Autor: TV News
Disa udhëheqës evropianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i bënë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që të mbrojë interesat fundamentale të sigurisë evropiane dhe ukrainase kur të takohet më vonë këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin, në Alaskë. Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se biseda më 13 gusht, dy ditë para se Trump të takohet me Putin në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaskë, ishte “shumë e mirë”, ndërsa kancelari gjerman, Friedrich Merz, e përshkroi video-konferencën si “konstruktive”. “Shpresojmë që tema qendrore në takimin [Trump-Putin] të jetë armëpushimi. Një armëpushim i menjëhershëm”, tha Zelensky në një…
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar homologun e tij rus Vladimir Putin se Rusia do të ketë pasoja shumë të rëndë nëse nuk i jep fund sulmeve në Ukrainë deri të premten. BBC raporton se deklarata e presidentit të SHBA vjen si paralajmërim ndaj homologut të tij rus, me të cilin do të takohet këtë të oremte në Alaska. Trump theksoi se qëllimi i tij është i qartë: “Dua që lufta të mbarojë,” duke shtuar se, pavarësisht përpjekjeve të mëparshme, sulmet ndaj civilëve vazhdojnë. Ai nuk ka dhënë detaje të sakta për llojin e pasojave, por përdorimi i termit…
Trajneri i FCSB, Elias Charalambous iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me vendimin e presidentit Gigi Becali, për të sjellur disa truproje në Kosovë. Ai tha fjalë të mëdha për vendin tonë, duke e vlerësuar maksimalisht pritjen dhe gjithçka tjetër, transmeton GazetaBlic Sport. “Përshtypjet tona të para për Kosovën janë të jashtëzakonshme. Që nga momenti që hymë në vend, gjithçka ishte perfekte. Njerëzit na pritën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe deri më tani mund të themi vetëm gjëra të mira. Kam luajtur këtu me ekipin kombëtar dhe shoh që vendi po përmirësohet shumë. U befasova këndshëm”, deklaroi…
Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth 800 trupa të Gardës Kombëtare. Trump e justifikoi vendosjen me një “emergjencë” të supozuar sigurie në Uashington. Megjithatë, kryetarja e bashkisë Muriel Bowser theksoi se krimi është në nivelin më të ulët në 30 vjet.Përveç kësaj, Trump e ka vënë policinë e Uashingtonit nën kontrollin e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së dhe ka mobilizuar agjentë të FBI-së në kryeqytet. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se rreth 850 oficerë ofruan siguri gjatë natës së…
Një tjetër varkë me emigrantë është mbytur 12,9 milje në jugperëndim të ishullit të Lampedusës. Mediat italaine raportojnë se varka u vu re në orën 11:15 të mëngjesit nga një helikopter i njësisë detare të Guardia di Finanza që patrullonte atë pjesë të detit. Alarmi u dha menjëherë dhe një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare, një varkë patrullimi e Guardia di Finanza dhe një anije e tretë e Frontex iu përgjigjën vendit të ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë. Ushtria gjeti varkën metalike të përmbysur dhe 97 emigrantët që ishin nisur dy ditë më parë nga plazhet e Libisë…
Drita e pret nesër skuadrën e FCSB, në ndeshjen e kthimit në Europa League. Siç ishte njoftuar, presidenti Gigi Becali dërgoi disa truproja me FCSB në Prishtinë, duke e arsyetyar këtë gjë për arsye sigurie. Le të kujtojmë që asnjë skuadër evropiane, nuk është përballuar asnjëherë me ndonjë problem në vendin tonë, madje janë pritur në mënyrën më të mirë edhe nga tifozët. /GazetaBlic Sport/
Numri i viktimave nga bastisjet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 60 persona që nga agimi, raportoi të martën Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore në enklavën palestineze Të paktën 25 nga të vrarët ishin civilë që, sipas raportimeve, ndodheshin në radhë duke pritur ndihma humanitare. Situata në Gaza vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë intensifikuar operacionet në disa zona të territorit të bllokuar. Mesatarisht, bastisjet e fundit janë përqendruar në zonën Zeitoun, një lagje në jug të qytetit të Gazës, ku luftimet kanë qenë të ashpra që prej ditës së djeshme. Pavarësisht tensioneve…
Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet në Qytetin e Gazës më 13 gusht, para një ofensive të planifikuar për marrjen nën kontroll të plotë të kësaj zone, teksa Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se në 24 orët e fundit janë vrarë 123 persona. Shifrat e viktimave janë më të lartat e regjistruara brenda një jave, teksa lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – pothuajse është në vitin e dytë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, përsëriti një ide që palestinezët duhet të largohen nga Gaza. “Ata nuk po dëbohen,…
PSG dhe Totenham përballen sonte në Superkupën e Evropës. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra franceze vjen në këtë takim si kampione në fuqi e Evropës, kurse anglezët, e fituan trofeun e Europa League. Disa statistike para ndeshjes Nëntë ndeshjet e fundit të PSG-së në Evropë e panë ekipin fitues të mbante portën e paprekur. Kampionët në fuqi të UCL kanë fituar 11 nga 12 Superkupat e UEFA-s të fundit. Pesë nga gjashtë humbjet e fundit zyrtare të Tottenhamit erdhën me një diferencë prej 2+ golash. Shtatë nga dhjetë Superkupat e fundit…
Dashi – Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mirë në krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkojë ashtu si e keni ëndërruar prej kohësh. Beqarët do jenë të vendosur të gjejnë një person për ta pasur në krah dhe do ia arrijnë qëllimit. Financat duhet t’i menaxhoni me sa më shumë maturi dhe kujdes sidomos sot që do jete një ditë e vështirë. Demi – Jeta në çift do ece më së miri gjatë kësaj dite. Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojnë gjithë kohës kështu qe mos u shqetësoni për asgjë. Beqarët do…
