Autor: TV News

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në studion e QUO VADIS se kapacitetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë shumë të mëdha për të përballuar edhe një luftë disa-vjeçare. Sipas tij, lufta do të përfundojë brenda 40 ditëve ose, në rastin më të keq, për 3 muaj. Ai theksoi se Irani ka kryesisht raketa balistike, por mungesë force detare dhe inteligjence të krahasueshme me kundërshtarët. Sipas tij, arsenali raketor i Iranit mund të arrijë deri në rreth 6 mijë raketa, një pjesë e të cilave janë përdorur edhe gjatë përplasjes 12-ditore të vitit të kaluar. Basha shtoi gjithashtu…

Read More

Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në studion e emisionit Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar përplasjen në Kuvend, si dhe gjuhën e përdorur nga deputetët e të dy krahëve. Shkurti tha se ky parlament është një devijacion, ndërsa shtoi se ata që duan të rrihen mund ta bëjnë gjetkë, jo në atë sallë. Pjesë nga diskutimi: Borakaj: Për çfarë paguajnë kaq shumë qytetarët shqiptarë, për këtë parlament? Shkurti: Kështu të jetë katandisur edhe Shabani ynë. Nga ‘mu hodhe nga lopët’ tek amerikanët në Vietnam. Destabilizimi nuk është vetëm në botë, por edhe këtu. Parlamenti është…

Read More

Anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të kryejnë betimin përpara Presidentit të Republikës në ceremoninë që do të zhvillohet ditën e premte , më 6 mars 2026, ora 10:00. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Betimi i tyre vjen një ditë pas votimit në Kuvend. Ministrat që marrin nesër detyrën pas betimit në Presidencë: -Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër; -Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; -Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme; -Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes; -Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë; -Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;…

Read More

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka ndërprerë seancën plenare duke dhënë 5 minuta pushim, pas tensioneve mes deputetëve të opozitës dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Shkak për tensionin u bë ironia e Ballës ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Gjatë kohës që Balla po shpjegonte arsyet se përse kryeministri Edi Rama iu drejtua Komisionit Europian, duke i thënë se Shqipëria kërkon të bëhet anëtare edhe pa të drejta të plota, Vokshi në krahun tjetër vijonte t’i kërkonte llogari. Balla: “Ka një diskutim në Komisionin Europian ku thonë se komisionerë na duhen, se do të vijë edhe Shqipëria dhe…

Read More

Kryeminsitri Edi Rama ka dënuar sulmin iranian ndaj infrastrukturës civile në rajonin e Nahçivanit në Azerbajxhan ku pati disa persona të plagosur. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Rama thekson se përpjekje e regjimit të lig në Teheran për të terrorizuar popullsinë civile ose për të destabilizuar vende fqinje paqedashëse me qëllim që t’i provokojë ato kundër përgjigjes plotësisht të justifikuar të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Republikës Khomeiniste, jo vetëm që duhet të dënohet me qartësinë më të madhe, por duhet të shërbejë edhe si një arsye tjetër për ta izoluar plotësisht atë regjim në çdo…

Read More

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca për ish-presidentin e vendit, Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe të pandehurit e tjerë, nëse dosja e tyre do të kalojë apo jo për gjykim. Të dy janë vënë nën akuzë për tre çështje korrupsioni; dosjen e njohur si CEZ-DIA. Sotir Kllapi, prokurori i çështjes, pretendon se Ilir Meta, kur ka shërbyer si ministër i Energjitikës, në vend që të monitoronte mbledhjen e borxhit të prapambetur të faturave të energjisë në dëm të kompanisë CEZ, në fakt përdori pushtetin që shlyerja të bëhej përmes shoqërisë DIA, e cila nuk i përmbushte kriteret e domosdoshme…

Read More

Kriza gjeopolitike që shpërtheu në fund të shkurtit 2026 në Lindjen e Mesme ka ndryshuar ndjeshëm hartën globale të udhëtimeve. Sulmet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj objektivave në Iran, si dhe kundërpërgjigjja e Teheranit me raketa dhe dronë në rajon, kanë shtyrë shumë qeveri të lëshojnë paralajmërime të forta për qytetarët e tyre. Përshkallëzimi i tensioneve ka pasur ndikim të menjëhershëm në transportin ajror dhe turizmin ndërkombëtar. Disa kompani ajrore kanë pezulluar linja të caktuara, ndërsa në disa raste hapësira ajrore është mbyllur përkohësisht. Gjithashtu, disa aeroporte në rajon kanë operuar me kufizime ose kanë pësuar dëmtime…

Read More

Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkon dënimin e deputetit demokrat, Bardh Spahia me 700 mijë lekë gjobë. SPAK e akuzon atë për pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës. Sipas akuzës, ish-kryebashkiaku i Shkodrës liroi nga detyra administratorin e ujësjellës kanalizimeve, i cili e paditi në gjykatë. Më pas Spahia emëroi dikë tjetër në këtë detyrë, por ndërkohë gjykata e Shkodrës kishte dhënë vendim që të pezulloheshin aktet e nxjerra nga kryetari i bashkisë. Ka qenë ky vendimi që sipas SPAK është injoruar e që e vuri Bardh Spahinë në bankën e të akuzuarit. Ai mori detyrën e kryetarit të Bashkisë…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Azerbajxhanit ditën e sotme. Ai tha se sulmet e Iranit nuk janë vetëm një kërcënim për Azerbajxhanin, por edhe për stabilitetin e gjithë rajonit të Kaukazit dhe Lindjes së Mesme. Kreu i PD theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit në fusha të ndryshme, duke përfshirë diplomacinë, ekonominë dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Ai bëri thirrje për një reagim të përbashkët ndërkombëtar që të shmangë përshkallëzimin e konfliktit dhe të garantojë sigurinë rajonale. Berisha: Duke dënuar me forcën më të…

Read More

Ndërprerja e internetit në Iran ka kaluar tashmë 120 orë, me lidhjen në vend që ka rënë në rreth 1% të niveleve të zakonshme, sipas organizatës së pavarur monitoruese “NetBlocks”. Ky bllokim i internetit ka shkaktuar shqetësime të mëdha për situatën e brendshme në Iran, duke e bërë të vështirë për gazetarët dhe aktivistët që të raportojnë mbi ngjarjet që po ndodhin. Informacionet e pakta që arrijnë të dalin jashtë vendit, shpesh janë të fragmentuara dhe të pasakta. Organizata “NetBlocks” ka theksuar se ky veprim i qeverisë iraniane është një përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe për të frikësuar qytetarët.…

Read More