Autor: TV News
Crystal Palace ka humbur apelin në Gjykatën Arbitrare të Sportit (CAS), rreth pjesëmarrjes në Europa League. Pavarësisht fitimit të FA Cup, Palace shkeli rregullat e UEFA-s në lidhje me pronësinë e shumë klubeve për shkak të rolit të John Textor, pronarit të pjesshëm, te Lyon. Textor që atëherë ka shitur aksionet e tij në klubin e Premier League, por Crystal Palace kishte humbur një afatin për t’u përshtatur me rregulloret e UEFA-s. Ata tashmë do të luajnë në Conference League, me Nottingham Forestin që do të zë vendin e tyre në Europa League. Një panel prej tre vetash dëgjoi çështjen…
Në protestën e zhvilluar sot në mesditë para godinës së News24, kundër mbylljes së sinjalit të transmetimit dhe moslejimit të gazetarëve të punojnë në ambientet e punës, ishin të pranishëm vec gazetarëve të Focus Media News dhe përfaqësues të opozitës, si kryetarja e komisionit të medias deputetja e PD Ina Zhupa, deputetët Klevis Balliu, Blendjon Nallbati, Erisa Xhixho, Tedi Blushi si dhe ish-deputetët Ervin Salianji dhe Dhurata Çupi. Deputetja Zhupa theksoi në fjalën e saj se News24, është një dritare e lirisë, një dritare e debatit, por sipas saj sot është një ditë e trishtë për median, për lirinë. “Sot…
Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e murevembajtës si dhe ndërtimin e shtresave. Ndërkohë, ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij aksi në zonën e bashkisë së Këlcyrës. Drejtori Gjyli sqaroi se…
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka qenë në qendër të një furie mediatike këto ditë, pas një incidenti të bujshëm që ndodhi gjatë një dasme ku ai ishte i ftuar për të performuar. Sipas raportimeve, situata u tensionua pasi këngëtari dyshohet se është vonuar rreth dy orë nga ora e planifikuar e paraqitjes. Madje u raportua se edhe nusja mbeti e lënduar nga kjo ngjarje. Për mediumin T7, çifti i cili atë natë kishte për të kurorëzuar dashurinë, dhe mbetën të përfshirë në sherr, nuk kanë pranuar të flasin publikisht, vetëm nusja duke thënë: “E kemi mbyllur me të”! Kjo…
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë në zonën e Vgjeshtës në fshatin Sojnik njësia a,d ,m Kukur pasditen e djeshme , sot kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur me shpejtësi drejt territorit të fshatit Snosem. Flakët, të ndihmuara nga era dhe thatësira, janë afruar rrezikshëm pranë banesave në fshatin Snosëm . Florenc Sene, një banor i zonës, ka telefonuar në redaksinë e Fax News për të bërë një apel të fortë për ndihmë.“Zjarri është shumë i madh. Çdo orë po afrohet gjithnjë e më shumë te shtëpitë tona. Kemi frikë për jetën dhe pasurinë. Ju lutem, na ndihmoni!”, –…
Administrata Trump, në një vendim të befasishëm, dyfishoi shpërblimin në 50 milionë dollarë për arrestimin e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, duke e akuzuar atë si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë dhe si bashkëpunëtor i karteleve për të ‘përmbytur’ SHBA-në me kokainë të pasuruar me fentanyl. Por Maduro, në një video që tashmë është bërë virale, sfidon hapur presidentin amerikan, duke i treguar edhe vendin se ku ndodhet. “Ja ku jam. Frikacak, eja nëse mundesh. Jam këtu në Miraflores, dil përballë meje frikacak.” Qeveria amerikane bëri të ditur më herët se, nën udhëheqjen e Presidentit…
Sonte në Tetovë mbahet turneu tradicional “Dëshmorët e Kombit” Drenovec. Sonte nga ora 21:00, Lojtarët më të mirë të trevave shqiptare në futbollin e vogël luajnë sonte në lagjën e Drenovecit, në kujtim të dëshmorëve të kombit, shkruan GazetaBlic Sport. Poashtu figura publike do marrin pjesë në këtë event tradicional e madhështor. Kujtojmë se paratë e mbledhura nga ky turne do të dhurohen për familjet e dëshmorëve. /GazetaBlic Sport
Autoritetet japoneze u bënë thirrje të hënën miliona njerëzve të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje toke në Japoninë jugperëndimore , duke lënë disa persona të zhdukur. Pamjet e transmetuara në televizionin japonez treguan shtëpi, dyqane dhe automjete të zhytura në ujë deri në një metër të lartë në shumë zona të prefekturës Kumamoto. Brenda një periudhe gjashtëorëshe këtë mëngjes, më shumë se 37 centimetra shi ranë në qytetin e Tamanës, qyteti më i goditur, që është një rekord lokal, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë. “Situata paraqet një rrezik vdekjeprurës”, paralajmëruan meteorologët, duke…
Hëna e plotë e madhe dhe e fuqishme e gushtit në Ujor të shtunën, më 9, do të ndikojë në të gjitha shenjat në mënyra të ndryshme. Ajo do të ndriçojë nevojën tonë të përgjithshme për t’iu përkitur një komuniteti dhe do të përgatisë terrenin për kalimin e Saturnit në Peshq. Dashi Hëna e Plotë në Ujor tërheq vëmendjen tuaj te miqësitë që mund t’i keni lënë pas dore. Nëse keni dashur të rilidheni me një mik ose të njohur të vjetër nga e kaluara, mund të vendosni ta bëni këtë, por së pari pyeteni veten nëse ia vlen. Mundohuni…
Është kthyer në temë diskutimi shoqëria “e thyer” e Gjestit me Petro Gojanin. Gojani në një lidhje direkte ka shprehur pikëllimin e tij pasi Gjesti u largua nga shoqëria me të. “Absolutisht unë Gjestin nuk e kam taku pas Big Brother. Prej asaj dite që më ka hekë prej shoqnisë së vet, prej ndjekësve, nuk jam marrë me të”, ka thënë Gojani. “Gjesti si njeri o shumë i mirë, por menoj që nashta fama dhe rrethi që e ka kriju tash, ndoshta e ka largu”./KlanKosova/
