Autor: TV News

Sulmuesi i njohur kosovar, Liridon Fetahaj është afër largimit nga Liria. Fetahaj ka postuar një “story” në Facebook para pak çasteve, me mbishkrimin: “Faleminderit Arpagjik dhe gjithë tifozeria futbolldashëse, nuk ishte e shkruar…” Liridon Fetahaj aludon në një largim, por kjo ende nuk ka ndodhur. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Fetahaj është në pritje të tërheqjes së dokumentacionit dhe pastaj do të largohet zyrtarisht nga klubi i Lirisë, nëse palët bien dakord. Ja postimi i tij:

Read More

Pas shtatë javësh ndërprerje, Rusia dhe Ukraina zhvilluan sot në Stamboll raundin e parë të bisedimeve paqësore, mes tensioneve të rritura dhe nën kërcënimin e sanksioneve të reja ndaj Moskës nga presidenti amerikan Donald Trump. Sipas agjencisë ruse TASS, të dyja palët ranë dakord për një shkëmbim të ri të të burgosurve, ku do të përfshihen ushtarakë dhe civilë. Ndërkohë, bisedimet që u mbajtën me ndërmjetësimin e Turqisë zgjatën më pak se një orë, sipas rrjetit publik ukrainas Suspilne, duke treguar për një klimë ende të brishtë mes dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, në hapje të…

Read More

Ashley Young është bashkuar me Ipswich Town pas largimit të tij nga Evertoni. Young, 40 vjeç, u largua nga Evertoni këtë verë pas përfundimit të kontratës së tij. Ai i bashkohet klubit të Championship me një marrëveshje njëvjeçare që zgjat deri në vitin 2026. Young kishte kaluar dy sezone në Everton pasi u bashkua nga Aston Villa, duke bërë 70 paraqitje dhe duke shënuar dy herë. /GazetaBlic Sport

Read More

Parlamenti izraelit, i njohur si Knesset, ka votuar me shumicë prej 71 deputetësh pro aneksimit të Bregut Perëndimor, një territor i pushtuar që nga viti 1967. Kjo votë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një aneksimi de facto të këtij rajoni, duke e trajtuar atë si pjesë të pandashme të shtetit izraelit, pavarësisht mungesës së një njohjeje zyrtare ndërkombëtare. Vendimi për aneksim vjen në një kontekst politik dhe diplomatik jashtëzakonisht të ndjeshëm. Bregu Perëndimor është një territor që, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së, konsiderohet si tokë e pushtuar nga Izraeli pas luftës së vitit 1967, dhe është…

Read More

Ukraina ka propozuar zhvillimin e një takimi në nivel të lartë mes presidentit Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, si pjesë e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës, bëjnë të ditur burime zyrtare ukrainase. Lajmi u konfirmua nga Rustem Umerov, kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, i cili udhëhoqi delegacionin ukrainas në rundin e tretë të bisedimeve që u zhvillua sot në Stamboll. Sipas tij, Kievi synon që ky takim të mbahet para fundit të gushtit, ndërsa theksoi se qëllimi kryesor i Ukrainës mbetet arritja e një armëpushimi. Ai gjithashtu u…

Read More

Sulmuesi i ri i Napolit, Noah Lang, siguroi se nuk do të ketë problem të përshtatet në Serie A, sepse i pëlqen të dalë nga zona e tij e rehatisë. “Dua që të gjithë të argëtohen kur unë e kam topin”, tha Lang për Radio CRC. Ai theksoi punën me trajnerin Antonio Conte si një nga arsyet kryesore pse nënshkroi për Napolin: “Të punosh me Conte është fantastike. Më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë – në Holandë intensiteti i lojës ishte më i ulët. Ky lloj pune është pikërisht ajo që më duhet për t’u bërë një…

Read More

Më shumë se 70 ligjvënës izraelitë kanë miratuar një rezolutë më 23 korrik, përmes së cilës i bëhet thirrje Qeverisë të vendosë sovranitet mbi Bregun e pushtuar Perëndimor, edhe pse ky veprim simbolik nuk ndikon në statusin ligjor të territorit palestinez. Votimi i rezolutës në Parlamentin izraelit, që nuk ka fuqi detyruese, u mbështet nga anëtarët e koalicionit të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, si dhe nga disa deputetë opozitarë. Ata thanë se aneksimi i Bregut Perëndimor “do ta forcojë shtetin e Izraelit, sigurinë e tij dhe do të parandalojë çdo vënie në dyshim të së drejtës themelore të popullit…

Read More

Transferimi shumë i pritur i Ibrahima Konate te Real Madridi ka hasur në një pengesë. Sipas Radio Marca, transferimi nuk do të ndodhë këtë verë. Kontrata aktuale e Konate-s do të skadojë në vitin 2026 dhe duket se ai do ta përfundojë pjesën e mbetur të marrëveshjes së tij përpara se të kalojë te gjigantët spanjollë. Disa mediume shkruajnë se Konate ka rënë dakord të bashkohet me Real Madridin si transferim i lirë në vitin 2026, pasi kontrata e tij të skadojë. Konate do të jetë lojtari i dytë që do t’i bashkohet Real Madridit falas pas Trent Alexander-Arnold këtë…

Read More

Rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës janë takuar mbrëmjen e 23 korrikut në Stamboll, me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, që u ka bërë thirrje palëve që t’i japin fund sa më shpejt që të jetë e mundur “luftës së përgjakshme”, që ka nisur mbi tre vjet më parë. “Qëllimi ynë është që t’i jepet fund luftës së përgjakshme sa më shpejt që të jetë e mundur. Qëllimi përfundimtar është një armëpushim që do t’i hapte rrugë paqes”, tha Fidan në nisje të negociatave. Turqia, e cila ka raporte të mira me të dy fqinjët e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se strukturat shtetërore janë të angazhuara çdo ditë për të garantuar një sezon turistik të sigurt dhe të pastër përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se shtimi i plazheve publike ka sjellë rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve, duke rritur njëkohësisht edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e tyre. POSTIMI I PLOTË: Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet…

Read More