Autor: TV News

Mijëra njerëz që ishin bllokuar në Lindjen e Mesme po përjetojnë një evakuim masiv, ndërsa konflikti në rajon po përshkallëzohet. Fluturimet e riatdhesimit janë duke u organizuar nga disa vende, duke ofruar një shpresë për ata që kërkojnë siguri dhe paqe. SHBA ka marrë një rol të rëndësishëm në këtë evakuim, duke lehtësuar gati dy duzina fluturimesh për të sjellë mijëra amerikanë në shtëpi. Departamenti i Shtetit ka ndihmuar mbi 19,000 qytetarë amerikanë të largohen nga rajoni, duke ofruar udhëzime dhe ndihmë udhëtimi për të siguruar një rikthim të sigurt. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka organizuar fluturime për të evakuuar…

Read More

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji vijon me turin e foltoreve të tij nëpër Shqipëri, teksa sot ndodhet në Vlorë. Në fjalën e tij, Salianji u shpreh se figurat aktuale të PD duket sikur kanë ngrirë në kohë, flasin me një gjuhë të vjetërsuar si dhe u bëjnë qytetarëve premtime imagjinare. Ish-deputeti gjithashtu iu drejtua dhe Sali Berishës duke i kërkuar llogari për humbjen e thellë nga zgjedhjet e 11 majit. Salianji: Si mund të hapet një parti që kërkon të përjashtojë anëtarët e vet? Lidershpi i PD po zgjedh anëtarët që kërkon vetë. e ka bërë këtu, presim kur të vijë dega Vlorë. E…

Read More

Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, krerët e politikës shqiptare kanë përcjellë mesazhe urimi, duke theksuar rolin e tyre në familje dhe në shoqëri. Presidenti Bajram Begaj ka uruar përmes rrjeteve sociale të gjitha gratë shqiptare, duke vlerësuar forcën, sakrificat dhe dashurinë e tyre. Kreu i shtetit shprehu respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që, sipas tij, e bëjnë Shqipërinë më të mirë çdo ditë dhe mbajnë gjallë shpirtin e familjes e të kombit. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale për këtë ditë, duke falënderuar gratë dhe nënat për gjithçka që bëjnë.…

Read More

Në episodin e radhës të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal te lufta që po ndodh në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se prioritet kryesor është siguria e qytetarëve shqiptarë që ndodhen në ato vende. Siç thotë ai për fat të mirë Shqipëria nuk është e përfshirë fizikisht, por nuk i shmanget dot në anën politike. Ai gjithashtu u ndal edhe te spekulimet se Irani mund të godasë Shqipërinë, duke shtuar se NATO e tregoi në Turqi se do të mbrojë çdo vend anëtarë të saj, duke përfshirë edhe Shqipërinë. “Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe përgatitjet për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit si Ministër i Jashtëm. Në postimin e tij në rrjetin social X, Hoxha theksoi se për Shqipërinë, “të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, duke nënvizuar përkushtimin e vendit për integrimin europian. “Kur bëhet fjalë për çështjet europiane dhe bashkëpunimin me partnerët europianë, nuk ka fundjava, vetëm ditë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për të kaluar një…

Read More

Pas inspektimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e zonës. Gjatë bashkëbisedimit me ta, Rama u ndal te situata e krijuar nga rrëshqitja e dheut në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, duke theksuar se qëllimi i vizitës ishte verifikimi nga afër i problematikës dhe sqarimi i opinionit publik mbi atë që, sipas tij, është interpretuar gabimisht. Ai shtoi se zona ka pasur edhe më herët probleme të ngjashme për shkak të përbërjes gjeologjike të…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar ka shpëndarë mesazhin e drejtuesit të institucionit, Klodian Braho. Në mesazhin e Brahos theksohet se SPAK do të vijojë të veprojë me vendosmëri ndaj grupeve kriminale dhe çdo zyrtari publik që bashkëpunon me ta. “Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar”, thuhet në mesazhin e Brahos të publikuar nga SPAK.

Read More

Pas inspektimit të aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, tashmë i stabilizuar dhe me qarkullim normal për të gjitha mjetet, përfshirë edhe tonazhin e rëndë, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e zonës. Gjatë takimit me banorët, kryeministri u ndal edhe te rëndësia strategjike e Korridori VIII për Shqipërinë dhe rajonin, duke theksuar se përfshirja e tij në rrjetin e korridoreve evropiane ka ardhur pas një pune të gjatë diplomatike. Rama u shpreh se për një kohë të gjatë ky korridor ishte konsideruar strategjik nga Shqipëria, por nuk ishte pranuar si i tillë nga Bashkimi Evropian, pasi disa vende…

Read More

Për shkak të rrëshqitjes masive të tokës, juglindja e vendit ishte e izoluar për 11 ditë. Qarkullimi, përmes një segmenti provizor prej 200-300 metrash, i paasfaltuar në vendin e quajtur Arrat e Rrugës, u rikthye më 3 mars. Segmenti provizor, kalon përmes rrugës së vjetër të shembur dhe trasesë ku po punohet për Korridorin 8 dhe do të funksionojë me sinjalistikë kantieri. Ditën e sotme, 7 mars, kreu i qeverisë Edi Rama inspektoi punimet në këtë aks dhe më pas zhvilloi një takim me banorët e zonës. Ai theksoi se qeveria është e vetëdijshme për vështirësitë që situata e krijuar…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët t’i bashkohen opozitës në protestën e 12 marsit para Parlamentit. Edhe pse protesta zhvillohet në ditën që Parlamenti diskuton kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, Berisha në një bashkëbisedim në rrjetet sociale sqaroi se protesta ka si qëllim dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama çdo skenar mund të zhvillojë dhe është i aftë të marrë çdo vendim. Por qytetarët vijnë aty për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ata nuk mashtrohen me lubi Ballukun, protesta e 12 marsit është protestë për largimin e Edi Ramës…

Read More