Autor: TV News

Ndonëse ende nuk janë finalizuar të gjithë hapat e domosdoshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – nisur nga konstituimi i Kuvendit – Kosova i ka nisur përgatitjet për një palë zgjedhje të reja, ato lokale, që do të mbahen më 12 tetor. Dhe, janë pikërisht ato që përmenden secilën herë e më shumë si një tjetër faktor se pse partitë politike po qëndrojnë të gozhduara në qëndrimet e tyre, dhe nuk e kanë opsion kompromisin e bashkëpunimin për zhbllokimin e ngërçit në Kuvend, që do t’i hapte rrugë edhe formimit të qeverisë së re. Deputetë, sikurse Abelard Tahiri nga Partia Demokratike…

Read More

Brazili njoftoi të mërkurën se është në “fazën përfundimtare” të bashkimit zyrtar me padinë për gjenocid të ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Në një deklaratë, qeveria braziliane shprehu “indinjatë të thellë për episodet e përsëritura të dhunës kundër popullsisë civile në Shtetin e Palestinës, jo të kufizuara në Rripin e Gazës, por që shtrihen edhe në Bregun Perëndimor”. Deklarata detajoi “shkeljet serioze të të drejtave të njeriut”, duke përmendur “sulme ndaj infrastrukturës civile, duke përfshirë vendet fetare si famullia katolike në Gaza dhe objektet e Kombeve të Bashkuara si ato të Organizatës…

Read More

Milani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit të majtë Pervis Estupinyan. Ai vjen nga Brighton, me vlerën totale të marrëveshjes që është 17.5 milionë £, transmeton GazetaBlic Sport. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë deri në vitin 2030. Estupinan do të jetë zëvendësuesi i Theo Hernandez, i cili u transferua te Al Hilal. Mbrojtësi 27-vjeçar bëhet ekuadoriani i parë që luan për Milanin. Epustinan bëri 104 paraqitje për Brighton. Pavarësisht një dëmtimi muskulor në fillim të këtij viti kalendarik, Estuinan luajti 36 ndeshje në të gjitha garat, 30 prej të cilave ishin në ligë. /GazetaBlic Sport/

Read More

Një aksident ajror tragjik ka ndodhur në Rusi, ku një avion me 49 persona në bord është rrëzuar gjatë një fluturimi, shkruan Sky News. Sipas deklaratës së guvernatorit rajonal Vasily Orlov, avioni ishte nisur nga qyteti Blagoveshchensk, pranë kufirit me Kinën, dhe ishte drejt qytetit Tynda, kur papritur u zhduk nga radarët. Në bord ndodheshin 43 pasagjerë, përfshirë 5 fëmijë, si dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Обломки разбившегося Ан-24 разбросаны на расстроянии полукилометра, сообщает Baza без ссылки на источник. Сесть на месте падения нельзя На борту находились 49 человек, в том числе пять детей. Предварительно, выживших нет pic.twitter.com/0itd1XSc5t — Сибирь…

Read More

Mediat spanjolle raportuan se Kylian Mbappe do të veshë fanellën me numrin 10 të Real Madridit nga sezoni i ardhshëm. Numri është lënë bosh pasi Luka Modric u largua nga klubi dhe shumë nuk pajtohen me vendimin e Real Madridit për t’ia dhënë fanellën ikonike sulmuesit francez. Mesazhe të tilla po lihen në profilin e Mbappe në Instagram, transmeton GazetaBlic Sport. Mediat spanjolle kanë shkruar prej javësh se numri dhjetë i Modric do të trashëgohet ose nga Mbappe ose nga Arda Güler. Hiti viral në të cilin Modric ia dorëzon fanellën e tij mesfushorit të ri turk u shpërnda shumë…

Read More

Drama në familjen mbretërore britanike nuk ndalet, dhe sërish në qendër të vëmendjes është princi Harry. Sipas raportimeve nga mediat britanike, burime pranë pallatit thonë se Harry është thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, posaçërisht në rastin kur princi William të bëhet mbret. Fjala që përshkruan frikën e tij: “banish”, që nënkupton përjashtim të plotë nga vendi dhe oborri mbretëror. Biografi mbretëror Tom Bower i tha gazetës The Mirror se Harry ka frikë se William do ta shpallë persona non grata, duke e larguar përfundimisht nga jeta publike britanike: “Harry është i dëshpëruar. Ai…

Read More

Skuadra e Prishtinës e fillon sot misionin kualifikues në Conference League. Në rrethin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni, Prishtina do të përballet me skuadrën nga Irlanda e Veriut, Larne, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim zhvillohet në stadiumin ‘Ballymena’, duke filluar nga ora 21:00, atje ku fituesja e Kupës së Kosovës, synon fitore dhe rezultat sa më pozitiv. Bazuar tek vlerat e dy skuadrave, Prishtina ka dyfishin e asaj që ka Larne, por që natyrisht, kualiteti duhet të dëshmohet në fushë. Kujtojmë që Prishtina u eliminua në raundin e parë kualifikues të Europa League nga Sheriff Tiraspol. /GazetaBlic Sport/

Read More

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Japonisë lançuan të mërkurën një aleancë që synon nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, mbrojtjen e tregtisë së lirë dhe kundërshtimin e praktikave të padrejta tregtare, ndërsa të dyja palët përballen me sfida në rritje nga SHBA-të dhe Kina. Marrëveshja u arrit pas një takimi midis Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Presidentit të Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Kryeministrit japonez Shigeru Ishiba. Kjo vjen pikërisht në kohën kur Tokio dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje të re tregtare, e cila vendos tarifa prej 15% për makinat japoneze dhe mallra të tjera të importuara në SHBA,…

Read More

Skuadra e Besiktas ditën e nesërme do të përballet me Shakhtar Donetsk në raundin e dytë të kualifikuesve të Europa League. Është bërë zyrtare edhe ekipi me 25 emra në përbërje të gjigantëve turq, ku bie në sy prezenca e sulmuesit të kombëtares shqiptare Ernest Muçi. Edhe pse erdhi me pritshmëri në Stamboll, ai nuk ia ka dalë deri tani të lërë “gjurmë” në ekip, por mund të integrohet në këtë ndeshje, edhe pse me shumë mundësi nga stoli. Duket se legjenda e Manchester United Ole Gunnar Solskjaer ka ende besim te lojtarit kuqezi. Vlen të përmendim se në këtë grumbullim…

Read More

Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën miratimin e shitjes së armëve me vlerë 322 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe automjetet e saj të blinduara luftarake. Njoftimi i shitjeve vjen pasi Uashingtoni ndaloi përkohësisht disa dërgesa armësh në Ukrainë në fillim të këtij muaji, edhe pse Kievi u përball me sulme të rënda me raketa dhe dronë rusë. Shitja e pajisjeve dhe mbështetjes së mbrojtjes ajrore HAWK do të kushtojë deri në 172 milionë dollarë, ndërsa pajisjet dhe shërbimet e automjetit luftarak të këmbësorisë Bradley do të kushtojnë deri në 150 milionë dollarë, tha Agjencia e…

Read More