Autor: TV News

Gjermania do t’i bashkohet Jordanisë në një transport të ri ajror me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, njoftoi Kancelari gjerman Friedrich Merz. Ai gjithashtu i bëri thirrje edhe një herë qeverisë izraelite të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare. “Ne duam t’i japim fund vuajtjeve humanitare të popullsisë civile në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Merz pas një takimi të Këshillit Federal të Sigurisë dhe i bëri thirrje qeverisë izraelite të “bëjë më shumë” për njerëzit që vuajnë. “Izraeli duhet të përmirësojë menjëherë situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës”, theksoi ai. “Është e…

Read More

 Zjarrfikësit turq kanë luftuar me flakët pasi të hënën kanë përfshirë tre provinca të shtetit, si pasojë e erërave të forta që frynë pas disa ditësh me temperatura jashtëzakonisht të larta. Shtëllunga tymi e kanë mbuluar provincën malore të Karabukut, që ndodhet në veri të kryeqytetit, Ankara, ndërsa zjarri në një pyll, që po digjej për ditën e gjashtë me radhë, e ka detyruar evakuimin e shumë banorëve të fshatrave përreth. Në Bursë tre zjarrfikës kanë vdekur të dielën, kur automjeti i tyre ka dalë nga rruga, kanë njoftuar në Ministrinë e Pyjeve të Turqisë. Rasti ka ndodhur teksa ekipet…

Read More

Futbollisti kosovar, Adenis Shala ka kompletuar transferimin në Uzbekistan. Shala i cili ishte një nga lojtarët kyç të Shkëndijës në vitet e fundit, vendosi të largohej nga klubi tetovar, si një kampion i vërtetë, duke fituar titullin kampion në Maqedoni, ku kontriboi shumë me paraqitjet e tij. E tash, Adenis Shala do nisë një aventurë krejt të re dhe më të mirë në karrierë, duke rritur nivelin, pasi bën hapin tjetër në karrierë. Sipas informacioneve të “GazetaBlic Sport”, Adenis Shala ka arritur transferimin në Uzbekistan, tek skuadra e madhe atje, Nasaf Qarshi. Kjo skuadër momentalisht është në vendin e parë…

Read More

Një sulm me thikë është regjistruar në Londër. Dy persona kanë humbur jetën. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi ku katër persona janë sulmuar me thikë. Një person humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një 27-vjeçar ndërroi jetë më vonë si pasojë e plagëve të marra. Një person që dyshohet se ka lidhje me sulmin është arrestuar dhe gjithashtu theksohet se ka marrë plagë gjatë sulmit.  

Read More

Milan Skriniar po përgatitet t’i japë lamtumirën e fundit Paris Saint-Germain. Pas një periudhe gjashtëmujore huazimi te Fenerbahce, mbrojtësi sllovak do të kthehet në Stamboll në mënyrë të përhershme. Sipas L’Equipe, negociatat midis klubit turk dhe atij francez tani janë drejt përfundimit: transferimi pritet të përfundojë për një tarifë prej rreth 10 milionë eurosh. Klubi parizien pret të finalizojë marrëveshjen që këtë javë. Megjithatë, për Skriniar, një kapitull i ri në karrierën e tij fillon në Turqi, ku ai mund të rifitojë qëndrueshmërinë dhe një rol kyç në ekip. /GazetaBlic Sport  

Read More

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për shkak të situatës së rënduar humanitare në Gazë. Kjo lëvizje nga Brukseli vjen në kohën kur disa shtete të BE-së po kërkojnë hapa konkretë kundër Izraelit në dritë të rritjes së frikës për uri të thelluar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta. “Edhe pse Izraeli ka njoftuar një pauzë të përditshme humanitare të luftimeve në Gaza… situata mbetet e rëndë”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë. Propozimi për të pezulluar pjesërisht përfshirjen e Izraelit në…

Read More

Tashmë gjithçka ka përfunduar, Granit Xhaka do të transferohet tek skuadra angleze, Sunderland. Futbollisti shqiptar do të largohet nga Leverkuseni, për t’u rikthyer në Premierligë, por tani tek skuadra e Sunderlandit, shkruan GazetaBlic Sport. Eksperti i merkatos ndërkombëtare, Fabrizio Romano ka njoftuar se marrëveshja midis klubeve dhe lojtarit është arritur, me Sunderland që do të paguajë 20 milionë euro për shërbimet e Xhakës. Mesfushori do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare, deri në vitin 2027. /GazetaBlic Sport

Read More

Gushti është muaji kur natyra na dhuron një nga frutat më të dashura e më të shëndetshme të verës: pjeshkën. Me lëkurën e butë, aromën e freskët dhe shijen e ëmbël, pjeshka është jo vetëm një kënaqësi për shijen, por edhe një aleat i fuqishëm i shëndetit. Ky frut i stinës jo vetëm që freskon në vapën e verës, por edhe pasuron organizmin me vlera të çmuara ushqyese. Një pasuri vitaminash dhe mineraleshPjeshka është e pasur me vitaminë C, vitaminë A, vitaminë E dhe antioksidantë që ndihmojnë trupin të përballojë më lehtë rrezet e forta të diellit dhe ndotjen. Ajo…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump ndau mendimin e tij për kryetarin e bashkisë së Londrës të cilin nuk hezitoi ta shprehte para kryeministrit britanik, Keir Starmer. Trump, gjatë deklaratave të tij të hënën në takimin me Starmer, u pyet nëse do të vizitonte Londrën gjatë vizitës së tij zyrtare në shtator. Ai u përgjigj se nuk është fans i kryetarit të bashkisë. “Mendoj se ai ka bërë një punë të tmerrshme, kryetari i bashkisë së Londrës… një person i keq”, tha Trump. Pastaj Starmer ndërhyri dhe tha se Khan është mik i tij. I palëkundur, Trump vazhdoi duke thënë për kryetarin…

Read More

William Saliba i Arsenalit ka përshëndetur mbërritjen e lojtarit të ri Viktor Gyokeres, duke shprehur entuziazëm për potencialin e sulmuesit. Duke folur pas një fitoreje 3-2 ndaj Newcastle United në Singapor, ku Gyokeres u prezantua para tifozëve, Saliba tha: “E dimë sa i mirë është ai, sa e frikshme është të luash kundër tij.” “Kur përballesh me një sulmues që shënon gola, duhet të jesh i përqendruar, por tani ai është në ekipin tonë dhe do të shënojë për ne, kështu që kjo është mirë.” “Sigurisht, jam shumë i lumtur se ai do të na ndihmojë të fitojmë ndeshje dhe…

Read More