Autor: TV News
Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit. Ndërkohë, këtë e konfirmoi më herët edhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Mes tjerash ajo bëri me dije se në lidhje me këtë, është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani. “Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin…
Eksperti i sigurisë Gert Metani e ka cilësuar debatin e sotëm politik si pasojë e asaj që ndodhi në fushatën elektorale. I ftuar në studion e emisionit Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Metani tha se sot individi politik është vrarë. Sipas tij, ajo që po ndodh tregon qartë se individi politik në Shqipëri është vrarë. Pjesë nga biseda: Metani: Individi politik shqiptar është i vrarë nga të gjitha anët. Borakaj: Nuk besoj se të vjen keq që nuk je në atë sallë. Metani: Pishman vetëm për t’u shërbyer qytetarëve. Nëse sheh partitë sot, ato nuk bëjnë…
Gazetari Armir Shkurti, i ftuar në emisionin Quo Vadis, deklaroi se ajo që po ndodh në Iran në thelb ka një prapavijë tjetër. Sipas tij, lufta e madhe po zhvillohet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinë për të rivendosur dominancën amerikane në botë. “Donald Trump shpalli në 2016 MAGA. Si do ta bëjë? Amerika gjatë pandemisë ishte e rrethuar nga Kina. Një luftë atipike e kishte pushtuar me laps dhe korrupsion. Hapi i parë ishte pastrimi nga kriminelët. Hapi i dytë ishte Irani dhe Venezuela. Unë them se kjo është një luftë titanike SHBA–Kinë për rifitimin e dominancës…
Eksperti i sigurisë Dritan Goxha tha në studion e QUO VADIS se sjelljet e ashpra dhe përplasjet në politikë janë të qëllimshme për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik. Sipas tij, politika po përdor konfliktin dhe spektaklin për të dominuar hapësirën mediatike. Goxhaj theksoi se kjo situatë i ngjan praktikave të lashta, ku publikut i ofrohej “cirk” për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale. Ndërkohë eksperti i sigurisë Faik Basha theksoi se përplasjet në parlament nuk janë një fenomen vetëm shqiptar, pasi sipas tij institucione të tilla pasqyrojnë shpesh tensionet dhe zhvillimet e vetë shoqërisë. Sipas Bashës, një…
Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj ka analizuar luftën në Lindjen e Mesme. I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, Goxhaj tha se kjo është një luftë e nisur vite më parë mes BRICS dhe NATO të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij, qëllimi i Irani nuk është të fitojë luftën, por ta zgjasë atë për t’i dhënë hapësirë vendeve të BRICS. I pyetur se përse Irani po sulmon vendet e Gjirit, ai tha se kjo bëhet për të krijuar inflacion të dollarit, gjë që mund të sjellë rënie të qeverisë në…
Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj, i ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se Shqipëria është shumë larg asaj që po ndodh në Iran. Sipas tij, iranianët e strehuar në Manzë nuk kanë asnjë rëndësi në Iran. Ai tha se MEK nuk pati asnjë protestues në terren gjatë protestave në janar. Pjesë nga biseda: Borakaj: Kur mbaron lufta? Goxhaj: Nuk mbaron me fuqinë ushtarake, ka të bëjë me presionin ekonomik. Donald Trump këtë vit ka zgjedhjet. Ai bën vetëm llogari. Sot 3 në 4 amerikanë janë kundër luftës. Të jemi të bindur që…
Eksperti i sigurisë, Faik Basha, deklaroi në studion e emisionit Quo Vadis se ekziston gjithmonë një rrezik i mundshëm për akte terroriste, megjithatë për Shqipërinë ky rrezik mbetet shumë i ulët. Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pasur gjithmonë thelbësore luftën kundër terrorizmit dhe se mekanizmat e sigurisë janë të fokusuar pikërisht në parandalimin e këtyre kërcënimeve. Megjithatë, sipas Bashës, situata aktuale në Iran është e vështirë dhe strukturat e tij po përballen me probleme koordinimi. Në përfundim, eksperti i sigurisë vlerësoi se rreziku jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në nivel global, mbetet aktualisht shumë…
Gazetari Armir Shkurti e cilësoi protestën kombëtare të 12 marsit, të thirrur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, si një faktor për të treguar forcën e Sali Berisha para zgjedhjeve të brendshme të 26 prillit. I ftuar në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus, Shkurti tha se e gjithë kjo që po bëhet është vetëm për t’u treguar demokratëve se PD ka vetëm një “danoç” dhe ai është Sali Berisha. Pjesë nga biseda: Shkurti: Protesta e datës 12 mars ka të bëjë me zgjedhjet e 26 prillit në PD. E gjithë molotovi bëhet për t’u thënë demokratëve që ka një ‘danoç’…
Eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj deklaroi në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se një sulm ndaj Shqipërisë nga Irani do të aktivizonte nenin 5 të NATO-s. Sipas tij, kjo t’i shërbente SHBA-së, në mënyrë që Trump të mos marrë leje për çdo sulm nga Kongresi amerikan. Goxhaj u shpreh se ka pasur përpjekje për të përfshirë edhe Turqinë në tensionet e fundit, por sipas tij kjo nuk ka rezultuar e suksesshme. Sipas ekspertit, autoritetet turke kanë deklaruar se nuk janë gjetur mbetje të ndonjë rakete iraniane, duke mos pranuar të përfshihen në këtë situatë. Goxhaj shpjegoi gjithashtu rëndësinë…
Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka bërë të ditur se VV ka zyrtarizuar kandidimin e Fatmire Kollçakut për presidente të vendit, një lajm që ka ngjallur shumë diskutime në skenën politike. Ky kandidim vjen në një kohë kur vendi po përballet me sfida të shumta, dhe pyetja që lind është: A është Kollçaku figura e duhur për të udhëhequr vendin në këto momente delikate? Mustafa e konfirmon këtë me një dokument të publikuar, duke theksuar rëndësinë e këtij hapi për VV-në. Postimi i tij përmban një pyetje provokuese: “A votohet Fatmire Kollçaku për presidente?” Kjo sugjeron se, përveç kandidaturës, ka…
