, Zvicra porositi pesë sisteme Patriot në vitin 2022, por është informuar se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së do të “ripërcaktojë përparësitë e dorëzimit të sistemeve Patriot për të mbështetur Ukrainën”. Dorëzimi në Zvicër i sistemeve, me vlerë miliarda dollarë, ishte planifikuar të fillonte në vitin 2027 dhe të përfundonte në vitin 2028. Kujtojmë se këtë javë, Presidenti Donald Trump njoftoi se një numër i pazbuluar i sistemeve të mbrojtjes ajrore do të dërgohej për përdorim në…

Read More