Autor: TV News

Albion Rrahmani me shokë kanë pësuar humbje në raundin e dytë kualifikues të Conference League. Sparta Praga është mposhtur në Kazakistan nga Aktobe me rezultatin 2:1, megjithëse ishin favorit për të triumfuar, shkruan GazetaBlic Sport. Rrahmani e nisi këtë ndeshje nga minuta e parë, por u zëvendësua në pjesën e dytë, duke luajtur kështu 61 minuta, para se ta linte vendin për sulmuesin kryesor të ekipit, Olatunji. Sulmuesi kosovar ka pasur paraqitje të mira në miqësore, por në ndeshjet zyrtare po vuan për gola. Kjo është ndeshja e dytë këtë sezon për të dhe ai ende nuk ka gjetur rrjetën,…

Read More

Teksa hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa vijojnë, SPAK ka marrë një të penduar drejtësie në një hetim për korrupsion të nivelit të lartë. Mësohet se një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ajola Xoxës, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë në këmbim të lehtësimit të dënimit. Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene mëson se bashkëpunëtorja e SPAK, e konsideruar si truri financiar i Xoxës, ka rrëfyer përpara hetuesve të SPAK skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke dorëzuar dokumente të rëndësishme dhe informacione për aktivitetet financiare të dyshuara të çiftit Veliaj-Xoxaj.…

Read More

Rusia dhe Ukraina kanë sulmuar njëra-tjetrën me dronë më 24 korrik, thanë zyrtarët nga të dyja palët, teksa luftime të ashpra kanë vazhduar përgjatë vijës së frontit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet gjatë natës së Rusisë ishin “përgjigje” ndaj propozimit të Kievit për një armëpushim të menjëhershëm. Ky propozim ai tha se u bë në takimin mes delegacionit rus dhe ukrainas në Stamboll një ditë më parë. Zekensky tha se gjatë sulmeve u përdorën mbi 100 dronë dhe katër raketa. Shumica e dronëve që u përdorën nga Rusia, sipas tij, ishin Shahed, dronë të prodhimit iranian. “Rusia vazhdon…

Read More

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr, Gjermani! Fazliu arrin sukses, me një paraqitje të jashtëzakonshme në Lojërat Universitare Botërore në Rhine-Ruhr të organizuara nga FISU. Në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë Laura mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina, shkruan KOK, përcjell GazetaBlic Sport. Në çerekfinale ajo mposhti Viktoria Folgen nga Gjermania. Laura në gjysmëfinale triumfoi ndaj Flavia Favorini nga Italia. Në ndeshjen finale me Narumi Tanioka nga Japonia për medaljen e artë, rrugëtimi i Laurës u ndërpre për shkak të një lëndimi, që përfundoi duke u stolisur me medaljen e…

Read More

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u shoqërua me tensione dhe përplasje mes këshilltarëve të djathtë dhe atyre të majtë. Opozita kërkoi të shtohej në rendin e ditës diskutimi mbi situatën aktuale të menaxhimit të bashkisë, pas zhvillimeve të fundit që nxorrën jashtë loje kryebashkiakun Erion Veliaj, tashmë i marrë i pandehur nga SPAK. Sipas këshilltarëve demokratë duhet t’i hapet rruga shkarkimit të Veliajt. “Kemi dy muaj që kemi për të dorëzuar kërkesën për të trajtuar situatën aktuale të kryetarit të bashkisë, i cili sot nuk gjendet në detyrë dhe nisur nga zhvillimet e djeshme, Veliaj nuk është një njeri…

Read More

Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë dhe se heqja e barrierave tregtare do t’i forconte më tej këto lidhje. “Shohim mundësi për bashkëpunim ekonomik në Kosovë në disa sektorë, përfshirë energjinë, mbrojtjen, infrastrukturën, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe sigurinë kibernetike. Heqja e barrierave ndaj eksporteve amerikane do të rezultonte me rritje të tregtisë”, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë për REL-in. “Ne i inkurajojmë sektorët publikë dhe privatë në Kosovë që të vazhdojnë të kërkojnë mundësi ekonomike dhe investime…

Read More

Bizneset që operojnë në anë të rrugëve kryesore të vendit kanë afat deri më 31 korrik të lirojnë hapësirat publike. Nga rruga e Ndroqit, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paralajmëroi gjoba për ta, nëse nuk reflektojnë gjatë kësaj jave. “Në kuadër të këtij aksioni të madh për të sistemuar dhe pasqyruar të gjithë territorin dhe për të hapur hapësirat publike, vëmendje kërkon edhe siguria rrugore, që ka të bëjë edhe me kushtet ku operohet sot. Kemi vendosur të nisim një aksion të madh në të gjithë vendin.  Është ngritur një task forcë, do të ketë kontriolle në pika të përpunimit të mermerit,…

Read More

Gati 75,000 qytetarë meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë rivendosur në atdheun e tyre që kur republikani Donald Trump u rikthye në pushtet në janar, njoftoi të mërkurën presidentja meksikane Claudia Sheinbaum. Pasi Presidenti Trump u betua dhe mori detyrën, duke shpallur goditjen ndaj imigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të mandatit të tij të dytë, autoritetet meksikane njoftuan nisjen e një programi që e quajtën ” Meksika të Përqafon” për të ndihmuar në riatdhesimin vullnetar të qytetarëve meksikanë nga Shtetet e Bashkuara. Programi përfshin ndihmë financiare për të gjithë të deportuarit. “Rreth 75,000 bashkatdhetarë tanë,…

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, një ditë më parë, më 23 korrik, u mor i pandehur nga SPAK. Agjentët e BKH-së i komunikuan në paraburgimin e Durrësit akuzat që rëndojnë mbi të, konkretisht korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim  të të ardhurave dhe futja e sendeve të paligjshme në qeli. Fatjon Baci, gardian në burgun e Durrësit, gjithashtu është marrë i pandehur pasi akuzohet për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, pasi sipas SPAK i ka dhënë celularin e tij kryebashkiakut për të komunikuar me bashkëshorten dhe vëllanë e tij,…

Read More