Autor: TV News
Në javët e ardhshme, Serbia do të zhvillojë ushtrime ushtarake me Kinën, hera e parë që një kandidat për anëtarësim në BE e bën këtë, dhe të dy vendet po bëjnë një hap të ri drejt thellimit të bashkëpunimit ushtarak. Ministria kineze e mbrojtjes ka deklaruar se stërvitja “Paqësori 2025” do të zhvillohet nga njësi speciale të ushtrive kineze dhe serbe dhe do të zhvillohet gjatë gjysmës së dytë të korrikut në Provincën Hebei, në Kinën veriore.
Skuadra e Dritës ka pësuar humbje në Danimarkë nga ekipi gjigant, Copenhagen, me rezultatin 2-0. Kampioni kosovar, Drita pavarësisht humbjes pati paraqitje mjaft të mirë si mysafir, shkruan GazetaBlic Sport. Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, me Dritën që mbrohej dhe kishte mundësi me kundërsulme, por që danezët mbanin topin në shumicën e kohës. Pjesa e dytë poashtu nisi mirë, megjithatë gjithçka ndryshoi kur Ovouka bëri penallti dhe Mattsson realizoi nga 11 metra për 1-0. Pesë minuta më vonë, Ovouka sërish shkaktoi penallti dhe Mattsson sërish ishte i saktë, për ta dyfishuar rezultatin. Ndeshja…
Në një kohë tensionesh të shtuara në rajon dhe pasigurie gjeopolitike, Polonia po përgatit një manual prej 40 faqesh për të udhëzuar qytetarët se si të reagojnë në rast lufte, sulmesh kibernetike ose fatkeqësish natyrore. Manuali, i titulluar “Udhëzues për Sigurinë”, synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe qëndrueshmërinë e popullatës, ndërsa do të jetë pjesë e një fushate publike të parë të këtij lloji në dekada. Ai do të ofrojë udhëzime praktike për: • sigurimin e ujit të pijshëm,• menaxhimin e situatave si sulmet ajrore apo ndërprerjet e energjisë,• dhe gjetjen e strehimoreve të sigurta në raste emergjente. Zëvendësdrejtori i Ministrisë…
Skuadra e Ballkanit ka barazuar sërish rezultatin ndaj Florianas, në ndeshjen e raundit të dytë të kualifikimeve për Conference League. Sulmuesi i Ballkanit, Adetunji realizoi pas 28 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport. Një ndeshje mjaft interesante po luhet në Fadil Vokrri, me 4 gola të shënuar pas gjysmë ore lojë. Rezultati aktual i takimit është 2-2. /GazetaBlic Sport/
Autoritetet ruse kanë arrestuar zëvendës guvernatorin e rajonit të Bryansk, Nikolai Simonenko, nën akuzën e përvetësimit të të paktën 818 milionë rubla (rreth 8.9 milionë euro). Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, Simonenko dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kanë përvetësuar fondet gjatë ndërtimit të fortifikimeve kufitare – projekte që synonin forcimin e mbrojtjes në rajonin e tensionuar kufitar me Ukrainën. Nëse shpallet fajtor, Simonenko përballet me një dënim deri në 10 vjet burg.Autoritetet kanë nisur gjithashtu hetime ndaj Yevgeny Shura, kreut të departamentit të projektimit dhe ndërtimit në rajonin e Bryansk. Rajoni i Bryansk gjendet në Rusinë perëndimore, në…
Shkëndija e Tetovës ka triumfuar përballë Steaua Bukuresht, në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese të Conference League. Sfida e zhvilluar në Shkup, përfundoi 1-0 në favor të shqiptarëve. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi sulmuesi Ronaldo Ëebster në minutën e 65-të. Ky i fundit goditi saktë me kokë një top të marrë nga Trumçi dhe më pas “sfera” përfundoi në fundin e rrjetës kundërshtarë. Vetëm 5 minuta më vonë, Shkëndija mbeti me 10 lojtarë. Ishte Kamer Qaka, ai i cili u ndëshkua me karton të kuq. Ndërkohë që në minutën e 79-të, edhe ekipi rumun…
Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, ka folur në lidhje me debatin e dështuar të Biden me presidentin amerikan Donald Trump të mbajtur para zgjedhjeve presidenciale. Në një intervistë të dhënë për Andrew Callaghan, Reuters raporton se Hunter ka deklaruar që performanca e dobët e Joe Biden përballë Donald Trump, që çoi më pas në tërheqjen e tij nga gara, erdhi si shkak i përdorimit të ilaçit për gjumë Ambien dhe lodhjes së madhe nga udhëtimet ndërkombëtare. “Nuk kam asnjë dyshim për atë që ndodhi në debat. Ai udhëtoi rreth botës, mund të kishte fluturuar tre herë përreth…
Ballkani e ka fituar duelin e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, duke e mposhtur Florianën e Maltës, 4:2. Nënkampioni i Kosovës, ishte dy herë në disavantazh gjatë pjesës së parë, por që u rikthye dhe përmbysi rezultatin për të mos lejuar befasi, në kryeqytet. Skuadra nga Suhareka u gjet në disavantazh pas tetë minutave lojë në “Fadil Vokrri”, kur mysafirët shënuan përmes Grech që shënoi nga pika e bardhë nga një penallti e dyshimtë. Bleart Tolaj barazoi shpejt në minutën e 13-të, edhe pse maltezët rikthyen avantazhin në minutën e 25-të me Jah. Festa e…
I dërguari amerikan për çështjet e Sirisë, Tom Barrack, do të udhëheqë një takim të nivelit të lartë të enjten, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga Izraeli dhe Siria. Lajmi u bë i ditur nga media amerikane Axios, duke cituar burime anonime. Nuk dihet ende se ku do të zhvillohet takimi, por sipas raportimit, fokusi do të jetë siguria në jug të Sirisë, një rajon i brishtë ku tensionet dhe prania e aktorëve të ndryshëm vazhdojnë të jenë të larta. Qëllimi kryesor i takimit është të forcohet bashkëpunimi dhe komunikimi mes palëve të përfshira, në një përpjekje…
Muaji gusht 2025 nuk është vetëm koha e pushimeve, por për disa shenja të zodiakut, është edhe periudha më me fat e vitit. Sipas astrologëve, katër shenja do të ndihen veçanërisht të favorizuara nga yjet gjatë këtij muaji me energji pozitive, mundësi të reja dhe ndryshime të rëndësishme. Zbuloni më poshtë nëse shenja juaj është në listë. Luani (23 Korrik – 22 Gusht) Me Diellin në shenjën tuaj deri më 22 gusht, ndiheni më të fuqishëm se kurrë për të marrë vendime të mëdha në jetën personale dhe profesionale.• Çfarë ju sjell fati? Fillime të reja, rritje vetëbesimi dhe tërheqje…
