Autor: TV News
“Lëreni urrejtjen dhe rifilloni dialogun”, kështu është shprehur Papa Leoni XIV, ndërsa foli për luftën në Gaza. Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka bërë thirrje për paqe, duke ritheksuar se bota nuk duhet dhe nuk mund ta tolerojë më luftën. “Ne duhet të dialogojmë, dhe të ulim armët tona. Bota nuk mund ta tolerojë me luftën. Ne duhet të lutemi dhe t’i besojmë Zotit”, ka thënë ai. Gjithashtu ai këmbëngulu se Gaza duhet mbrojtur dhe se vendet duhet të punojnë për të lënë mënjanë dhunën dhe urrejtjen, pasi janë civilët ata që po vuajnë pasojat më të mëdha.
Uebsajti zyrtar i Liverpoolit ka postuar një listë të plotë prej 29 lojtarësh që do të udhëtojnë në Azi për turneun para-sezonal. Në skuadër nuk përfshihet Federico Chiesa, i cili pritet të largohet nga klubi këtë verë. Sipas disa raportimeve, anësori është jashtë fushave për shkak të një problemi të vogël. Luis Diaz dhe Darwin Nunez, lojtarët e tjerë, e ardhmja e të cilëve në Liverpool është e pasigurt, po udhëtojnë me ekipin. Portierë: Alisson, Woodman, Mamardashvili, Pecsi, Misciur Mbrojtës: Gomez, Van Dijk, Konate, Tsimikas, Robertson, Kerkez, Frimpong, Bradley Mesfushorët: Endo, Szoboszlai, Mac Allister, Jones, Elliott, Gravenberch, Wirtz, Morton, Stephenson,…
Më shumë se 230 dronë ukrainas u rrëzuan mbi Rusinë që nga mëngjesi i së shtunës – përfshirë 27 mbi kryeqytet – sipas ministrisë ruse të mbrojtjes. Sipas organit mbikëqyrës të aviacionit rus, katër aeroportet kryesore që i shërbejnë kryeqytetit u ndërprenë dhe më shumë se 130 fluturime u detyruan të ridrejtoheshin. Që atëherë të gjitha kanë rifilluar operacionet normale. Ndërkohë, të paktën tre persona u vranë gjatë sulmeve ajrore ruse në Ukrainë gjatë natës, sipas zyrtarëve rajonalë. Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (Ator) tha të dielën se aeroportet e Moskës u mbyllën 10 herë brenda 24 orëve për…
Skuadra e Rapid Bukureshtit ka barazuar sot në ballafaqimin ndaj Cluj. Rapid Bukureshti dhe Cluj kanë luajtur baraz me rezultatin 1-1, shkruan GazetaBlic Sport. Drilon Hazrollaj filloi si rezervist, teksa u aktivizua në pjesën e dytë, në minutën e 74’të të duelit. Më poshtë keni statistikat e tij: Minutat e luajtur: 16 Gola: 0 Asistime: 0 Goditje në portën: 1 Goditje jashtë portës: 2 Goditje të bllokuara: 1 Driblime: 1 Prekje të topit: 11 /GazetaBlic Sport
Një anije turistike u përmbyt si pasojë e një stuhie të fuqishme në Gjirin Ha Long të Vietnamit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 38 personave, përfshirë edhe fëmijë. Anija me emrin Wonder Sea kishte në bord 48 turistë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, gjatë një turneu në një nga destinacionet më të njohura turistike të vendit. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin gjallë vetëm 11 persona deri më tani, ndërsa operacionet e kërkimit vijojnë për gjetjen e të zhdukurve. Lajmi është konfirmuar nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Vietnamit. Ngjarja ndodhi në kulmin e stuhisë tropikale Wipha, e…
Skuadra e Dritës do të ballafaqohet me Copenhagen të martën në Danimarkë, me fillim nga ora 19:00, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Champions League. Trajneri i Dritës, Zekrija Ramadani u shpreh i lumtur me kalimin e raundit të parë, teksa thotë se tani do japin maksimumin në çdo ndeshjes. “Duhet ta vazhdojmë punën siç na ka hije, si kampion i Kosovës”, tha fillimisht Zekrija Ramadani në Sports Show. “E dimë se çfarë kundërshtari është Copenhagen, e kemi analizuar. Bëhet fjalë për skuadër që ka transferuar lojtarë me vlerë miliona euro, futbolli është interesant se jo gjithmonë fiton…
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë goditi sot afër brigjeve lindore të gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, sipas shërbimeve që monitorojnë aktivitetin sizmik. Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash në det, pas një lëkundjeje paraprake, sipas të dhënave nga Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ). Fillimisht, kjo qendër raportoi magnitudën si 6.7, por më pas e përditësoi në 7.4. Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) konfirmoi të njëjtën magnitudë. Pas tërmetit, Qendra Kombëtare për Paralajmërimin për Cunami në SHBA lëshoi një paralajmërim për shtetin e Havait, i cili u anulua pak më vonë.…
Netflix ka përdorur Inteligjencën Artificiale për herë të parë në një nga serialet e tij origjinale, sipas deklaratave të bashkë-CEO-së së platformës, Ted Sarandos. Ai argumentoi se kjo teknologji kontribuon në krijimin e prodhimeve më të mira dhe më të lira.Siç njoftoi ai, seriali argjentinas i fantastikës shkencore ” The Eternaut ” është prodhimi i parë i platformës në të cilin Inteligjenca Artificiale Gjenetike (IA gjeneruese) është përdorur për të krijuar efekte. Seriali ndjek një grup të mbijetuarish nga një reshje e papritur dëbore që shkatërron gjithçka në rrugën e saj. “Ne mbetemi të bindur se Inteligjenca Artificiale është një…
Kampionët italianë Napoli kanë njoftuar nënshkrimin e Sam Beukema nga Bologna. Mbrojtësi 26-vjeçar holandez bëhet nënshkrimi i radhës për skuadrën e Antonio Contes, ndërsa ata mbrojnë titullin e Serie A sezonin e ardhshëm. Beukema kaloi 2 vitet e fundit te Bologna, e cila e transferoi nga AZ Alkmaar në vitin 2023. Ai luajti 35 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, duke luajtur gjithashtu në 8 ndeshjet e ekipit në Ligën e Kampionëve. Napoli nuk njoftoi detajet e transferimit, por thuhet se ka paguar rreth 31 milionë euro për 26-vjeçarin Beukema. /GazetaBlic Sport
Varret Monumentale Ilire në Selcën e Poshtme, në zonën e Mokrës, kanë rënë sërish pre e gjuetarëve të paligjshëm të thesareve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pasditen e sotme janë konstatuar dy gropa të thella në një prej varreve monumentalë, të cilat dyshohet se janë bërë për të nxjerrë objekte apo metale me vlerë arkeologjike. Ky është rasti i dytë brenda vetëm dy muajsh që trashëgimia e rrallë ilire dhunohet nga persona ende të paidentifikuar. Pavarësisht se për incidentin e mëparshëm ishte njoftuar inspektori i policisë së zonës, nuk është marrë asnjë masë konkrete, çka e ka lënë…
