Autor: TV News
Ramon Alvarez de Mon raporton se anësori i Real Madridit, Rodrygo, ka filluar bisedimet me Tottenham Hotspur, mes pasigurisë së vazhdueshme mbi të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu. Rodrygo, i cili ka gjetur mundësi të kufizuara nën drejtimin e trajnerit të ri të Real Madridit, Xabi Alonso, mbetet i hapur për t’u larguar nga klubi këtë verë. Megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar dhe lojtari mund të zgjedhë të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij në skuadër. Poashtu interesi i Liverpoolit për Rodrygon është rritur, veçanërisht ndërsa ata kërkojnë të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese…
Niveli i kequshqyerjes në Rripin e Gazës ka arritur në “nivele alarmante”, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), dhe që “bllokada e qëllimshme” e ndihmës ka qenë krejtësisht e parandalueshme, por që ka kushtuar me shumë jetë. “Kequshqyrja është në trajektore të rrezikshme në Rripin e Gazës, edhe për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në korrik”, ka thënë OBSH-ja përmes një deklarate. Prej 74 vdekjeve të regjistruara më 2025 si pasojë e kequshqyerjes, 63 janë raportuar në korrik, përfshirë 24 fëmijë nën pesë vjeç, një tjetër mbi pesë vjeç dhe 38 të rritur. “Shumica e këtyre njerëzve…
Newcastle United është afër përfundimit të transferimit të Benjamin Sesko nga RB Leipzig. Sipas Nicolo Schiras, klubi anglez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me lojtarin slloven. Sipas mediave angleze, transferimi është arritur tashmë dhe 22-vjeçari pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore së shpejti. Newcastle pritet të paguajë rreth 70-80 milionë euro për Sesko-n, plus bonuse shtesë prej 5-10 milionë eurosh. /GazetaBlic Sport
Një sulm ajror rus në Kiev gjatë natës plagosi tetë banorë të një pallati, përfshirë një fëmijë tre vjeç, thanë autoritetet në kryeqytetin ukrainas. Katër nga tetë të plagosurit janë dërguar në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, tha guvernatori ushtarak i Kievit, Timur Tkachenko, nëpërmjet Telegram. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, shpjegoi se të gjithë të plagosurit ishin banorë të të njëjtit pallat, në lagjen Darnytskyi. “Shpërthimi dëmtoi dritaret nga kati i 6-të deri në të 11-tin”, tha Klitschko. 🏚️ This is what a residential building in Kyiv looks like after a night attack by the Russians. 💥 The…
Dosja “Partizani”, GJKKO refuzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese
Gjyqtari i GJKKO, Erjon Çela ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për përjashtimin e trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj. Të pandehur për dosjen “Partizani”, Berisha dhe Malltezi kërkojnë që të mos gjykohen nga gjyqtarët e GJKKO, pasi sipas tyre këta gjyqtarë nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK që është palë në këtë proces. Më herët relatores së trupit gjykues, Elsa Ulliri iu refuzua kërkesa për dorëheqje nga çështja nga zv/kryetari i GJKKO. Gjyqtarja kërkoi dorëheqjen me…
Malisheva ka mbetur pa trajner pas ndeshjeve në Europë, pasi Bekim Isufi dhe stafi i tij teknik janë larguar me pajtim të dyanshëm. Momentalisht, FC Malisheva po punon për trajnerin e ri dhe një nga emrat e përmendur është strategu, Shpëtim Duro. Në një prononcim për mediumin tonë, Duro e konfirmoi se ka pasur bisedime me Malishevën, megjithatë për arsye familjare ai nuk mund t’i bashkohet klubit kosovar momentalisht. “Jemi takuar para dy ditësh në Tiranë me kryetarin dhe drejtorin. Takimi ishte shumë korrekt me ta, dëshira është e madhe nga ta, por dhe nga unë, sepse skuadra më pelqen”,…
Një djalë dyvjeçar në fshatin Bettiah të Biharit kafshoi një kobër për vdekje pasi gjarpri thuhet se i u mbështoll rreth dorës ndërsa ai po luante pranë shtëpisë së tij. Fëmija, i identifikuar si Govinda, ra pa ndjenja menjëherë pas kësaj dhe u dërgua me urgjencë në spital, shkruan Times of India. Vendasit thanë se kobra ishte afruar shumë afër, duke e shqetësuar ndoshta beben. Në atë që ata e përshkruan si një akt refleksiv, fëmija i nguli dhëmbët gjarprit, duke e vrarë menjëherë. Disa orë më vonë, gjendja e Govindës filloi të përkeqësohej. Familja e tij e çoi fillimisht…
Tre persona u gjetën pa shenja jete të dielën në mëngjes, pasi një avion i vogël u rrëzua në Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Kalifornisë qendrore, njoftuan autoritetet amerikane. Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, ekipet e emergjencës u përgjigjën menjëherë pas njoftimeve për një avion të rrëzuar rreth 300 metra larg bregut, në zonën e Point Pinos në qarkun Monterey, të shtunën vonë në mbrëmje. Sipas një deklarate zyrtare, viktimat ishin 60-vjeçari Steve Eugen Claterbuck, 36-vjeçari James Vincent dhe 44-vjeçarja Jammie Lee Tabscott. Dëshmitarët thanë se dëgjuan motorin e një avioni që po punonte me zhurmë dhe më pas një…
Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e Luis Diaz. Kolumbiani është aktualisht në Japoni me Reds dhe, sipas BILD, pritet të mbërrijë në Mynih sot, ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore të martën. Luis Diaz është planifikuar të kryejë vizitat mjekësore të martën dhe do të nënshkruajë kontratën e tij brenda 24 orëve të ardhshme. Sipas raportimeve të së dielës, Luis Diaz do të jetë në dispozicion të Bayernit në ditët në vijim, me kolumbianin që ka të ngjarë të debutojë në miqësoren e së shtunës kundër Lyonit. /GazetaBlic Sport
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Millun Millenkoviq – Llunen, Aleksandar Vllajiqin dhe Dejan Pantiqin për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut në dhjetor të vitit 2022. Millenkoviq – Llune dhe Vllajiq janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa Pantiqi me dy vjet burgim. Millenkoviqit dhe Vllajiqit do t’iu llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Pantiq dhe Miomir Vakiq, i cili është liruar nga akuzat, sepse nuk është vërtetuar se ka kryer vepër penale, janë mbrojtur në liri. Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj këtyre katër personave dhjetor të vitit…
