Autor: TV News
Për herë të parë, dy OJQ izraelite vlerësojnë se Izraeli po kryen “gjenocid” në enklavën palestineze
Dy organizata të shquara për të drejtat e njeriut në Izrael, B’Tselem dhe Physicians for Human Rights (Mjekët për të Drejtat e Njeriut), kanë akuzuar publikisht qeverinë izraelite për kryerje të gjenocidit në Rripin e Gazës, një akt që përfaqëson një kthesë të rrallë dhe të rëndësishme nga brenda shoqërisë izraelite. Në një deklaratë të fuqishme, drejtoresha ekzekutive e B’Tselem, Yuli Novak, u shpreh: “Asgjë nuk të përgatit për momentin kur kupton se je pjesë e një shoqërie që po kryen gjenocid. Është një moment thellësisht i dhimbshëm për ne”. Raporti i B’Tselem, i bazuar në dëshmi, statistika dhe analiza…
Lamine Yamal është cilësuar prej kohësh si pasardhësi i Lionel Messit dhe madje është krahasuar me të, por të dy nuk kanë luajtur kurrë së bashku apo edhe kundër njëri-tjetrit. Kjo do të ndryshojë pasi CONMEBOL (Konfederata e Amerikës së Jugut) njoftoi zyrtarisht se Finalissima midis kampionëve të Amerikës së Jugut, Argjentinës dhe kampionëve të Evropës, Spanjës, do të zhvillohet në javën e tretë të marsit 2026. Vendi i finales nuk është vendosur ende, por siç u përmend, ndeshja është konfirmuar zyrtarisht si pjesë e orarit të vitit të ardhshëm. Çështja se ku do të zhvillohet Finalissima mbetet në axhendë.…
Një person i armatosur ka vrarë katër persona, përfshirë një oficer policie, gjatë një sulmi me armë në një rrokaqiell në New York. Autori vdiq nga një plagë me armë zjarri në gjoks që e kishte shkaktuar vetë, pasi vrau oficerin dhe tre civilë, thanë zyrtarët, shkruan Sky News. I dyshuari u identifikua si një burrë 27-vjeçar nga Las Vegasi i quajtur Shane Devon Tamura, tha komisionerja e policisë së Nju Jorkut, Jessica Tisch, në një konferencë për shtyp. Ajo shtoi se Tamura kishte një “histori të dokumentuar të shëndetit mendor”, por motivi i tij ishte i panjohur. Përveç të vrarëve,…
Disa persona mbetën të plagosur të hënën në mëngjes pas disa të shtënave me armë zjarri jashtë një kazinoje në Nevada të SHBA-së. Autoritetet konfirmuan se një burrë është arrestuar në lidhje me incidentin. Sipas zëdhënësit të policisë Chris Johnson, i dyshuari është dërguar në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk dihet. Ai tha se “shumë persona u qëlluan”, por nuk specifikoi se sa persona u plagosën ose se si ishte gjendja e tyre shëndetësore. Incidenti ndodhi rreth orës 7:30 të mëngjesit jashtë kazinosë Grand Sierra Resort dhe policia u bëri thirrje banorëve të shmangin zonën.
Shalqinjtë janë një frut veror freskues plot me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Por nëse shijoni vetëm tulin e tij rozë, humbisni lëndë ushqyese shtesë që gjenden në lëkurë, duke përfshirë fibrat dhe aminoacidet që mund të kontribuojnë në një shëndet më të mirë. Lëkura e shalqirit është veçanërisht e pasur me fibra që rregullojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe ulin kolesterolin, si dhe me aminoacidin citrulinë, i cili mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe qëndrueshmërinë fizike. Përfshirja e lëkurës së shalqirit në dietë mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të rritur marrjen e lëndëve ushqyese, por është e…
Merrni masa kundër Izraelit, thuhet në një letër të 58 ish-ambasadorëve të BE-së. ”Ne u tronditëm dhe u indinjuam nga masakra kundër izraelitëve të pafajshëm dhe marrja peng e 7 tetorit 2023”, shkruhet në letrën e 58 ish-ambasadorëve të BE-së drejtuar udhëheqjes së lartë të BE-së. ”Sot ne jemi dëshmitarë të spektaklit të tmerrshëm të Izraelit që kryen krime mizore çdo ditë kundër popullit palestinez”, theksohet në letrën e tyre. ”U bëjnë thirrje urgjente të gjithë udhëheqësve dhe qeverive të BE-së, veçanërisht atyre që i penguan ata të merrnin pjesë në Konferencën Evropiane të Punës (KE)”, theksojnë ata. ”BE duhet…
Donald Trump ka akuzuar këngëtaren Beyoncé se ka marrë 11 milionë dollarë për të mbështetur Kamala Harris në një event elektoral në vitin 2024. Ai kërkoi ndjekjen penale të saj, duke pretenduar se pagesa ishte e paligjshme. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Beyoncé ka marrë një shumë të tillë. Dokumentet zyrtare tregojnë vetëm një pagesë prej 165 mijë dollarësh për shpenzime prodhimi nga fushata e Harris. Fushata dhe përfaqësuesit e Beyoncé mohojnë çdo pagesë për mbështetje politike, duke e cilësuar pretendimin e Trump si të pavërtetë dhe të pabazë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur shpresën se Turqia do të shërbejë përsëri si një ndërmjetës kyç midis Rusisë dhe Ukrainës, duke riafirmuar angazhimin e Ankarasë për të ringjallur negociatat e paqes që synojnë t’i japin fund luftës. “Ashtu siç u vendos tryeza e negociatave [midis Rusisë dhe Ukrainës] në Stamboll, tryeza e paqes do të vendoset edhe në Turqi në një të ardhme jo shumë të largët dhe kjo luftë e përgjakshme do të marrë fund”, tha Erdogan të hënën, pas një takimi të kabinetit në Ankara, shkruajnë mediat e huaja. Komentet e tij erdhën më pak se…
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Iranit që t’i ndalë dënimet me vdekje, duke përmendur “rritje shqetësuese të ekzekutimeve” këtë vit. “Raportimet se janë kryer disa qindra ekzekutime në Iran vetëm këtë vit, tregojnë sa shqetësuese është situata, si dhe për nevojën urgjente për një moratorium të menjëhershëm në këtë shtet në kryerjen e dënimeve me vdekje”, ka thënë shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Volder Turk përmes një deklarate. Sipas të dhënave të mbledhura nga zyra e tij, të paktën 612 persona janë ekzekutuar në gjysmën e parë të vitit 2025. Kjo shifër është…
Presidenti rus, Vladimir Putin, foli për integritetin territorial të Rusisë, gjatë një bisede të zhvilluar më 28 korrik me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Biseda mes dy udhëheqësve vjen pasi në jug të Sirisë pati dhunë sektare, që nxiti ndërhyrjen e Izraelit. Izraeli kreu sulme ajrore gjatë këtij muaji në Damask dhe në provincën Suveida të banuar me minoritetin druz, duke thënë se po vepronte edhe në mbështetje të këtij minoriteti fetar, por edhe për të përforcuar kërkesat e tij për çmilitarizimin e jugut të Sirisë. “Putin theksoi rëndësinë e mbështetjes së unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial” të Sirisë, tha Kremlini…
