Autor: TV News
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu shqetësim lidhur me përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë dhe i bëri thirrje Izraelit që t’u sigurojë njerëzve ushqim. Duke folur të hënën në Skoci, Trump tha se SHBA-ja dhe vende të tjera po japin para dhe ushqim për Gazën, por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhet “të kujdeset, për ta menaxhuar” procesin e dërgimit të ushqimeve. “Dua që ai të sigurohet që ata të marrin ushqim”, tha Trump. “Dua të sigurohem që ata të marrin ushqim”. Nga Gaza kohëve të fundit kanë dalë imazhe të fëmjëve të kequshqyer, që kanë nxitur shqetësime…
Armando Sadiku është një hap larg transferimit te Lugano. Sulmuesi shqiptar u largua nga FC Goa në prill të këtij viti, duke mbyllu kështu aventurën e tij 1-vjeçare me skuadrën indiane. Pas disa muajsh interesime nga disa ekipe, dhe “Newsport.al” ka mësuar se elbasanasi është drejt rikthimit te Lugano. Palët vazhdojnë mes tyre diskutimet për të “kopsitur” edhe detajet e fundit të kontratës. Siç dihet Sadiku në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Luganos, teksa këtë merkato do të rikthehej për të 4-tën herë. Kujtojmë se 34-vjeçari ishte një nga emrat kryesorë te Elbasani për një rikthim në Superiore,…
Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një nga momentet më prekëse të dasmës së Teuta Rugovës, vajzës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Agron Gjeloshajn, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshaj. Ceremonia nisi në rezidencën familjare, vijoi me një kurorëzim solemn sipas riteve katolike në Katedralen e Prishtinës dhe u përmbyll me një festë madhështore në Hotel Emerald. Videoja e publikuar nga Noriku ndriçon një moment të veçantë, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, si e ftuar nderi, performon live…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të shkurtojë afatin që i dha homologut rus, Vladimir Putin, për një armëpushim, nga 10 ose 12 ditë, mes rritjes së zemërimit për bombardimet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe mungesës së përparimit drejt paqes. Duke folur para gazetarëve në Skoci më 28 korrik, Trump tha se është “shumë i zhgënjyer” me Putinin dhe se “nuk kam pse pres” deri në përfundim të afatit fillestar prej 50 ditësh që u kishte vendosur të dyja palëve më herët gjatë këtij muaji, në rast se Moska nuk arrin një marrëveshje me…
Një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkato ishte kalimi i Drilon Islamit nga Prishtina tek Cluj. Megjithatë, asgjë nuk shkoi mirë për futbollistin kosovar tek klubi rumun. Trajneri Dan Petrescu nuk llogariti hiç tek shërbimet e mesfushorit dhe nuk e ka grumbulluar në asnjë ndeshje zyrtare me klubin, duke treguar qartazi se nuk e ka në planet e tij. E siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Cluj po mendon seriozisht të shkëpusë kontratën me futbollistin, duke e liruar atë në ditët e ardhshme. Mbetet të shihet se cila do jetë e ardhmja e mesfushorit kosovar. /GazetaBlic Sport
Senatorët demokratë në SHBA kërkuan nga administrata e presidentit Donald Trump ndalimin e financimit për “Fondacionin Humanitar të Ndihmës në Gaza” (GHF), një organizatë e ashtuquajtur ndihme me mbështetjen Izrael-SHBA. Senatori Chris Van Hollen, së bashku me 20 kolegë të tij demokratë i dërguan një letër Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio. Në letër shprehet shqetësim i thellë për mbështetjen financiare të SHBA-së për GHF, e cila është e përfshirë në vrasjen e civilëve që presin për ndihma ushqimore në Gaza. GHF ka qenë në qendër të polemikave që nga fillimi i saj, vihet në dukje në letrën në…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi se opozita do të përdorë çdo mjet politik për të denoncuar Kodin e ri Penal, i cili sipas tij është ligji i ndëshkimit masiv të qytetarëve. Në një konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se ky Kod, që u prezantua nga qeveria ditën e premte, parashikon dënime me burg për qytetarët, edhe për shkelje të qarkullimit rrugor. “Ky Kod është Kodi i ndëshkimit masiv të qytetarëve. Sot, me këtë Kod, qytetari shqiptar dënohet me burg për një parkim të gabuar. Me këtë Kod, qytetari shqiptar burgoset për një kundërshtim që i bën një polici…
Oliver Hojer, Alex Runarsson dhe Junnosuke Suzuki dhe Viktor Claesson mungojnë për FC Copenhagen për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër FC Drita. Tre të parët janë jashtë për shkak të lëndimeve, ndërsa Viktor Claesson është jashtë për shkak të sëmundjes. Claesson gjithashtu nuk u përfshi në skuadrën e Copenhagenit kundër Boldklub për të njëjtën arsye. Ndeshja luhet nesër nga ora 20:00, teksa danezët kanë fituar takimin e parë me rezultatin 2:0. /GazetaBlic Sport
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje mbi konfliktin në Ukrainë. Në një deklaratë të dhënë sot për mediat, Trump tha se afati i ri është “10 ose 12 ditë nga sot”, duke zëvendësuar atë që ishte 50 ditë, të cilin e kishte shpallur dy javë më parë. Ky zhvillim vjen në një kohë kur retorika e Trump ndaj krizës në Ukrainë ka qenë gjithnjë e më e drejtpërdrejtë, duke e paraqitur veten si një figurë që mund të negociojë një…
Arkitektët do të mbajnë përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projekteve, kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa mori pjesë në prezantimin e një start-up-i nga të rinjtë, për financimin e sektorit të ndërtimit. Kreu i qeverisë u ndal te problematika e devijimeve nga projektet fillestare dhe paralajmëroi masa të reja ligjore për të garantuar kontroll më të rreptë. “I jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në një drejtim të paditur. Ndryshojnë edhe volume, këtu është detyra jonë ta adresojmë këtë problematikë përmes masave të reja ligjore, që do të përfshijnë arkitektin si personin garant, që mban përgjegjësi morale…
