Autor: TV News

Protestat e opozitës dhe molotovët e përdorur gjatë tubimeve nuk e kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Pyetur nga Vizion Plus, Ambasada Amerika u shpreh se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhem përmes dialogut konstruktiv. “Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore e të ligjshme”, shprehet ambasada e SHBA në Tiranë. Në protestën e 20 shkurtit, protestuesit hodhën molotovë në kryeministri, Parlament por edhe në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha e cila tashmë është kthyer në një shtëpi arti ndërsa artistë të huaj qëndronin brenda godinës.

Read More

Pas një ore doskutim me dyer të mbyllura, ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë. Gazetarja e Vizion Plus Mola Luku mëson se në fokus të diskutimeve ka qenë e njëjta porosi si në mbledhjen e Kryesisë: takime të organizuara në terren për tu përgatitur për të zgjedhur drejtuesit e rinj të degëve, zgjedhje këto që do të mbahen në muajin qershor. Nga burime mësohet se nuk pati asnjë vendim për ndryshime të drejtuesve të qarqeve apo çështje të përafërta. Ky ishte takimi i dytë brenda javës që kryeministri mban…

Read More

Sulmet iraniane që shënjestruan ambasadën amerikane në RIAD të Arabisë Saudite, u dënuan nga Shqipëria. Me anë të një reagimi, ministria jonë e Jashtme shprehet se këto akte janë të papranueshme dhe përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare. Deklarata vëren se sulme të tilla jo vetëm që rrezikojnë jetë njerëzish, por gjithashtu rrisin tensionet dhe shtojnë rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm dhe të përshkallëzimit të pakontrolluar në rajon. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikonfirmon mbështetjen e saj të palëkundur për sigurinë e aleatëve dhe për mbrojtjen e personelit diplomatik.…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar këtë të mërkurë lirimin e Ferit Hoxhës si ambasador i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo lëvizje vjen pas emërimit të Hoxhës si ministër i Jashtëm. Emri i tij, tashmë pritet të dekretohet nga presidenti e më pas të kalojë për kompetencë në Kuvend. “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e z. Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident”, njofton Presidenca./vizionplus.tv

Read More

Shitjet masive të aksioneve në tregjet europiane kanë shkaktuar një alarm global, duke e vënë në rrezik stabilitetin ekonomik. Nxitimi për të shitur aksione ka krijuar një atmosferë kaotike në tregjet globale. Tregtarët janë të shqetësuar për pasojat e mundshme të mbajtjes së çmimeve të energjisë në nivele të larta për një periudhë të gjatë. Kjo situatë ka bërë që shumë investitorë të rishikojnë strategjitë e tyre dhe të përpiqen të minimizojnë rrezikun e humbjeve të mëtejshme. Rëniet e thella në tregun e aksioneve kanë pasur një ndikim të gjerë, duke prekur edhe sektorë të tjerë. Investitorët po përpiqen të…

Read More

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin e Mandateve bënë publik raportin e opozitës për kërkesën e SPAK-ut në lidhje me imunitetin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Në dokumentin prej 48 faqesh, Partia Demokratike ka renditur argumentet pse, sipas saj, Parlamenti duhet t’i japë Prokurorisë së Posaçme autorizim për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku. Në këtë dokument publikohen për herë të parë detaje nga qëndrimi i prokurorëve të SPAK-ut në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, e cila u zhvillua e mbyllur për shkak të sekretit hetimor. “Prokurori Dritan Prençi – Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të…

Read More

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e kreut të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj me 20 ditë nga punimet e parlamentit. Sipas PS, në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare. Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën do të mblidhet sot në orën 12:00 për të vendosur për përjashtimin ose jo të Shehajt me 20 ditë. “Gjatë zhvillimit të seancës sipas listës së diskutantëve deputeti Agron Shehaj mori fjalën brenda minutazhit të parashikuar nga Rregullorja e Kuvendit. Megjithatë, pas përfundimit të kohës prej 2 minuta,…

Read More

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës ka hyrë në një fazë kritike, duke lënë pas tensione dhe dilema politike. Pas takimeve të përsëritura mes liderëve të partive kryesore, ende nuk ka një marrëveshje të qartë për emrin që do të zëvendësojë presidenten aktuale, Vjosa Osmani. Takimi i fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, u përshkrua si konstruktiv, por pa rezultate konkrete. Kurti theksoi se do të njoftojë publikun për çdo zhvillim të ri, duke lënë të hapur mundësinë për negociata të mëtejshme. Abdixhiku, pas takimit, theksoi se LDK-ja nuk ka numra…

Read More

Një ditë e bukur pritet sot në Kosovë, me mot të ngrohtë dhe diell që do të ndriçojë qiellin. A jeni gati për të shijuar këtë atmosferë të këndshme? Kjo është mundësia perfekte për të kaluar kohë jashtë dhe për të shijuar natyrën. Mëngjesi do të fillojë me temperatura të ftohta, duke krijuar një kontrast të këndshëm me ngrohtësinë që pritet gjatë ditës. Kjo situatë meteorologjike është tipike për këtë periudhë të vitit, kur natyra fillon të zgjohet nga gjumi i dimrit. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 0 gradë Celsius, një shenjë e qartë se dimri ende nuk…

Read More

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti foltoren e radhës me demokratët në Durrës. Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në foltoren e radhës në Durrës, u ndal tek lufta në Lndjen e Mesme, ku gjatë bombarimeve të SHBA-dhe Izraelit mbi Iran mbeti i vrarë edhe Ajatollahu Ali Khameni. Në fjalën etij Berisha th se vetëm Edi Rama nuk tha dot një fjalë për eliminimin e Khameneit, se e ndjen në shpirt se është si ai, diktator. “Ky Shqipërinë do ta shndërrojë në çifligun e tij për ta vjedhur. Do i përgjigjemi me zemërimin më të fuqishëm. Stina është e…

Read More