Autor: TV News

Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje banorëve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe banorëve të Delvinës që të evakuohen urgjentisht nga zonat e rrezikuara nga zjarret.  “Për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarreve në Nartë, Skënderbegas (Gramsh) dhe Delvinë, u bëjmë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës dhe të evakuohen menjëherë drejt zonave të sigurta”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes. Situata e zjarreve në rang vendi gjatë 24 orëve të fundit Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive. Mbi 10 mijë forca…

Read More

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës. Muric është huazuar te Sassuolo, e cila bën gara në Serie A për sezonin 2025/26. Kosovari është nënkontratë me ekipin nga Championship, Ipswich Town. Kujtojmë që kjo është hera e parë e portierit kosovar që do të luajë në një skuadër italiane.

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji zhvilluan mbrëmë një mbledhje në Delvinë. Në këtë mbledhje ku morën pjesë edhe drejtuesit vendorë u koordinua plani i masave për izolimin e plotë të flakëve dhe rikthimin e normalitetit në qytet. Aktualisht situata mbetet kritike në Delvinë. Zjarri ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët vijojnë në kodrat përreth qytetit, ndërsa ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. Energjia elektrike është ndërprerë. Zjarri mori përmasa të mëdha gjatë orëve të mbrëmjes të së…

Read More

Më 13 gusht të vitit 1933, në Çimisqi të Vogaxhikut, përpara një bakallhaneje, në Selanik u vra tradhtisht dhe pabesisht, atdhetari dhe politikani më emblematik i kohës, Hasan Prishtina. Vrasësi ishte një vegël qorre e Ahmet Zogut, mbretit të vetëshpallur të Shqipërisë, i cili, patriotin Hasan Prishtina e kishte dënuar me vdekje në mungesë, për shkak të aktivitetit të tij politik dhe atdhetar, meqë Hasan Prishtina nuk bënte kompromise me grabitësit e pushtuesit e trojeve shqiptare, ashtu sikur bëri, Ahmet Zogolli marrëveshje në dëm të Kosovës dhe Shqipërisë me Nikolla Pashiqin, armikun dhe shqiptarëvrasësin më famëkeq dhe…

Read More

Shkëndija e Tetovës është eliminuar sot nga Liga e Kampionëve, por do të vazhdojë rrugëtimin e saj ndërkombëtar duke marrë pjesë në fazën play-off të Ligës së Europës. Skuadra e drejtuar nga Jeton Beqiri, ka mësuar sot në darkë edhe emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet në dy javët në vijim, për një vend në fazën në grupe të këtij turneu të dytë për nga rëndësia në Europë. Shorti i UEFA-s e kishte vënë atë përballë humbëses së çiftit të turit të tretë në Ligën e Kampioneve, Ferencvarosh-Ludogorets. Tetovarët do të përballen me ekipin kampion të Bullgarisë,…

Read More

Agjencia për Menaxhim Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur se në 12 orët e fundit janë regjistruar 72 vatra zjarri dhe prej tyre 11 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 61 të tjerë janë lokalizuar. “Situata më e rënduar është paraqitur në Komunën e Kamenicës, në fshatin Tugjevc dhe fshatin Gmicë”, ka thënë agjencia përmes një postimi në Facebook. Ajo ka thënë se për ta shuar zjarrin në fshatin Gmicë e ka kërkuar edhe ndihmën e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Kosova dhe gjithë rajoni i Ballkanit po përballen me temperatura rreth 40 gradë Celsius këtë javë. Ministria e…

Read More

Në stadiumin “Bluenergy” në Udine, dy skuadrat takohen njëra me tjetrën nga ora 21:00. PSG-ja është fituese e Ligës së Kampionëve, kurse Tottenham fituese e UEFA Europa League. Ekipi i Thomas Frank ka shumë mungesa, kurse Luis Enrique pothuajse gjithë skuadrën në dispozicion, vetëm Joao Neves (i suspenduar).

Read More

Dhimbja e stomakut mund të shfaqet për disa arsye siç janë problemet me tretjen, fryrjet, ulçera e të tjerë. Ka raste që dhimbja shfaqet menjëherë pas ngrënies dhe arsyet janë të ndryshme. Problemet me tretjen Problemet me tretjen mund të shkaktojnë dhimbje abdominale pas ngrënies së disa ushqimeve me yndyrë. Dhimbja shoqërohet me fryrje dhe një shije acidike në gojë. Përpiquni të përtypeni ngadalë dhe pini lëngje pas vakteve dhe jo gjatë tyre. Në raste dhimbjesh përdorni çaj xhenxhefili që ka një efekt qetësues për të gjithë sistemin tretës. Fryrjet Fryrjet shkaktojnë kontraktime në stomak sidomos pas të ngrënit. Çaji…

Read More

Përfundon misioni i Ligës së Kampionëve, Shkëndija është eliminuar nga Qarabag. Skuadra shqiptare humbi me rezultat 5 me 1 në ndeshjen kthyese, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati i përgjithshëm nga të dy takimet ishte 6 me 1, rezultat ky që dëshmon forcën e skuadrës nga Azerbajxhani. Shkëndija, garën do ta vazhdojë garën në ‘Play-Off’ të Europa League, atje ku do të përballet me humbësin e ndeshjes, Ferencvaros-Ludogorets. /GazetaBlic Sport/

Read More

Skuadra e Fenerbahces ka siguruar kalimin në ‘Play Off’ të Ligës së Kampionëve. Turqit kanë triumfuar me rezultat 5 me 2 ndaj Feyenoord-it, duke triumfuar me rezultat të përgjithshëm 6 me 4, shkruan GazetaBlic Sport. Në raundin final kualifikues, të drejtuarit e Jose Mourinhos, do të përballen me fituesin nga përballja mes Nice dhe Benfica. /GazetaBlic Sport/

Read More