Autor: TV News
Oleksandr Usyk shkatërroi Daniel Dubois duke mos lënë asnjë dyshim se kush është boksieri më i mirë i peshës së rëndë në botë. Usyk triumfoi me një nokaut të jashtëzakonshëm në raundin e 5-të dhe tani është 8-0 me fitore kundër luftëtarëve të Mbretërisë së Bashkuar, transmeton GazetaBlic Sport. Tony Bellew, Derek Chisora, Anthony Joshua (x2), Tyson Fury (x2), Daniel Dubois (x2), të gjitha këta boksierë të mëdhenj janë mposhtur nga kampioni legjendar ukrainas. /GazetaBlic Sport/
Shkatërrimi i një ndërtese pesëkatëshe në qytetin George të provincës Western Cape në maj 2024, që shkaktoi vdekjen e 34 punëtorëve ndërtimi dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, ishte plotësisht i parandalueshëm, sipas një raporti zyrtar të qeverisë së Afrikës së Jugut. Ministri i Punëve Publike, Dean Macpherson, deklaroi se rrëzimi ishte pasojë e disa dështimeve të shumta, duke përfshirë përdorimin e materialeve të dobëta, plasaritje strukturore dhe hapësira të dukshme në ndërtesë. Raporti zbuloi se shqetësime serioze për sigurinë ishin ngritur që një vit para katastrofës, madje edhe oficeri i sigurisë kishte dhënë dorëheqjen në shenjë proteste, por puna…
Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois janë ngjitur tashmë në ring. Oleksandr Usyk, 38-vjeçari ukrainas i njohur si “The Cat,” synon të bëhet për herë të dytë në kohët moderne kampion i padiskutueshëm i botës me katër rripa – WBA, WBC, IBF dhe WBO, transmeton GazetaBlic Sport. Nga ana tjetër, Daniel “Dynamite” Dubois, kampion aktual i IBF-së, kërkon revanshin e plotë për humbjen e kontestuar në raundin e 9-të në Poloni, duke u përpjekur të vendosë një precedent historik: kampioni i parë i padiskutueshëm britanik i peshave të rënda që nga Lennox Lewis (1999). ‘GazetaBlic Sport’ do të ju mbajë të…
Australia i ka dorëzuar Ukrainës tanket M1A1 Abrams me vlerë 160 milionë dollarë. Kievi ka pranuar kontingjentin e parë prej 49 tankesh Abrams nga Australia, ndërsa pjesa e mbetur pritet të dorëzohet më vonë. Kjo dërgesë është pjesë e një pakete të re mbrojtëse me vlerë rreth 140 milionë euro. Ministri i Mbrojtjes, Richard Marles, e quajti këtë veprim një kontribut në luftën kundër “pushtimit të paligjshëm dhe imoral të Rusisë”. Australia mbetet një nga donatorët më të mëdhenj jofamiljarë të NATO-s për Ukrainën. Dorëzimi ishte shtyrë më herët nga Shtetet e Bashkuara, por tanket tashmë kanë arritur në Kiev.
Tony Bellew e di më shumë se kushdo tjetër se si është të përballesh me Oleksandr Usyk, pasi kishte humbur me nokaut ndaj ukrainasit në vitin 2018. Usyk dhe Dubois takohen për herë të dytë pasi Usyk fitoi me KO në ndeshjen e tyre në gusht 2023. Dubois ka fituar shumë vetëbesim dhe beson se ka fuqinë të jetë njeriu i parë që do ta ndalë kampionin e padiskutueshëm. Duke folur para meçit, Bellew përdori përvojën e tij në ndeshjen kundër ukrainasit të madh për të bërë një parashikim specifik, duke besuar se armiku i tij i vjetër do të…
Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (NSDC) të Ukrainës, Rustem Umerov, ka propozuar mbajtjen e një raundi të ri bisedimesh me Rusinë javën e ardhshme, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyyr Zelensky. Sipas raportimeve nga mediat ruse ekipi negociator i Moskës ka konfirmuar se oferta është marrë. Të dyja palët kanë zhvilluar dy raunde negociatash të drejtpërdrejta në Stamboll deri më tani këtë vit, me Umerovin që kryeson delegacionin ukrainas. Në takimin e tyre më të fundit në qershor, negociatorët shkëmbyen projekt-propozime që përshkruanin vizionet e tyre për një marrëveshje paqeje dhe ranë dakord për shkëmbime të mëtejshme të të…
Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të përballen sonte në botën e boksit. Kjo super përballje do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në ‘Wembley’, transmeton GazetaBlic Sport. Ky meç do të zhvillohet rreth orës 23:00, atje ku pritet të ketë shumë luftë dhe spektakël, sepse fituesi merr epitetin e kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda. Njohësi i madh kosovar i boksit, Artan Verbica, në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport‘, tha se ky meç do të jetë ndryshe nga ai parapraku që ishte zhvilluar mes dy boksierëve. Verbica nënvizoi se Dubois ka ndryshuar dhe nuk është më ai i cili…
Prej më shumë se dy javësh në të gjithë territorin ka nisur aksioni kundër paligjshmërisë, duke nisur nga lirimi i hapësirave publike e deri te mallrat pa faturë. Ashtu siç edhe apti paralajmëruar kryeministri Edi Rama, inspektorët tatimorë kanë zbritur në terren dhe po sekuestrojnë çdo produkt ushqimor pa faturë. Kryeministri Rama ka postuar në rrjetet sociale pamje nga sekuestrimi i i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë. Postimi i Ramës: Vijon papushim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund
Të paktën 34 persona kanë vdekur dhe të tjerë rezultojnë të zhdukur, kur anija turistike Ëonder Sea u përmbys me 53 pasagjerë në bord në Gjirin Ha Long të Vietnamit. Tetë fëmijë ishin midis viktimave. Zhytësit po vazhdojnë kërkimet pavarësisht kushteve të këqija të motit, përfshirë shiun e rrëmbyeshëm dhe erën. Anija u përmbys në gjirin e njohur turistik që ndodhet në Gjirin e Tonkinit. Në gjuhën vendase, termi “Hạ Long” do të thotë “vendi ku dragoi zbret në det”. Ai ka qenë një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1994. Shumica e personave në bordin e anijes ishin familje që vinin për…
Betis po vazhdon të zhvillojë negociata të vështira për të provuar të nënshkruajë një marrëveshje jashtëzakonisht të komplikuar për Antony. Agjentët e brazilianit janë aktualisht në Seville për të vazhduar negociatat, transmeton GazetaBlic Sport. Junior Pedroso, një nga përfaqësuesit e Antonit, ndau një foto në rrjetet sociale në një hotel në kryeqytetin e Andaluzisë, ndërsa anësori vazhdon të ushtrojë presion mbi Manchester United për të ulur kërkesat e tyre, të cilat aktualisht janë të papërballueshme për Betisin. /GazetaBlic Sport/
