Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

29 Nëntor, 2026

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

29 Nëntor, 2026

Ardi Saiti i riu nga Kumanova, u prit me nderime në familjen heroike Jashari në Drenicë

29 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 29 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Për herë të parë, dy OJQ izraelite vlerësojnë se Izraeli po kryen “gjenocid” në enklavën palestineze

TV NewsBy TV News29 Korrik, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Dy organizata të shquara për të drejtat e njeriut në Izrael, B’Tselem dhe Physicians for Human Rights (Mjekët për të Drejtat e Njeriut), kanë akuzuar publikisht qeverinë izraelite për kryerje të gjenocidit në Rripin e Gazës, një akt që përfaqëson një kthesë të rrallë dhe të rëndësishme nga brenda shoqërisë izraelite.

Në një deklaratë të fuqishme, drejtoresha ekzekutive e B’Tselem, Yuli Novak, u shpreh:

“Asgjë nuk të përgatit për momentin kur kupton se je pjesë e një shoqërie që po kryen gjenocid. Është një moment thellësisht i dhimbshëm për ne”.

Raporti i B’Tselem, i bazuar në dëshmi, statistika dhe analiza të politikave izraelite për më shumë se 20 muaj, përfundon se veprimet e Izraelit përfaqësojnë një strategji të qëllimshme për të shkatërruar shoqërinë palestineze në Gaza.

Ndërkohë, Physicians for Human Rights thekson se Izraeli ka ndjekur një shkatërrim sistematik të sistemit shëndetësor në Gaza, duke plotësuar kriteret e përcaktuara nga Konventa për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit – një traktat që Izraeli e ka nënshkruar.

Qeveria izraelite i ka hedhur poshtë me forcë akuzat. Zëdhënësi qeveritar David Mencer deklaroi se:

“Nuk ka asnjë qëllim gjenocidal. Është e pakuptimtë të thuash se një shtet që dërgon ndihma humanitare në Gaza ka qëllim të kryejë gjenocid”.

Ushtria izraelite gjithashtu i hodhi poshtë raportet, duke deklaruar se respekton ligjin ndërkombëtar dhe se merr masa të paprecedenta për të shmangur viktimat civile, ndërkohë që akuzon Hamasin se përdor civilët si mburojë njerëzore.

Kjo ndodh në kohën kur Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) ka lëshuar urdhra arresti ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndërkohë, Afrika e Jugut ka paraqitur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke akuzuar Izraelin për gjenocid.

Konflikti në Gaza nisi më 7 tetor 2023, pas një sulmi të befasishëm të Hamasit në Izrael, që shkaktoi 1.219 viktima, shumica civilë. Si kundërpërgjigje, Izraeli nisi një ofensivë ushtarake të gjerë, nga e cila deri tani kanë humbur jetën të paktën 59.920 persona në Gaza, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Hamasit, kryesisht gra dhe fëmijë.

/vizionplus.tv

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Bashkëpunimi, forma më efektive e ruajtjes së paqes

Ukraina shkatërron bazën e njësisë elitare ruse të dronëve, raportohet për humbje të mëdha njerëzore

Nenad Çanak për qeverinë e re në Serbi: „Na doli një Koštunicë kolektive!“

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Lajmet e fundit

“Ndjej turp, dorëzim qesharak”: Haxhi Krasniqi ‘godet’ Nelson Hysën, e kritikon ashpër

29 Nëntor, 2026

Pa kaluar as 24 orë, kapet i dyshuari i parë për dhunën ndaj punëtorëve të “Higjienës Komunale”; Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!

29 Nëntor, 2026

Ademi: Na është kthyer koha e viteve të nëntëdhjeta!

29 Nëntor, 2026

BDI kërkon hetim urgjent: A ishte sulmi ndaj dy punëtorëve shqiptarë në Shkup me motiv etnik?

29 Nëntor, 2026

Thaçi mobilizon strukturat e PDSh-së në Gostivar, në fokus zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

29 Nëntor, 2026

Albi Qamili përfaqësoi Tetovën në Vlorë në aktivitetin “Krenaria e kombit dhe ngjyrat e traditës”

29 Nëntor, 2026

Sulmohen dy punonjës të Higjienës Komunale në Shkup! Astrit Iseni dyshon për motive etnike

29 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.