Autor: TV News
Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive, si edhe rritja e bashkëpunimit operacional mes institucioneve të zbatimit të ligjit, ishin në qendër të diskutimeve gjatë komitetit drejtues të projektit EU4LawEnforcement, të mbajtur sot në Tiranë. Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve shqiptare përkatëse, të Bashkimit Evropian dhe të partnerëve ndërkombëtarë për të shqyrtuar ecurinë e projektit dhe për të diskutuar planin e ardhshëm të veprimit. Pjesë e tryezës ishte edhe kreu i SPAK, Klodian Braho. “Projekti EU4LEA ka një mandat të gjerë për forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë në luftën kundër krimit të…
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” me një masë më të butë. Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa është paraqitur në gjykatë më 2 mars 2026 nga Ilir Meta, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë personale me një tjetër më të lehtë. Në përfundim të shqyrtimit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka vendosi deklarimin e papranueshëm të kërkesës. Sipas gjykatës, kërkesa u shpall e papranueshme për shkak se përfaqësuesit ligjorë të kërkuesit hoqën dorë nga shqyrtimi…
Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme u zhvillua sot ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës nga Zv.Kryeministrja dhe ish-Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, tek Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Në fjalën e saj, Koçiu u shpreh se ky moment shënon një ndërrim stafetash me emocion, duke theksuar se rikthimi i ministrit Lamallari në krye të Ministrisë përbën “një kthim në shtëpi”, duke qenë se ai vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e rëndësishme në këtë institucion. Ajo vlerësoi bashkëpunimin me stafin e Ministrisë dhe theksoi se drejtimi i MPB-së ka qenë…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ditën e sotme i dorëzoi stafetën ministrit të ri të kësaj ministrie, Enea Karakaçi, ka bërë një raport të punëve dhe projekteve të realizuara gjatë kohës që ka qenë në krye të këtij institucioni. Gjatë fjalës së saj, Balluku u ndal edhe te situata e saj përballë drejtësisë, duke theksuar se beson te pavarësia e saj dhe se nuk e ka penguar dhe nuk do ta pengojë kurrë procesin e hetimit. Ajo theksoi gjithashtu se i vjen keq që situata e saj personale ka sjellë vonesa në disa procese të rëndësishme…
Belinda Balluku ka prezantuar sot ministrin e ri të e Infrastrukturës dhe Energjisë, i cili do ta pasojë në këtë detyrë. Enea Karakaçi u betua sot para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjatë prezantimit të Karakaçit, Balluku tha se ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është një shembull se si një skuadër e përkushtuar mund të çojë përpara punë, projekte dhe vepra që dikur dukeshin të parealizueshme. Balluku: Çdo rrugëtim ka fillimin dhe fundin e tij. Sot jam këtu për t’i vënë një fund këtij rrugëtimi që kemi bërë së bashku në 7 vite, por me gjurmë të jashtëzakonshme…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë për kreun e grupit të PS, Taulant Balla pas situatës së krijuar në Kuvend, ku deputetes Albana Vokshi iu drejtua me frazën “për ty kemi numrin 0900”. Sipas demokratëve, Balla ka cenuar në mënyrë të rëndë dinjitetin njerëzor të deputetes, Albana Vokshi. Deklarata e djeshme e Ballës në parlament: Thamë t’ju pyesim ju njëherë, po s’kishim kohë. Realisht, realisht, realisht, nuk kishim një numër telefonin tuajin që t’ju merrnim në telefon dhe t’ju thonim ore si mendoni ju për këtë. Po, 0900 se për ty kam këtë numrin, për ty…
Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj. Sipas njoftimit të Presidencës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, do të bëjnë betimin përpara tij në ceremoninë që do të mbahet këtë të premte në Pallatin e Brigadave. Në seancën plenare të një dite më parë, Kuvendi miratoi të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, që përfshijnë 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime të reja në poste ministrore. Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë bllokuan…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka nxjerr dekretin që të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Sipas saj, nëpërmjet këtij dekreti po kryen detyrimin e saj që është përcaktuar me Kushtetutë. “Jam këtu përpara jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe për këtë shtet që ata nuk zgjodhën interesin e Republikës së Kosovës. Andaj sot në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës kam nxjerrë dekretin për shpërndarje të Kuvendit”, tha…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë të premten dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në një konferencë për media, Osmani deklaroi se mosarritja e votimit të presidentit në seancën e së enjtes mbrëma ka bërë të pashmangshme shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ajo theksoi se situata e krijuar mund të ishte shmangur, duke kritikuar përfaqësuesit politikë që, sipas saj, nuk vepruan në interes të qytetarëve. Kosova në zgjedhje, presidentja Osmani shpërndan Kuvendin “Kjo situatë ka qenë plotësisht e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata përfaqësues…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ankesa e dërguar nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk paraqet pengesë për shpërbërjen e Kuvendit, për sa kohë që gjykata nuk ka marrë vendim për një masë pezulluese. Osmani theksoi se edhe në rast se dekreti i saj përfundon në Gjykatën Kushtetuese, ajo është e gatshme të përballet me procesin, duke shtuar se mosveprimi do të nënkuptonte shkelje të Kushtetutës. “Ankesa e drejtuar në Gjykatë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje nuk paraqet pengesë që të shpërbëhet Kuvendi, për aq kohë sa gjykata nuk ka vendosur një masë pezulluese. Edhe…
