Autor: TV News

Gigi Donnarumma ka njoftuar zyrtarisht largimin nga PSG. Portieri italian ka dhënë një mesazh të gjatë lamtumirës, duke shprehur edhe zhgënjimin e madh për vendimin e klubit, transmeton GazetaBlic Sport. Ja mesazhi i tij i plotë: Për tifozët e veçantë të Parisit, Që nga dita e parë që erdha, dhashë gjithçka – brenda dhe jashtë fushës – për të fituar vendin tim dhe për të mbrojtur portën e Paris Saint-Germain. Fatkeqësisht, dikush ka vendosur që unë nuk mund të jem më pjesë e grupit dhe të kontribuoj në suksesin e ekipit. Jam i zhgënjyer dhe i dekurajuar. Shpresoj të kem…

Read More

Shkëndija e ka mësuar kundërshtarin për ndeshjen e ‘Play-Off’ të Europa League. Skuadra shqiptare do të përballet me kundërshtarin nga Bullgaria, Ludogorets, shkruan GazetaBlic Sport. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Bullgari, kurse ndeshja kthyese do të luhet në Shkup. Duhet cekur që vlera momentale e skuadrës nga Bullgaria është 51 milionë euro. /GazetaBlic Sport/

Read More

Klubi arab, Al Najma po ‘çmendet’ pas Lumbardh Dellovës dhe është gati të paguajë klauzolën e tij për ta transferuar. Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se lojtari nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme, shkak situatës në merkato, pasi edhe CSKA Sofia i ka ofruar rinovim. Trajneri i Al Najma e do me çdo kusht Dellovën, teksa lojtari do vendosë përfundimisht për të ardhmen brenda pak ditësh. Do të mbetet të shihet se cila do të jetë përfundimisht e ardhmja e tij, me mbrojtësin që pritet të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e ardhshme në muajin shtator. /GazetaBlic…

Read More

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. Begaj e përgëzoi homologun e tij për normalizimin e marrëdhënieve mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, si dhe për nënshkrimin e deklaratës dhe dokumenteve të rëndësishme të arritura nën kujdesin e Presidentit të SHBA-së. Ai vlerësoi vendosmërinë e Aliyevit në këtë proces dhe mbështetjen e dhënë nga presidenti amerikan. Nga ana e tij, Aliyev falënderoi Begajn për urimet, duke theksuar se Azerbajxhani ka iniciuar agjendën e paqes në rajon dhe ka hartuar tekstin e marrëveshjes së paqes. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e dokumenteve të miratuara në takimin…

Read More

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4% krahasuar me vjet në të njëjtën periudhë, kur erdhën në jetë 5380 bebe. “Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2025 rezultoi pozitive, duke regjistruar 48 lindje më shumë sesa vdekje, ku numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.982, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024; numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.934, duke shënuar një rënie prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin…

Read More

Sassuolo ka përfunduar një marrëveshje për të nënshkruar me portierin, Aro Muric, sipas raportimeve nga Italia, me kosovarin që i është nënshtruar testeve mjekësore më herët sot. Sipas asaj që është raportuar nga SkySport, Muric mbërriti në Itali këtë pasdite dhe menjëherë përfundoi vizitat mjekësore përpara një transferimi te Sassuolo. Muric nënshkroi për Ipswich verën e kaluar kur klubi anglez u ngjit në Premier League dhe 26-vjeçari luajti 18 herë në ligë. Portieri kosovar i bashkohet Sassuolos ndërsa ata përgatiten për ndeshjen e parë në Serie A, pas rikthimit nga Serie B. /GazetaBlic Sport/  

Read More

Policia e Tiranës finalizoi operacionin policor të koduar “Pako 6” gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë dy shtetas të mitur dhe u shpall në kërkim një tjetër, të implikuar në trafikimin e 1 kg e 118 gramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC. Në vijim të aksioneve të pandërprera për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike të trafikuara nga jashtë vendit për shitje në tregun vendas, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare, finalizoi operacionin e koduar “Pako 6”. Gjatë…

Read More

Pas Fiorentinës dhe Bologna, një tjetër klub nga Serie A i është bashkuar garës për transferimin e Kristjan Asllanit, Torino. Skudra e “Granatës”, sipas “TMW”, e ka në fokus të plotë afrimin e mesfushorit shqiptar. Nuk është më një sekret që 23-vjeçari i Kombëtares ka dalë jashtë planeve të Interit. Betis ka rezultuar ekipi më konkret për shërbimet e Asllanit, por përgjigja e elbasanasit ishte e qartë, “jo”. Ai dëshiron të qendrojë në Itali dhe këtë gjë ia ka bërë të ditur edhe klubi zikaltër. Interi pretendon 18-20 milionë euro për “regjizorin” e Shqipërisë, por nuk përjashtohet edhe mundësia e…

Read More

Një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një 30-vjeçareje në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”. Edison Probatistaj raportohet se ka qëlluar Erisa Isufin për motive të dobëta. 30-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti. Njoftimi i policisë: Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë…

Read More

Skuadra e Gjilanit po e dëshmon se është një skuadër që ka projekt afatgjatë dhe po mendon edhe për të ardhmen. ‘Skifterat’ nuk kanë fokusin vetëm tek skuadra A, por po punojnë tek të gjitha grupmoshat e reja, për të siguruar një të ardhme me futbollistë të dalur nga kjo shkollë. Në një video të publikuar, dy nga futbollistët e dalur nga kjo shkollë, Edison Kqiku dhe Aridon Bllaca, poashtu kapiteni Armend Thaqi, i ftuan fëmijët që t’i bashkohen grup-moshave të tyre dhe ta fillojnë ëndrrën e madhe. Kujtojmë që SC Gjilani është momentalisht në mesin e skuadrave më të…

Read More