Autor: TV News
Skuadra e Ilir Dajës, Dinamo City është në disavantazh në Andorrë ndaj Atletic Escaldes. Vieira realizoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 44’të, shkruan GazetaBlic Sport. Mesfushori realizoi me kokë, për të ndryshuar rezultatin. Momentalisht, rezultati i takimit është 1-0 për ekipin nga Andorra. /GazetaBlic Sport
Gratë australiane që u detyruan t’i nënshtroheshin ekzaminimeve gjinekologjike pasi hipën në një fluturim të Qatar Airways për në Doha në vitin 2020 fituan sot një betejë ligjore, duke hapur rrugën për veprime ligjore kundër linjës ajrore. Në vitin 2020, autoritetet e Katarit nxorën gratë nga 10 aeroplanë në Doha për t’iu nënshtruar ekzaminimeve invazive gjinekologjike , një incident që shkaktoi një protestë ndërkombëtare. Autoritetet e Katarit po kërkonin nënën e një foshnje të porsalindur që ishte gjetur e braktisur në një kosh tualeti në aeroport. Pesë gra australiane kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër Qatar Airways, duke pretenduar se ishin…
Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar sot kërkesat e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin zgjedhor në qarkun e Durrësit, Fierit dhe Elbasanit, duke i rrëzuar ato. Partia Demokratike kishte ankimuar rezultatin me pretendimin se gjatë procesit zgjedhor ka patur parregullsi dhe ka kërkuar të mos njihet rezultati zgjedhor. Vendimi i sotëm i Kolegjit lë në fuqi vendimmarrjen e mëhershme për vlefshmëri të rezultatit nga KQZ ndërsa pritet që kjo e fundit të certifikoje rezultatin zgjedhor përfundimtar./vizioplus.tv
Dr. Mindy Pelz, një mjeke dhe eksperte e njohur ndërkombëtarisht, ka ndarë së fundmi pesë pjesë të trupit që duhen kontrolluar çdo ditë për të vëzhguar sinjalet e hershme të problemeve shëndetësore – pa qenë nevoja të shkoni te mjeku. Gjatë një episodi të “podcast”-it The Diary of A CEO, Dr. Pelz, e cila jeton në Kaliforni, theksoi rëndësinë e një rutine të përditshme vetëkontrolli për të kuptuar nëse trupi po funksionon siç duhet. Ajo përmendi pesë zona kyçe: sytë, këmbët, thonjtë, gjuha dhe flokët – secila prej tyre mund të sinjalizojë gjendje të ndryshme shëndetësore. 1. SytëSipas mjekes, pjesa…
Raffaele Huli do të vazhdojë që të jetë pjesë e Juventusit. Portier i Kombëtares shqiptare U17 dhe klubi italian kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre. Nga ekipi i Juventusit U17, Huli ka kaluar te Juventus U20. Madje portieri shqiptar ka firmosur kontratën e re, 3-vjeçare, pra e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2028. Kujtojmë se 16-vjeçari shqiptar është pjesë e Juventusit që prej korrikut të vitit 2024. Ndërkohë që me fanellën e Komëbtares U17, Huli është aktivizuar në 10 ndeshje.
Liderët e Bashkimit Europianë kanë mbërritur në Pekin për një samit me në qendër tregtinë dhe marrëdhëniet diplomatike. Në tryezën e përbashkët presidenti i Kinës, Xi Jinping kërkoi thellim të besimit teksa bota përjeton turbulenca ndërsa shefja e bllokut evropian, Ursula von der Leyen bëri thirrje për zgjidhje reale për të kaluar pikën e kthesës. “Sa më e rëndë dhe komplekse të jetë situata ndërkombëtare, aq më e rëndësishme është që Kina dhe BE-ja të forcojnë komunikimin, të rrisin besimin e ndërsjellë dhe të thellojnë bashkëpunimin. Sfidat me të cilat përballet Evropa tani, nuk vijnë prej Kinës”, tha Xi Jinping.…
Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim e misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, planifikuan dhe zhvilluan patrullime në Vërmicë, në pjesën jugore të Zonës së Përgjegjësisë së kësaj komande. Patrullime sikurse kjo në pjesën më jugore të Kosovës, pranë kufirit me Shqipërinë, KFOR-i tha se kryhen për të mbështetur dhe garantuar sigurinë për të gjitha komunitetet. “Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa ndërveprimi i rregullt me popullatën vendore ndihmon në forcimin e besimit ndaj KFOR-it dhe në përforcimin e rolit të tij të paanshëm në gjithë…
Greqia e ka paralajmëruar Turqinë se mund t’ia bllokojë qasjen në një fond të Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes, nëse Ankaraja nuk ofron garanci se armët nuk do të përdoren për ta shënjestruar Athinën. Greqia, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe Turqia fqinje kanë marrëdhënie të tensionuara me dekada lidhur me të drejtat e sovranitetit në Detin Egje, dhe së fundmi edhe për shkak të çështjeve të energjisë dhe migrimit. Turqia, vend anëtar i NATO-s, por jo edhe i bllokut evropian, e gëzon mundësinë që të ketë qasje në programet e BE-së për industrinë e mbrojtjes dhe në programet…
Alexander Isak e ka informuar Newcastle për dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi këtë verë, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano. Klubi është në dijeni të planeve të lojtarit dhe tani do të vendosë se si të vazhdojë. Newcastle tashmë ka filluar të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një sulmuesi. “Magpies” ishin të interesuar për Hugo Ekitike, i cili megjithatë u transferua te Liverpool. Janë Merseysiders ata që duan ta tërheqin suedezin, pavarësisht transferimit të Ekitike. Nëse Newcastle hap dyert për largime dhe Reds shesin Luis Diaz, ata mund të bëjnë një ofertë pas kontaktit të drejtpërdrejtë të…
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, paralajmëroi se perspektiva e një shteti palestinez është më e kërcënuar se kurrë dhe konfirmoi se një konferencë e OKB-së për Palestinën do të mbahet më 28 korrik. “Ndërsa Gaza është e mbërthyer nga uria dhe shkatërrimi, dhe perspektiva e një shteti palestinez është më e kërcënuar se kurrë, Franca dhe Arabia Saudite do të bashkëkryesojnë një takim të bashkësisë ndërkombëtare këtë të hënë në OKB për të shpëtuar zgjidhjen me dy shtete”, shkroi Barrot në X. Konferenca e nivelit të lartë e OKB-së për zgjidhjen paqësore të çështjes palestineze dhe zbatimin e një…
