Autor: TV News
Përfshihet nga flakët një anije pranë Indonezisë, 280 persona hidhen në det për t’i shpëtuar zjarrit
Një anije me 280 pasagjerë u përfshi nga flakët pranë brigjeve të Indonezisë, duke detyruar udhëtarët e frikësuar të hidhen në det të veshur me jelekë shpëtimi për të shpëtuar jetën. Ngjarja dramatike ndodhi sot rreth orës 13:30 me orën lokale, në anijen KM Barcelona, e cila lundronte në linjën Manado–Tahunda. Zjarri shpërtheu papritur dhe u shoqërua me re të dendura tymi, duke shkaktuar panik mes pasagjerëve, të cilët filluan të bërtasin dhe të qanin nga frika. Pamjet e filmuara nga pasagjerët me celularët e tyre u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Ato tregojnë flakët e mëdha që përpijnë…
Tashmë është zyrtare. Qazim Laçi ka arritur akordin me klubin e Superligës turke Çaykur Rizespor. Ky operacion kishte ditë që po përfliltej në media, ndërsa ditën e sotme erdhi edhe konfirmimi. Mesfushori i Kombwtares ka firmosur kontratë 3 vjeçare, teksa aventura në këtë ligë është diçka e re për lojtarin e lindur në Peshkopi. Olympiacos, APOEL Nicosia, APO Levadiakos, AC Ajacio dhe Sparta Pargue janë klubet ku 29-vjeçari shqiptar është “pjekur” profesionalisht. Ja reagimi i skuadrës së Çaykur Rizespor në lidhje me arritjen e marrëveshjen: “Çaykur Rizespor regjistroi lojtarin shqiptar Qazim Laçi në skuadrën e saj. Mesfushori me eksperiencë Laçi…
Të paktën 67 viktima janë shënuar në Gaza, ndërsa po prisnin të merrnin ushqim. Dy palestinezë të tjerë, përfshirë një foshnjë 35 ditëshe, kanë vdekur nga kequshqyerja në Spitalin al-Shifa. Ministria e Shëndetësisë e Gazës thotë se tre kamionë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që transportojnë furnizime mjekësore janë planifikuar të hyjnë në enklavë. Ndërsa situata vijon të rëndohet nga dita në ditë Ushtria izraelite ka lëshuar një urdhër për evakuimin e palestinezëve nga pjesa qendrore e Rripit të Gazës ,duke paralajmëruar se do të ndërmarrë një aksion të menjëhershëm ndaj Hamasit në këtë zonë. Shumica e popullsisë së Gaza mbi 2…
Një video virale nga një koncert i grupit muzikor Coldplay ka bërë që interneti të gumëzhijë, jo vetëm për muzikën, por edhe për atë që ndodhi me turmën. Drejtori Ekzekutiv i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron u kap në kamera duke ndarë një moment intim me drejtuesen e Burimeve Njerëzore të kompanisë, Kristin Cabot gjë që shkaktoi një valë ngacmimesh dhe thashethemesh online. Por tashmë, nuk është vetëm dyshja që po bën bujë. Përdoruesit e mediave sociale kanë vënë re një person të tretë në skenë. Ajo është Alyssa Stoddard, Drejtoreshë e Lartë e Burimeve Njerëzore në “Astronomer”, reagimi i së…
Sparta Praga dje ka luajtur baraz ndaj FK Jablonec 1:1, në xhiron e parë të sezonit të ri, 2025/26 në futbollin çek. Ermal Krasniqi ishte startues, teksa Albion Rrahmani u aktivizua në pjesën e dytë, shkruan GazetaBlic Sport. Krasniqi kishte rast të artë shënimi në pjesën e parë, por pasi e kaloi portierin, dështoi keq me goditjen e tij, në portën e zbrazur. Rrahmani poashtu nuk bëri diçka në ato minuta sa luajti, duke mos lënë shenj pozitive as në këtë duel (0 driblime, 1 goditje në portë, 1 goditje e bllokuar, 1 faul, 6 herë e humbi topin nga…
Mëngjesin e kësaj të diele mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar të paktën 142 dronë, ndërsa forcat ukrainase kanë intensifikuar sulmet drejt Moskës. Ende nuk ka informacion të detajuar në lidhje me viktimat apo dëmet që këto sulme kanë shkaktuar. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se të paktën 27 dronë janë rrëzuar mbi rajonin e kryeqytetit, ndërkohë që rreth dhjetë rajone të tjera, përfshirë Brijanskun dhe Kurskun, dy zona pranë kufirit me Ukrainën janë goditur me sulme të përsëritura. Për shkak të tyre, fluturimet në katër aeroporte kryesore të Moskës janë ndërprerë përkohësisht. Ky hap vjen vetëm një ditë pas një…
Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Gjermanisë, Toni Kroos, ka folur për presionin që futbollistët marrin nga mediat. “Padyshim, futbollistët në Spanjë marrin shumë vëmendje, ka presion serioz mbi ta – nga gazetarët dhe tifozët. Është pjesë e sportit, dhe ndoshta presioni mediatik në Spanjë është pak më i lartë”, tha fillimisht për El Pais. “A është e drejtë kritika? Ndonjëherë – po, por nëse je mendërisht i dobët, mund të të ndikojë negativisht. Megjithëse ndonjëherë është e kundërta: shtypi të ngre lart në qiell, dhe kjo gjithashtu nuk është realitet. Luan tre ndeshje të mira – dhe papritmas je më…
Një anije turistike u përmbyt si pasojë e një stuhie të fuqishme në Gjirin Ha Long të Vietnamit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave, përfshirë edhe fëmijë. Anija me emrin Wonder Sea kishte në bord 48 turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, gjatë një turneu në një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë vetëm 11 persona deri më tani, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë për gjetjen e të zhdukurve. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Vietnamit. Ngjarja ndodhi në kulmin e stuhisë tropikale Wipha, e…
– Advertisement – Peskov tha se bota tani është mësuar me retorikën ndonjëherë “të ashpër” të presidentit amerikan, Donald Trump, por shtoi se Trump gjithashtu ka nënvizuar se do të vazhdojë të kërkojë një marrëveshje paqeje me Rusinë. “Presidenti Putin ka folur disa herë për dëshirën e tij që zgjidhja për Ukrainën të arrihet sa më shpejt me mjete paqësore. Ky është një proces i gjatë, kërkon përpjekje dhe nuk është i lehtë”, tha Peskov për gazetarin e televizionit shtetëror, Pavel Zarubin. “Gjërat më të rëndësishme për ne janë arritja e objektivave tona. Objektivat tona janë të qarta,” shtoi ai.…
Klubi gjerman, Heidenheim po përpiqet të nënshkruajë me portierin shqiptar, Diant Ramaj në formë huazimi. Sipas gazetarit gjerman, Florian Plettenberg, bisedime të avancuara midis Heidenheim dhe Ramaj kanë ndodhur. Më shumë klube janë të interesuara për të, por Ramaj është shumë i hapur për një rikthim tek Heidenheim. Ish klubi tashmë është në bisedime konkrete me Borussia Dortmund. Tani gjithçka varet kryesisht nga Dortmundi, nëse do ta lirojë apo jo portierin. /GazetaBlic Sport
