Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania

1 Shtator, 2026

Gjenerali shqiptar që mposhti Ratko Mlladiqin në fushë betejë

1 Shtator, 2026

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të mbajnë takimin e parë të paktit të mbrojtjes

1 Shtator, 2026

VV-ja e LDK-ja pajtohen për emrin e Bekim Sejdiut për president

1 Shtator, 2026

Hoti thotë se nuk do ta përkrahë Sejdiun për president

1 Shtator, 2026

Punoi 40 vjet në Gjermani dhe zbuloi pensionin që do të marrë?

31 Gusht, 2026

Yll Limani mbështetë marshin e 12 shtatorit: Prishtinë, të marshojmë për lirinë dhe UÇK-në

31 Gusht, 2026

Lionel Messi njofton pensionimin nga kombëtarja e Argjentinës

31 Gusht, 2026

Propozimi i Sejdiut për president, Aleanca nuk ka votë për president

31 Gusht, 2026

Latifi: Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual për President

31 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 1 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania

TV NewsBy TV News1 Shtator, 2026 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

KEYPIX – epa13175808 A partially destroyed campaign poster of Alternative for Germany party (AfD) that reads ‘Berlin. Stark. Machen.’ stands in Berlin, Germany, 17 August 2026. Regional state elections for the Berlin House of Representatives are scheduled for 20 September 2026. KEYSTONE/EPA/CLEMENS BILAN

Një fitore e mundshme historike e partisë së djathtë AfD në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt në Gjermani po shton shqetësimin mes migrantëve që jetojnë në këtë land të Gjermanisë Lindore. Disa prej tyre tashmë po mendojnë largimin, nga frika e ashpërsimit të politikave të migracionit dhe rritjes së armiqësisë ndaj të huajve, raporton AFP.

Alternativa për Gjermaninë (AfD), e njohur për politikën e saj të ashpër kundër migracionit, synon një rezultat historik në zgjedhjet e ardhshme në Saksoni-Anhalt dhe shpreson të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur.

Kandidati kryesor i AfD-së, Ulrich Siegmund, i cili synon postin e kryeministrit të landit, ka paralajmëruar se personat e huaj pa të drejtë qëndrimi do të dëbohen që nga fillimi i mandatit të tij, përcjell albinfo.ch.

Në një deklaratë për AFP, Siegmund ka thënë se masat do të drejtoheshin ndaj personave që qëndrojnë ilegalisht në Gjermani ose që kanë urdhër për t’u larguar nga vendi. Sipas tij, migracioni i rregullt, i bazuar në kritere të rrepta, nuk do të përbënte problem.

Megjithatë, retorika e fushatës ka shtuar pasigurinë mes një pjese të komuniteteve me prejardhje të huaj.

Javën e kaluar, rreth 150 restorante, kioska dhe berberhane të drejtuara nga migrantë në Magdeburg mbyllën përkohësisht dyert në shenjë proteste ndaj asaj që ata e konsiderojnë një klimë gjithnjë e më ksenofobe.

Këshilli për Refugjatët ka raportuar se shumë migrantë kanë përjetuar racizëm dhe përjashtim social, ndërsa diskutimet për dëbime masive kanë shtuar frikën dhe pasigurinë.

Kardiologu sirian: Kam frikë se urrejtja ndaj të huajve do të përhapet

Në mesin e atyre që shprehin shqetësim është edhe Ayman Alyoussef, kardiolog me origjinë nga Siria dhe mjek drejtues në një klinikë në Quedlinburg.

Alyoussef ka ardhur në Gjermani në vitin 2014 dhe tashmë është shtetas gjerman. Ai thotë se është mirëpritur nga pacientët dhe kolegët, por se jashtë ambientit të punës ai dhe familja e tij përballen edhe me armiqësi.

“Kam frikë se urrejtja ndaj të huajve do të përhapet”, ka thënë Alyoussef për AFP.

Ai tregon se në spital shpëton pacientë që mbërrijnë në gjendje të rëndë, ndërsa jashtë tij perceptohet thjesht si një i huaj, përcjell albinfo.ch.

Kardiologu thotë se dëshiron të qëndrojë, por nuk e përjashton largimin nëse situata përkeqësohet. Duke qenë shtetas gjerman, ai thekson se mund të punojë edhe në lande të tjera apo jashtë Gjermanisë.

Largimi i migrantëve mund të godasë ekonominë

Problemi nuk është vetëm social dhe politik. Ekonomistët dhe punëdhënësit paralajmërojnë se largimi i fuqisë punëtore me prejardhje të huaj mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike për Saksoni-Anhaltin.

Landi ka humbur pothuajse një të katërtën e popullsisë së tij që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990 dhe tashmë përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Veçanërisht i varur nga punonjësit me prejardhje të huaj është sektori i shëndetësisë.

Drejtori i klinikës në Quedlinburg, Matthias Voth, ka paralajmëruar se institucioni i tij nuk do të mund të funksiononte pa profesionistët e huaj.

“Pa kolegët tanë shumë të kualifikuar me origjinë të huaj, nuk do të mund të funksiononim. Do të më duhej ta mbyllja spitalin”, ka deklaruar Voth për AFP.

Edhe migrantë të tjerë në Saksoni-Anhalt thonë se po e shqyrtojnë të ardhmen e tyre pas zgjedhjeve. Rezwaan Talash, 24-vjeçar nga Afganistani që jeton prej gjashtë vjetësh në Magdeburg, ka treguar për AFP se disa persona nga rrethi i tij tashmë janë larguar nga landi nga frika se situata mund të bëhet më e pasigurt pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, për këtë arsye, po ndiqen me vëmendje jo vetëm për rezultatin politik të AfD-së, por edhe për ndikimin që një ndryshim i pushtetit mund të ketë mbi migrantët, tregun e punës dhe sektorë të rëndësishëm si shëndetësia.

Lexuar: 42

Lajme te ngjashme

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të mbajnë takimin e parë të paktit të mbrojtjes

Përcaktohen mundësi për të thelluar bashkëpunimin në takimin e liderve

Zbulohet plantacion i madh kanabisi në Lucernë, arrestohen dy shqiptarë

Ish kancelarja Angela Merkel u bën thirrje gjermanëve: Ngrihuni, duhet të luftojmë për demokracinë

SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme për herë të parë pas disa javësh

Tragjedi në brigjet e Qipros, përmbyset anija me 267 persona: 7 të vdekur dhe 23 të zhdukur

Lajmet e fundit

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania

1 Shtator, 2026

Gjenerali shqiptar që mposhti Ratko Mlladiqin në fushë betejë

1 Shtator, 2026

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani do të mbajnë takimin e parë të paktit të mbrojtjes

1 Shtator, 2026

VV-ja e LDK-ja pajtohen për emrin e Bekim Sejdiut për president

1 Shtator, 2026

Hoti thotë se nuk do ta përkrahë Sejdiun për president

1 Shtator, 2026

Punoi 40 vjet në Gjermani dhe zbuloi pensionin që do të marrë?

31 Gusht, 2026

Yll Limani mbështetë marshin e 12 shtatorit: Prishtinë, të marshojmë për lirinë dhe UÇK-në

31 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.