Autor: TV News

Të paktën 73 palestinezë janë vrarë teksa po tentonin të arrinin në qendrat për shpërndarjen e ndihmave në mbarë Gazën më 20 korrik, tha Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në veri të Gazës, ku të paktën 67 palestinezë u vranë teksa po tentonin të arrin në një qendër të ndihmës përmes kalimit Zikim me Izraelin, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe spitalet lokale. Më shumë se 150 persona janë plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje kritike, sipas spitaleve. Ende është e paqartë nëse ata janë vrarë nga ushtria…

Read More

Andy Byron, drejtuesi ekzekutiv i firmës së inteligjencës artificiale Astronomer, i cili dha dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku shihej duke puthur kolegen e tij Kristin Cabot në një koncert të Coldplay, mund të përballet me pasoja të rënda financiare nëse bashkëshortja e tij, Megan Kerrigan, vendos të kërkojë divorc. Ekspertët ligjorë thonë se Kerrigan, me të cilën Byron ka dy fëmijë, ka të drejtë të kërkojë gjysmën e pasurisë së tij, e cila vlerësohet të jetë nga 20 deri në 70 milionë dollarë (afërsisht 18.4 deri në 64.4 milionë euro), sipas Economic Times. Kjo, për shkak të ligjeve…

Read More

Kampioni i Kosovës, FC Drita sot niset drejt Danimarkës me qëllime të qarta, për të shkruar historinë në futbollin kosovar. Klubi i Dritës do të ballafaqohet me Copenhagen të martën me fillim nga ora 19:00. Ky ballafaqim luhet në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, stafi i Dritës fillimisht do të udhëtojë drejt Malmos, e më pas me me një autobus do të vazhdojnë në Kopenhagë. Fluturimi Prishtinë – Malmo niset në orën 17:20, teksa më pas nga Malmo deri në Kopenhagë, klubi shkon me autobus, pasi distanca është e afërt, rreth…

Read More

Në një mesazh të fuqishëm të dielën pas lutjes së Engjëllit, Papa Leo XIV përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund “barbarisë së luftës” në Gaza, ndërsa shprehu dhimbjen e thellë për sulmin izraelit ndaj kishës së vetme katolike në Gaza, ku humbën jetën tre civilë të pafajshëm. Ati i Shenjtë lexoi me zë të lartë emrat e viktimave të sulmit të ndodhur të enjten – Saad Issa Kostandi Salameh, Foumia Issa Latif Ayyad dhe Najwa Ibrahim Latif Abu Daoud – duke theksuar se “pas çdo viktime qëndron një histori dhe një familje që nuk duhet harruar”.

Read More

Chelsea ka marrë një avantazh të rëndësishëm në garën për të transferuar Xavi Simons, i cili synon të largohet nga RB Leipzig pas dështimit të klubit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve. Londinezët janë lidhur së fundmi me disa emra për repartin ofensivë ku mes profileve të përmendura janë Morgan Rogers, Mohammed Kudus dhe Eberechi Eze, të gjithë lojtarë të aftë për të mbuluar disa pozicione. Tani, edhe emri i Xavi Simons është shtuar në këtë listë. Simons është cilësuar si një nga talentet më të mëdhenj në Bundesligë dhe është tashmë pjesë e rregullt e ekipit kombëtar të…

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin po planifikon një ofensivë të re masive me rreth 2,000 dronë ndaj Ukrainës, sipas burimeve perëndimore të sigurisë. Paralelisht, Moska njoftoi se ka rrëzuar 364 dronë ukrainas dhe ka shënuar përparime të reja në disa fronte, përfshirë Donetskun dhe Zaporozhyen. Situata në terren mbetet kritike, me sulme të përditshme dhe humbje të rënda njerëzore në të dyja palët. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes ruse, forcat e Moskës kanë përparuar thellë në mbrojtjen ukrainase, duke sulmuar njësi ushtarake dhe pajisje në rajonet Donetsk, Dnipropetrovsk dhe Zaporozhye. Ukraina raporton për viktima civile të shumta nga…

Read More

Diar Vokrri është larguar edhe zyrtarisht nga Llapi, për t’u transferuar tek skuadra e Ballkanit. Llapi me një postim në rrjetet sociale e konfirmoi mbrëmë se Diar Vokrri do vazhdojë karrierën tek ekipi i Ballkanit. Megjithatë, Vokrri nuk do të ndërrojë ambient falas, pasi ai kishte kontratë me klubin e Batatinës. Sipas informacioneve jo-zyrtare të GazetaBlic Sport, Ballkani do të paguajë 60 mijë euro për shërbimet e tij. Poashtu, KF Llapi pritet të mbajë 20% të kartonit. Mbetet të shihet se a do të konfirmohen këto shifra nga klubet, pasi janë jo-zyrtare. /GazetaBlic Sport/ 

Read More

Një avion i kompanisë Delta Airlines, Boeing 767-400, u përfshi nga flakët në motorin e majtë pak pasi u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Angeles-it, më 18 korrik. Sipas pamjeve që u përhapën në rrjetet sociale dhe kanalin YouTube LA Flights, flakët ishin të dukshme në motorin e majtë të avionit, i cili po udhëtonte për në Atlanta. Një zëdhënës i Delta Airlines deklaroi se fluturimi DL446 u kthye menjëherë në Los Angeles pas një sinjali për problem me motorin e majtë. Avioni me rreth 300 persona në bord, përfshirë 282 pasagjerë, 10 staf fluturimi dhe 2 pilotë, realizoi…

Read More

E ardhmja e Granit Xhakës është ende e paqartë. Xhaka ishte lidhur me shumë skuadra përfshirë tre gjigandët italianë si Inter, Milan dhe Juventus si dhe me klubin arab, Neom SC. Mirëpo raportimet e fundit nga Turqia, tregojnë se Xhaka është afër t’i bashkohet skuadrës së madhe turke, Fenerbahçe. Bisedimet kanë nisur mes të dyja palëve dhe po shkojnë në drejtim të duhur, me Xhakën që është i hapur të bëjë këtë lëvizje. Xhaka, sezonin që lamë pas bëri 49 paraqitje me Bayer Leverkusenin, duke shënuar 2 gola dhe 7 asistime.

Read More

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka akuzuar atë publikisht se është përfshirë në një listë vajzash të njohura të shoëbiz-it shqiptar që dyshohet se takojnë të burgosurit në qeli. “Të ka dal emri që u bën qejfin të burgosurve”, ka shkruar ndjekësja në profilin e Efit. Pasi i është kthyer ndjekëses, influencerja ka publikuar edhe një video në rrjete sociale, ku shprehet se kjo nuk është e vërtetë dhe se portalet që duan klikime duhet të ndalojnë së shpifuri. “Dëgjoni tani…

Read More