Autor: TV News
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Komandantin e Komandës Supreme të Aleancës për Transformimin, Admiral Pierre Vandier. Kreu i Shtetit i përcolli Admiralit Vandier përgëzime për lidershipin, angazhimin, vizionin dhe profesionalizmin e treguar në drejtimin e Komandës së Aleancës për Transformimin. Ky takim zhvillohet gati një muaj nga mbajtja e Samitit të NATO-s në Hagë, të cilin Presidenti i Republikës e vlerësoi historik për të ardhmen e Aleancës Veri-Atlantike dhe si një garanci të qartë se NATO do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më kohezive. Në përmbushje të vendimeve të Samitit të Hagës, Presidenti Begaj…
Qeveria britanike ka thënë të enjten se do t’i lejojë personat prej 16 vjeç që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, një ndryshim i rëndësishëm në këtë shtet. Partia Laburiste në pushtet ishte zotuar edhe më herët për ulje të moshës nga 18 në 16 për pjesëmarrje në procese zgjedhore. Kjo duket se është vetëm njëra prej plot reformave që do të bëhen. Disa argumentojnë se demokracia e Britanisë është “në krizë”, sidomos për shkak të daljes së ulët në zgjedhje. Ndryshimi i moshës së votimit ka qenë i diskutueshëm për kohë të gjatë. Disa kritikë kanë thënë më parë…
Një skandal i madh ka ndodhur sonte në ndeshjen kualifikuese të Europa League. Tifozet e Partizanit kanë shpalosur një transparent gjigant me shkrimin “Kosova është Serbi”, në ndeshjen ndaj Aek Larnaca, shkruan GazetaBlic Sport. Ky është një veprim i vazhdueshëm dhe i dënueshëm, i cili nuk duhet të tolerohet nga UEFA. Mbetet të shihet se cili do të jetë edhe reagimi nga Federata e Futbollit të Kosovës. /GazetaBlic Sport/
Shtrimi i tryezës së ngrënies për vete apo për ndonjë rast të veçantë nxjerr në pah jo vetëm aftësitë organizative të amvisave, por edhe shijen e hollë. Truket e shtrimit të tryezës për çdo rast do të mund t’i mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull. Shtrimi bazë i tryezës Sipas rregullit bazë të shtrimit të tryezës, pjata e ngrënies duhet të jetë e pozicionuar në qendër të vendit të ngrënies dhe gjithçka tjetër duhet vendosur rreth saj. Në të majtë të pjatës duhet të jetë piruni ndërsa thika dhe luga duhet të pozicionohen në të djathtë. Maja e…
Ish presidenti Ilir Meta nuk ia doli të rifitojë lirinë që e humbi 9 muaj më parë. Pas shumë përpjekjesh, edhe me vendim të Apelit të Posaçëm ai do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit të 313-es në Tiranë. Pas vendimit, Meta reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar procesin si një “telenovelë me regji” dhe duke akuzuar drejtësinë se vepron nën urdhra politikë. Ai e quajti vendimin një pjesë të një beteje të stisur ndaj tij dhe paralajmëroi një përballje të fortë në gjyq, ku sipas tij, do të faktohet e vërteta. Ish-Presidenti thekson në reagimin…
Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer. Blloku ende shpreson se një marrëveshje do të mundë të arrihet para afatit të 1 gushtit, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifat ndëshkuese të SHBA-së. Por, BE-ja gjithashtu ka përgatitur kundërmasa, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare me pasoja të rënda për ekonominë botërore. Mund të thuhet se njoftimi i Donald Trumpit më 12 korrik – për vendosjen e një tarife të përgjithshme prej…
Skaudra e Malishevës është turpëruar sonte në Islandë. Kjo skuadër u mposht me shifrat 8-0 nga skuadra e Vikingur, shkruan GazetaBlic Sport. Ishte një paraqitje e turpshme nga Malisheva, për të cilën çdo koment është i tepërt. Rezultati nga të dyja ndeshjet në total ishte 9-0. /GazetaBlic Sport/
Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë duke i mbyllur betejën ligjore për qarkun më të madh të vendit dhe 37 deputetët që dolën nga zgjedhjet e 11 majit. Krahas pretendimeve që ka përdorur edhe për qarqet e tjera si presioni mbi votuesit apo përdorimi i burimeve shtetërore në favor të PS, Partia Demokratike shfrytëzoi si argument për shpalljen të pavlefshme të procesit zgjedhor në Tiranë edhe rezultatet e rinumërimit te votave duke sjellë në vëmendje se pati ndryshime të votave. Por gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor vendosën të rrëzojnë pretendimet e Partisë Demokratike duke…
Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë, duke i dhënë presidentit republikan një tjetër fitore. Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi. Shumica e shkurtimeve janë për programe që ndihmojnë vendet e huaja për t’i luftuar sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet…
Skuadra e Ballkanit ka mësuar kundërshtarin për raundin e dytë kualifikues të Conference League. Në këtë raund garash, nënkampioni i Kosovës do të përballet me Floriana, skuadër kjo nga Malta, shkruan GazetaBlic Sport. Këto ndeshje do të zhvillohen më 24 korrik dhe 31 korrik, me ndeshjen e parë që luhet në Prishtinë. /GazetaBlic Sport/
