Autor: TV News
Oleksandr Usyk do të përballet pas pak me Daniel Dubois, një sifdë që përcakton kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda. Dy boksierët përballen në stadiumin Wembley, ku Usyk mban titujt WBA, WBC, WBO dhe Ring Magazine, ndërsa Dubois është kampioni i IBF, transmeton GazetaBlic Sport. Totali i fondit të shpërblimit është rreth $203.5 milionë. Për këtë shpërblim, Usyk do të marrë përafërsisht 65%, që korrespondojnë me $132–132.8 milionë (rreth £97.5 m) Dubois i përket pjesa tjetër prej 35%, që është $71–71.2 milionë (rreth £52.5 m) /GazetaBlic Sport/
Një sipërmarrës ndërtimi nga Berlini me origjinë nga Serbia u dënua me pesë vjet heqje lirie për evazion fiskal me vlerë miliona dollarë. Në Serbi ai paraqitej si bamirës. Si drejtor de facto i një kompanie ndërtimi, serbi i dënuar shkaktoi dëme prej gati 15 milionë eurosh përmes punës së paligjshme, tha kryetarja e trupit gjykues Christine Klimke gjatë leximit të vendimit në Gjykatën Rajonale të Berlinit të enjten, më 17 korrik. 53-vjeçari (emri i të cilit, madje as inicialet e tij, nuk përmenden në median gjermane) është mbështetur në punën e paligjshme që nga themelimi i kompanisë së ndërtimit.…
Ka përfunduar raundi i parë në super meçin mes Usyk dhe Dubois. Përballja ka filluar në mënyrë fantastike, me të dy boksierët që kërkojnë fitoren e madhe. Të dy boksierët lëshuan disa goditje të forta ndaj njëri tjetrit. /GazetaBlic Sport/
“Edhe dhjetë pengje do të lirohen së shpejti nga Gaza”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, pa dhënë detaje shtesë. Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një darke me ligjvënës në Shtëpinë e Bardhë, duke lavdëruar përpjekjet e të dërguarit të tij të posaçëm, Steve Witkoff. Negociatorët izraelitë dhe ata të Hamasit po marrin pjesë në raundin më të fundit të bisedimeve për armëpushim që po zhvillohen në Doha që nga 6 korriku, ku po diskutohet një propozim për një armëpushim 60-ditor, i mbështetur nga SHBA. “E kemi kthyer shumicën e pengjeve. Së shpejti do të kemi edhe dhjetë…
Oleksandr Usyk është kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks. Boksieri ukrainas ka triumfuar me nokaut edhe në rimeçin ndaj Daniel Dubois, shkruan GazetaBlic Sport. Usyk mbetet i pamposhtur dhe fitues absolut, duke u bërë pjesë e historisë së ndritur të këtij sporti. VIDEO nga momenti i nokautit. /GazetaBlic Sport/
Një grua kanadeze, 35 vjeçe, humbi jetën pak orë pasi nisi festivali i muzikës elektronike Tomorrowland, në qytetin Boom pranë Antwerpës, Belgjikë. Ajo ishte pjesë e dhjetëra mijëra të pranishmëve që morën pjesë në natën e hapjes. Zyra e prokurorit në Antwerp konfirmoi se po heton vdekjen e gruas, e cila u dërgua menjëherë në spital pasi u ndje keq gjatë festivalit. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë në spital. Autoritetet nuk kanë zbuluar ende shkakun e vdekjes dhe hetimet vazhdojnë. Debby Wilmsen, zëdhënëse e festivalit, tha për mediat: “Ajo mori ndihmën e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Universitar të Antwerpës.…
Daniel Dubois e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e tij, Oleksandr Usyk. Ukrainasi triumfoi me nokaut ndaj Dubois, i cili tha se dha gjithçka që kishte si mundësi, transmeton GazetaBlic Sport. “Duhet ta përgëzoj Usykun për performancën. Dhashë gjithçka që kisha. Mos ia hiqni meritat këtij njeriu. Do të kthehem!” “Unë thjesht po luftoja. Thjesht po përpiqesha të luftoja raund pas raundi”, përfundoi Dubois. /GazetaBlic Sport/
Friedrich Merz, kancelari i Gjermanisë, shpreh dyshimet e tij se Ukraina do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian brenda dhjetë viteve të ardhshme. Ai thekson se në këtë moment, prioriteti kryesor dhe më urgjent është përfundimi i luftës në shkallë të gjerë që po përjeton Ukraina, e cila ka shkaktuar një krizë humanitare dhe shkatërrim masiv të infrastrukturës. Merz shpjegon se vetëm pas mbarimit të konfliktit dhe fillimit të procesit të rindërtimit të vendit, Ukraina do të ketë mundësinë reale të përmbushë kushtet e nevojshme për anëtarësimin në BE. Ky proces i rindërtimit pritet të jetë i gjatë…
Shalqiri është një nga frutat më hidratues, me një përmbajtje uji prej rreth 92 përqind. Jo vetëm që është aleati më i mirë kundër dehidratimit të trupit gjatë verës, por për shkak të bollëkut të antioksidantëve, ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve. Shalqi Ndër të tjera, shalqiri mbron zemrën, rregullon presionin e gjakut, zvogëlon dhimbjet e kyçeve. Hulumtimet e fundit po tërheqin vëmendjen ndaj provave që tregojnë se shalqiri nuk është vetëm një trajtim hidratues veror, ky frut në fakt mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe të ushqyerit në përgjithësi. Një studim zbuloi se njerëzit që hanin shalqi konsumonin…
Të paktën 30 persona u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje kritike, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish që po prisnin në radhë jashtë një klubi nate në East Hollywood, në orët e para të së shtunës, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles. Ngjarja ndodhi përpara lokalit muzikor “The Vermont Hollywood”, ku makina hyri në turmën e njerëzve që po prisnin të hynin brenda. Sipas Policisë së Los Angeles, shoferi u nxor nga makina nga kalimtarët dhe u sulmua fizikisht. Gjatë përplasjes, njëri nga të pranishmit e qëlloi me armë zjarri. Më pas, ai u dërgua…
